Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekonomia do të jetë në qendrën e bisedimeve të Berluskonit në Sofje

Ditën e enjte me ftesë të homologut të tij bullgar Bojko Borisov për një vizitë zyrtare në Bullgari mbërrin kryeministri italian Silvio Berluskoni. Çfarë pritet nga kjo vizitë – mbi këtë ndalet në komentin e tij gazetari Atanas Cenov:

Përpara një muaji në Bruksel Borisov dhe Berluskoni biseduan për hyrjen e Bullgarisë në zonën e euros, për të ardhmen e energjetikës së saj bërthamore dhe për furnizimet me gaz natyror. Me sa duket bisedimet mbi këto tema do të vazhdojnë dhe nesër në Sofje – si sy me sy midis dy udhëheqësve qeveritarë ashtu dhe në kohën e seancave plenare të dy delegacioneve.
Vizita e Berluskonit në Bullgari do të zhvillohet dhe në kontekstin e 130 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Italisë dhe Bullgarisë. Me këtë rast Borisov dhe Berluskoni do të validojnë një pullë të posaçme postare. Në një ceremoni në Ambasadën italiane kryeministrit bullgar do t’i jepet Urdhri i meritave i Republikës italiane, kurse presidenti bullgar Gjeorgji Përvanov do ta dekorojë kryeministrin italian me urdhrin bullgar “Stara Planina” me shirit.

Vizita e Silvio Berluskonit është një shenje e kësaj, se Bullgaria vazhdon të jetë partnere strategjike ekonomike e Italisë. Sipas të dhënave të statistikës pritet sivjet, pavarësisht nga kriza botërore financiare dhe ekonomike, Italia ta zërë vendin e dytë në listën e këmbimit tregtar të Bullgarisë.

Por çështja kryesore ndaj së cilës Berluskoni shfaq interes më të madh është pozita e Bullgarisë në lidhje me ndërtimin e gazsjellësit “Rryma jugore”. Ndoshta në Sofje ai do qe të njihet nga më e afërt me këtë pozitë dhe deri sa është e mundur të ndikojë mbi qëndrimin e qeverisë së re bullgare ndaj këtij projekti energjetik. Le të mos harrojmë, se Italia është lojtari kryesor në projektin “Rryma jugore” në personin e Kompanisë italiane të naftës ENI, e cila është partnere e Kompanisë ruse “Gazprom”. “Rryma jugore” do të transportojë për vit mbi 63 miliardë metra kub gaz nga Rusia deri në Itali përmes Bullgarisë, Greqisë dhe Serbisë.

Një fokus tjetër i vizitës italiane në Sofje pritet të jetë zgjerimi i pranisë së kompanisë energjetike italiane ENEL në Bullgari. Prej disa viteve ENEL merr pjesë në modernizimin e TEC-it “Marica-Iztok-3”. Për sa i përket energjetikës bërthamore kompania italiane nuk ka ambicie të veçanta në Bullgari, mbasi centralet atomike përsëri janë në rendin e ditës në Itali. Por ENEL do qe të luajë rolin kryesor në zhvillimin e burimeve të përsëritshme energjetike në Bullgari. Këto kohët e fundit ishte vënë në shfrytëzim parku i saj i parë i prodhimit të energjisë elektrike nga era pranë qytetit Kavarna, Bullgari Verilindore.

Është sinjifikative, se kryeministri italian bën vizitë jashtë shtetit në kohëra të vështira për të në plan të brendshëm politik. Mbi sfondin e seksskandaleve rreth Berluskonit, kohët e fundit Gjykata italiane e apelit hoqi imunitetin e tij si kryeministër dhe tani ai ka për tu paraqitur në gjyq me akuzën për konflikt të interesave.

Përgatiti në shqip. Gjullka Ilieva
По публикацията работи: Atanas Cenov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Edicioni i tretë i festivalit "48 orë Varusha-jug" në Veliko Tërnovo

“48 orë Varusha-jug” mbahet në periudhën nga 16 deri më 18 gusht në qytetin Veliko Tërnovo. Festivali paraqet mundësitë e lagjes për kulturë, sport, aktivitete për të gjithë familjen, lidhje me natyrën, veprimtari edukative. Ngjarja është një nismë e..

botuar më 24-08-17 7.35.PD

Nxënësit e shkollave të së dielës në Itali botuan një atlas për Shënjtorët Kirill dhe Metodij

Nxënësit e tri shkollave bullgare në Itali krijuan atlasin e parë të këtij lloji për vëllezërit e shenjtë Kirill dhe Metodij . Projekti realizohet në kuadër të Programit Kombëtar "Histori të patreguara të bullgarëve" të Ministrisë së Arsimit,..

botuar më 24-08-16 1.57.MD

Rikrijimi i një kampi ushtarak romak pranë Aprillci

Një rindërtim i një kampi luftarak romak po organizohet në komunën Aprillci nga 16 deri më 18 gusht. Veprimtaria në parkun e lagjes "Novo Sello" iu drejtohet kryesisht fëmijëve dhe audiencës familjare.Në majën Ostrec të malit Stara Pllanina, që..

botuar më 24-08-16 6.30.PD