Eмисия новини
от 21.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Senatorë të SHBA paralajmëruan për problemet me korrupsionin në Bullgari

Снимка: arkiv

“Shtetet e Bashkuara dhe Bullgaria kanë marrëdhënie të forta që gjithnjë e më shumë por forcohen të cilat iu bazohen vlerave të përbashkëta demokratike. Ne do të dëshironim të shihnim se si kjo marrëdhënie vazhdojnë të zhvillohen, veçanërisht në drejtim të qëllimeve tona të përbashkëta të sigurisë dhe energjetikës. Por problemet e vazhdueshme me korrupsionin, rënia e lirisë së mediave, politizimi i gjyqësorit dhe kërcënime të tjera ndaj shtetit të së drejtës paraqesin sfida serioze për marrëdhëniet dypalëshe midis Shteteve të Bashkuara dhe Bullgarisë.”

Kjo theksohet në një deklaratë të dy senatorëve të SHBA - demokratit Bob Menendez, kryetar të Komisionit të Politikës së Jashtme të Senatit, dhe përfaqësuesit të lartë të Partisë Republikane Jim Rich në lidhje me hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore në Bullgari.

Më vonë Presidenti Rumen Radev u tha gazetarëve se nëse qeveria do të kishte dëgjuar kërkesat e protestuesve në rrugët e Bullgarisë në muajt e fundit, “ky vlerësim shkatërrues i Komisionit të Politikës së Jashtme të Senatit të SHBA nuk do të dilte sot”. Ai theksoi se pasqyron të gjitha gjërat për të cilat ai ka folur që nga fillimi i mandatit të tij dhe për të cilat bullgarët protestuan.


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени