Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Personaliteti i suksesshëm i sipërmarrësit – diskutim shkollor në kuadër të Javës botërore të sipërmarrësit

Në vazhdim të disa viteve nxënësit e Gjimnazit të Ekonomisë dhe Financave të Sofjes morën pjesë në aktivitete të ndryshme
Foto: Milka Dimitrova
Nga 16 deri më 22 nëntor në Bullgari për herë të dytë zhvillohen ditët e sipërmarrjes në kuadër të Javës botërore të sipërmarrësve të rinj. Kjo është një mënyrë që të frymëzohen të rinjtë të zhvillojnë dituritë dhe aftësitë e tyre në këtë fushë. Gjatë ditëve të nismës ata kanë mundësinë të fitojnë përvojë të dobishme praktike gjatë takimeve me menaxherë të firmave bullgare dhe të huaja. Organizator i nismës “Java e sipërmarrjes” është Junior Achievment, Bullgari. Nisma përfshin mësime në 15 qytete bullgare, si edhe një garë midis të rinjve “Skils and Work” (“Aftësi për punë”).

Sipërmarrja, dituritë dhe inovacionet dhe lidhja e tyre me personalitetin e suksesshëm ishte tema e mësimit në Gjimnazin e Ekonomisë dhe Financave të Sofjes. Ambicie, përgjegjësi, këmbëngulje dhe optimizëm janë cilësitë e personaliteteve të suksesshme, sipas nxënësve. Një nga mënyrat të arrish sukses është të largohesh nga mënyra rutine e mendimit e shumicës së njerëzve dhe të zbulosh gjëra, për të cilat të tjerët nuk kanë menduar, thanë të rinjtë. Të përballosh riskun dhe të dalësh jashtë përditshmërisë së zakonshme. Maja Gesheva, mësuese në Gjimnazin e Ekonomisë dhe Financave në Sofje dhe udhëheqëse e projektit, shpjegoi:

“Qëllimi ishte që nxënësit të prezantojnë vizionin e tyre për suksesin, përfytyrimin për personalitetin e suksesshëm dhe të përgjithësojnë cilat janë sipas tyre kriteret për sukses në shoqërinë bashkëkohore dhe në kohën e krizës. Suksesi është një sfidë serioze, mossuksesi është një provë, e cila provokon reflektime të reja dhe ndryshim të rrugëve drejt qëllimit kryesor. Nxënësit që morën pjesë në diskutim e dinë se të bësh një biznes përgjegjës është diçka e vështirë, por për ta kjo është e vetmja mënyrë për sukses në sipërmarrje. Me bashkëveprimin e konsulentes Natalia Hristoforova në pjesën e dytë të mësimit nxënësit punuan mbi kazusin aktual të lidhur me komunikimin brenda firmës dhe disa aspekte të kulturës së organizimit dhe të sjelljes në kohën e krizës.”

Biznesi përgjegjës kujdeset për shoqërinë. Në këtë janë të bindur nxënësit e Gjimnazit të Ekonomisë dhe Financave të Sofjes. Në vazhdim të disa viteve ata kanë pasur shfaqje në projekte bamirëse bashkë me fondacionin “Ndihmë për bamirësinë”. Me paratë e mbledhura nga ta kujdeseshin për një park në qendër të Sofjes. Morën pjesë në konferencën rinore ndërkombëtare “Filantropia e të riut”, si edhe në shumë aktivitete të Junior Achievment, ndër të cilat “Menaxher për një ditë”, kur nxënësit hyjnë në rolin e ministrave. Vitin e kaluar ata fituan një konkurs të Parlamentit Evropian, si edhe çmimin “Karli i Madh”. Ky çmim jepet për projekte të të rinjve në moshë deri në 30 vjeç që ndihmojnë për mirëkuptimin midis shteteve.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Milka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qeveria parashikon një pagë minimale prej 1077 leva /550.66 euro/ nga fillimi i vitit 2025

Nga 1 janari 2025, paga minimale për Bullgarinë do të jetë 1077 leva /550.66 euro/në vend të 933 levave aktuale /477.04 euro/, sipas një projekt-dekreti qeveritar të publikuar për diskutim publik. Masa e re është në përputhje me Kodin e Punës dhe..

botuar më 24-08-28 5.38.MD

Sektori i IT-së tërheq mijëra bullgarë, por tregu preferon specialistët më me përvojë dhe të motivuar

Një nga sektorët kryesorë për sa i përket rritjes së pagave dhe interesit nga punëkërkuesit në Bullgari është ai i teknologjive të larta. E ndërsa para pandemisë punësoheshin specialistë të çdo lloji pavarësisht trajnimit dhe kualifikimit të tyre..

botuar më 24-08-22 7.20.PD

Familjet po marrin më shumë kredi të shpejta për të mbuluar shpenzimet e konsumit

Për gjysmën e parë të vitit 2024, paratë për kreditë e shpejta janë mbi 3 miliardë euro (6.017 miliardë leva), sipas Bankës Kombëtare Bullgare (BNB). Për krahasim, në fund të qershorit 2023, kreditë e shpejta të dhëna ishin 2.5 miliardë euro (4.926..

botuar më 24-08-19 9.57.PD