Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shpikje të reja bullgare në teknologjitë kozmike

Sipas prof. Petër Gecov Bullgaria ka potencial shkencor në fushën e studimeve kozmike
Foto: Rumjana Cvetkova
Gjatë vitit 1972 Bullgaria dërgoi në Kozmos aparaturën e vet të parë shkencore. Kështu ajo u bë shteti i 18-të në botë, i cili nxori në orbitën rreth Tokës aparaturë të vet shkencore dhe në sajë të kësaj bëri eksperimente shkencore. Që atëherë e deri më sot Instituti i Studimeve Kozmike pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, lëshoi në orbitë më se 100 impiante dhe realizoi më se 300 eksperimente.

Gjatë këtij viti instituti shënon jubileun e vet 40 vjeçar nga themelimi. Gjatë vitit 1979 me fluturimin e kozmonautit të parë bullgar Georgi Ivanov, Bullgaria u bë vendi i gjashtë në botë me kozmonautë të vet. Nëntë vjet më vonë Aleksandër Aleksandrovi ishte bullgari i dytë, që fluturoi në Kozmos. Vetëm për pestë vitet e fundit Instituti i Studimeve Kozmike hartoi më se 119 projekte. Vetëm 30 prej tyre u financuan nga buxheti i akademisë. Të tjerët morën mjete nga programi i Komisionit Evropian për studimin dhe zhvillimin teknologjik, programi PHARE dhe Fondi “Studime Shkencore” pranë Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Shkencës.

Për shpikjet më të rëndësishme të shkencëtarëve bullgarë tregon profesori Petër Gecov, drejtor i Institutit të Studimeve Kozmike: “Është i konsiderueshëm kontributi i shkencëtarëve bullgarë në krijimin e aparaturave të reja për Stacionin Ndërkombëtar Kozmik, për të ashtuquajturin eksperiment “Situata”. Mbi bazën e përvojës sonë shumëvjeçare teknologjike me aparaturat e matjes së potencialit dhe gjendjes së plazmës kozmike, realizohet studim i situatës rreth moduleve të Stacionit Ndërkombëtar Kozmik. Ky eksperiment realizohet në partneritet me 6 shtete të tjera. Një eksperiment tjetër interesant është studimi 500 ditësh tokësor për kontrollim të ekuipazheve për fluturim deri në planetin Mars. Bullgaria përfshihet në këtë eksperiment me një serrë kozmike, krijuar në institutin tonë. Kjo serrë fluturoi më se 11 vjet në bordin e stacionit MIR. Me të punuan shumë astronautë rusë dhe amerikanë. Tani specialistët e institutit vazhdojnë punën e vet me këtë aparaturë në kuadrin e fluturimeve afatgjata deri në Mars. Prej kohe specialistët merren me shpikjen e një sateliti të vogël Ballkansat. Bullgaria lëshoi dy satelite me vete – “Interkosmos – Bullgaria 1300” dhe “Meteor – Natyra”. Teknologjitë e reja sigurojnë mundësi të krijohen satelite të vogla, që kërkohen shumë në fushën e studimeve kozmike.”

Mikrosateliti Ballkansat do të lejojë studimin e proceseve natyrore, duke përfshirë edhe fenomenet e dëmshme si zjarre pyjore, përmbytje, ndotje të ndryshme të ujërave dhe të ajrit në territorin e Bullgarisë dhe të vendeve fqinje ballkanike. Parashikohet që sateliti të nxirret në orbitën rreth tokës gjatë viteve 2011-2012. Vitet e fundit shkencëtarët bullgarë kanë dëshirë, që të gjitha ato teknologji dhe arritje në fushën kozmike të gjejnë aplikim për përmirësimin e jetës së njerëzve në Tokë. Lidhur me këtë profesori Gecov shpjegon:

“Shumë interesante është pjesëmarrja bullgare në mjekësinë kozmike. Më shumë se 10 vjet aparatura bullgare për kontrollimin e gjendjes shëndetësore të kozmonautëve në kushtet ekstreme fluturon në Kozmos. Si rezultat i përvojës së vet, specialistët e institutit shpikën një aparaturë individuale diagnostike, e cila do të bëhet baza për krijimin e një sistemi kombëtar të monitorimit të shëndetit të kombit. Kjo aparaturë pa pjesëmarrjen e njeriut mat automatikisht parametra të ndryshme fiziologjike si tensioni i gjakut, pulsi, temperatura. Duke blerë një aparaturë të tillë individuale diagnostike, njeriu me anë të celularit mund të lidhet automatikisht me serverin lokal dhe që këtu informacioni do të transmetohet te serveri rajonal dhe kombëtar. Kjo do të garantojë prevencën e shëndetit të secilit. Domethënë pasi në serverin do të regjistrohen të dhëna me devijime na parametrat e tij personalë, njeriu do të kërkohet për kontrollim mjekësor. Kështu aparatura kozmike mund të shfrytëzohet gjerësisht në dobi të njerëzve të zakonshëm.”

Sipas profesorit Gecov, ky sistem kombëtar për monitorimin e shëndetit mund të fillojë të funksionojë brenda dy viteve të ardhshme. Për këtë qëllim shkencëtarët bullgarë duhet të marrin mjetet e domosdoshme.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Facebook / „Чудесата на природата: от семе до гора“

Mrekullitë e pyjeve bullgare janë paraqitur në Muzeun Historik Natyror të Çerni Osëm

Ekspozita "Mrekullitë e natyrës: nga fara deri në pyll" do të mund të shihet deri në fund të gushtit në Muzeun Historik Natyror të fshatit të Trojanit Çerni Osëm. Ekspozita paraqet procesin e lindjes së një pylli, bukurinë e pyjeve bullgare dhe..

botuar më 24-08-04 9.55.PD
Desisllava Hristozova

Mbipesha është një problem që mund të zgjidhet

"Mbi 60 për qind prej shoqërisë bullgare ka probleme me peshën. Obeziteti është si një ortek. Të jesh i shëndoshë është një stigmë. Shoqëria thotë se i pranon këta njerëz, por a është e vërtetë" - thotë Desisllava Hristozova, e cila është autore e..

botuar më 24-08-03 9.45.PD

Për çfarë është një vizë e tipit C?

Radio Bullgaria në një seri botimesh jep informacion për të ndihmuar mysafirët e vendit tonë nga jashtë. Vizat janë një çështje për të cilën interesohen njerëzit që udhëtojnë nëpër botë. Përgjigja varet nga cili vend dhe për sa kohë do të vizitojnë,..

botuar më 24-08-01 7.20.PD