Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Bullgarët jashtë shtetit votuan për restartimin e sistemit

Radio Bullgaria anketoi bullgarë me banim nga jashtë me pyetjen se çfarë Bullgaria presin pas zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën më 4 prill. 

Filli Ladgman që prej vitesh jeton në Melburn të Australisë. Ajo është gazetare dhe drejtuese e programit në gjuhën bullgare në radion shtetërore australiane EsBiEs. Pyetjes se çfarë presin bullgarët në Australi nga këto zgjedhje, ajo iu përgjigj:

Filli Ladgman
“Bullgarët presin një Bullgari të re dhe të ndryshuar. Presin një Bullgari e cila të ketë qeverisje transparente, në të cilën të mos ketë korrupsion, presin një Bullgari në të cilën të kthehen me kënaqësi, jo me shqetësim se çfarë do të gjejnë aty. Dhe mbi të gjitha, ata duan një të ardhme për veten e tyre në këtë vend, sepse për momentin ata nuk e shohin të ardhmen e tyre në Bullgari.”

Kalin Tsvyatkov është 21 vjeç dhe është student i drejtësisë në Universitetin e Strasburgut. Sipas tij, është koha që politikanët në Bullgari të heqin dorë nga varësitë e tyre të mbrapshta, pasi po përballemi me kohë të vështira:

Kalin Tsvyatkov
“Votova për të ndryshuar mënyrën e zhvillimit të politikës në Bullgari dhe kjo është diçka jashtëzakonisht e rëndësishme. Është me rëndësi se kush do të marrë qeverisjen në katër vitet e ardhshme, sepse do të alokohen resurse të mëdha financiare. Vitet e vijueshme do të jenë vendimtare! Shpresoj Bullgaria të ndryshojë politikën e saj dhe kjo do të ndodhë kur do të qeverisemi nga politikanë më të përgjegjshëm. Mendoj se do të ketë gjithnjë e më shumë njerëz të arsimuar si nga jashtë ashtu edhe nga Bullgaria, të cilët me të vërtetë do të punojnë nga zemra dhe do të pastrojnë politikën nga varësitë e mbrapshta me të cilat është e  mbuluar.”

Raya Dimitrova, e cila studion Drejtësi Ndërkombëtare në Francë gjithashtu pret sprova serioze para Bullgarisë në katër vitet e afërta, të lidhura me krizën shëndetësore dhe me ndryshimet në klimë. Ajo shpreson se politikanët tanë do të shfaqin përgjegjësi. 

Raya Dimitrova
“Votova për ndryshimin, për një të ardhme më të mirë për të gjithë njerëzit në Bullgari dhe për shtetasit bullgarë jashtë vendit. Sipas meje 4 vitet e ardhshme do të jenë të vështira, sepse mezi tani do të dalim nga kriza e shkaktuar nga Covid-19 dhe do të hyjmë në një tjetër provokuar nga ngrohja globale, kështu që do të kemi për t’u përballuar sfida serioze. U bëmë dëshmitarë të një ndryshimi të mirë gjatë verës së vitit 2020 me zgjimin e një shoqërie civile.” 

Në radhë të parë kriza shëndetësore me Covid-19 duhet të frenohet sa më shpejtë, në mënyrë më të drejtë, me dëmtime minimale për njerëzit e zakonshëm dhe për shëndetin e tyre, jo në interes të biznesit dhe të fitimeve – mendon Valentina Savova  - piktore dhe pedagoge e vizatimit e cila prej vitesh jeton në Paris, por nuk e ka humbur lidhjen e saj me atdheun. 

Valentina Savova
“Me rëndësi është që në momentin e tanishëm të tërhiqen të rinjtë për të marrë pjesë në qeverisjen. Dhe ata janë të shumtë – si në partitë e reja dhe në ato më të vjetra, ashtu edhe në radhën që priste për të votuar para seksionit. Ky është një fakt inkurajues! Unë pret një zgjim jo vetëm në industri, bujqësi dhe ekonomi, por mbi të gjitha në ndërgjegjen.” 
Sabina Christov(djathtas)

Si shumë e vështirë e cakton qeverisjen e ardhshme të Bullgarisë Sabina Christov, e cila më se 7 vjet jeton në Gjermani. “Secili prej nesh, fëmijët e të cilit lindën në Bullgari, ka lidhje shumë të fortë me këtë shtet dhe përgjegjësi për të nesërmen. E vetmja gjë që duhet të na drejtojë është se ne jemi një komb - bullgarët jashtë dhe në Bullgari”, thekson bashkatdhetaria jonë e cila është edhe kryetare e Shoqatës Bullgare “Ognishte” (Vatra).

Dimitër Ivanov
Dimitër Ivanov që prej 20 vitesh jeton në Zvicër. Ai ka një pozitë aktive prej qytetari dhe merr pjesë në organizimin e zgjedhjeve jashtë shtetit që nga viti 2005 e këtej. “Bullgaria mund të zhvillohet vetëm nga politikanë të guximshëm me vizion për të ardhmen”, thekson Dimitër i cili është edhe koordinator global i Rrjetit të Vullnetarëve Bullgarë për Zgjedhjet në të gjithë botën.

“Në plan global unë pres që Bullgaria t’i drejtohet diasporës së saj 1.5 milionëshe në të gjithë botën dhe të thotë “Ne kemi nevojë për ju! Pa ju, ne nuk mund të përballojmë mbetjen prapa, që shënojmë në të gjitha statistikat”. Ky kapital që jemi ne jashtë është i pashfrytëzuar.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv personal

Горещи теми

Войната в Украйна