Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Këngët e pranverës

Автор:
Снимка: BGNES

Radio Bullgaria ju propozon çdo muaj të votoni për muzikë nga Bullgaria. Ndër pjesëmarrësit që votojnë për këngën fituese zgjidhen me short tre veta, të cilat do të fitojnë CD me muzikën në gjininë përkatëse. Votimi është në e-mail-in e redaksisë: albanian@bnr.bg. Rezultatet shpallen çdo muaj.

Megjithëse pranvera vjen më 21 mars, pas datës një mars, ne tashmë jemi me humor pranveror. Ndoshta për shkak të veroreve të bukura, të cilat këmbejmë njëri tjetrin me urime për shëndet dhe gëzim. Ndoshta edhe për shkak të luleborave, të cilat na gëzojnë me bukurin e tyre. Tulipanët dhe zymbylat gjithashtu janë rritur, kurse pemët janë duke lulëzuar dhe tërë bota ringjallet, që të na gëzojë me shpresa të reja, me më shumë buzëqeshje dhe gëzim. Të tilla janë edhe këngët që ju ofrojmë në klasifikimin tonë mujor:

“Ka pasur një herë e një kohë” ishte në krye të klasifikimit të dëgjuesve të Radio Bullgarisë për muajin e kaluar.

Këtë herë shorti zgjodhi tre vetat, që do të marrin si dhuratë një disk me produktet e fundit të Radios Kombëtare Bullgare: Fritz Andorf nga Republika Federale e Gjermanisë, David Iurescia nga Argjentina dhe Igor Kanevskij nga Rusia.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна