Ne jemi të gatshëm ta ndihmojmë fqinjin tonë, Maqedoninë e Veriut, në luftën kundër korrupsionit, sepse ky është një nga kushtet e rëndësishme për anëtarësimin në BE. Kështu deklaroi Kryeministri Kirill Petkov në Kuvendin Popullor në përgjigje të një pyetjeje parlamentare.
Qëndrimi i Bullgarisë në procesin e negociatave me Shkupin ruhet siç e bëmë në marrëveshjen tonë të koalicionit. Do të shkojmë në bisedime më 18 janar me propozime për 5 komisione të reja bilaterale, komentoi Petkov.
Para komisionit përkatës parlamentar, Ministri i Transportit Nikollaj Sëbev njoftoi se ministria po i kontrollon mundësitë për nisjen e linjës ajrore nga Sofja në Shkup. Dhe më 18 janar do të diskutohet për lidhjen e ardhshme hekurudhore mes dy kryeqyteteve.