Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zonat e lagëta – premisë për jetën

Liqeni i Durankulakut
Foto: Nikollaj Petkov, ImagesFromBulgaria.com

Dihet se uji është jetë. Prandaj zonat e lagëta janë rezervuarët më të mëdhenj të larmisë biologjike në planet. Ata luajnë rolin kryesor dhe për ciklin e ujit dhe si pasojë – për një klimë të qëndrueshme dhe për sasitë e nevojshme të ujit të ëmbël. Ja përse bota i kushton çdo vit një vëmendje të posaçme Ditës ndërkombëtare të zonave të lagëta më 2 shkurt – data, në të cilën gjatë vitit 1971 në qytetin Ramsar të Iranit u nënshkrua Konventa për zonat e lagëta.

Bullgaria është ndër vendet e para që e nënshkruan këtë dokument, i cili reglamenton ruajtjen dhe përdorimin e arsyeshëm të zonave të lagëta si një resurs botëror me vlerë ekonomike dhe shkencore. Në listën e Konventës për zonat e lagëta Bullgaria përfaqësohet me 10 zona të tilla me sipërfaqe të përgjithshme 20 306 hektarë – Liqeni i Atanasovos, kompleksi i ishujve të Belenes, Liqeni i Durankulakut, ishulli Ibisha, Liqeni i Shablës, vendi Poda, Liqeni i Pomories, kompleksi Ropotamo, liqeni Srebërna dhe liqeni Vaja. Ato shtrihen pranë Detit të Zi dhe lumit Danub. Rezervati Srebërna është i njohur me koloninë e madhe të pelikanëve të dredhur. Afër liqeneve të tjera dimërojnë shumë zogj të rrallë ujorë.

© Foto: Nikollaj Petkov, ImagesFromBulgaria.com

Vendi ynë është shumë i pasur me lloje biologjike dhe një pjesë e madhe ndeshen pikërisht në zonat e lagëta – bregdeti, lumenjtë, liqenet, moçalet. Por këto vende janë shumë të prekshme nga ndikimi i dëmshëm njerëzor, pohojnë ekologët. Dëme më të mëdha janë shkaktuar në këto vende gjatë viteve 60 të shekullit të kaluar, kur ridrejtoheshin rrjedhat e lumenjve dhe thaheshin moçalet. Sipas burimeve të ndryshme nga fillimi i shekullit XX deri tani larmia biologjike në zonat e lagëta të Bullgarisë është pakësuar nga 10 deri në 20 herë. Megjithëse me tempe më të ngadalta, kjo tendencë negative është duke vazhduar, pohon Ivan Hristov nga dega bullgare e Fondit të natyrës së egër.

© Foto: Nikollaj Petkov, ImagesFromBulgaria.com

Vendi i mbrojtur Poda afër qytetit bregdetar Burgas

“Më shumë lloje të zhdukura ose të kërcënuara janë të lidhura pikërisht me zonat e lagëta – thotë Ivan Hristov. – Edhe sot vazhdon zhdukja e ekosistemeve ujore të lumenjve dhe moçaleve. Tani problemi më i madh janë hidrocentralet që ndërtohen në vende të papërshtatshme, si edhe nxjerrja e pakontrolluar e materialeve inerte nga lumenjtë. Kështu ulet niveli i ujërave nëntokësore me një-dy metra, në disa vende dhe me 7-8 metra. Dhe fatkeqësisht ky proces është i pakthyeshëm.”

Ndër zogjtë ujorë më e kërcënuar është familja e çafkave, pohon zoti Hristov. Por më i fortë është ndikimi negativ në pasurinë e peshqve në këto zona. Tregues është shembulli i lumit Danub – lumi më i gjatë evropian dhe gjithashtu më i ndoturi. Njerëzit me nostalgji kujtohen kohët, kur kishte shumë peshk dhe havjari i zi shpesh herë ishte mbi tryezën e tyre. Dikur në Danub peshkohej më shumë krapi i egër, i cili tani është zhdukur.

© Foto: bg.wikipedia.org

Lumi Danub – lumi më i gjatë evropian dhe gjithashtu më i ndoturi

“Krapi është lloji kryesor i Danubit dhe në të kaluarën përbënte 65% të peshkimit – thotë Ivan Hristov. – Tani është 6% dhe jo krapi i egër, por lloje të kultivuara nga Kina. Krapi është një tregues i rëndësishëm i gjendjes së lumit. Një tregues tjetër është bliri, i cili gjithashtu u zhduk. Gjatë viteve 60 ai ishte objekt i peshkimit industrial. Nga 6 llojet e blirit që ekzistonin në lum, një konsiderohet i zhdukur, dy të tjera në praktikë gjithashtu janë zhdukur, sepse gjatë të 20 vjetëve të fundit gjenden pak ekzemplare. Fjala është për blirin rus dhe atë atlantik. Dy lloje të tjera të blirit janë shumë të rralla, vetëm një është ruajtur.”

Bashkësia ekologjike tek ne dhe në Evropë është shqetësuar nga i ashtuquajturi korridor mbarëevropian i lundrimit i Danubit. “Ndoshta ky është kërcënimi më i madh për zonat e lagëta në Bullgari – është i mendimit Ivan Hristov. – Në këto plane pjesa jonë e Danubit konsiderohet thjesht si një kanal lundrimi, i cili siguron kalimin e anijeve gjithnjë e më të mëdha, për të cilat aktualisht nuk ka kushte. Prandaj propozohet gërmimi i fundarit të pjesës së poshtme të Danubit, që do të shkaktojë dëme të mëdha mbi organizmat e gjallë në lum. Ne ofrojmë një zgjidhje tjetër. Jo lumi t’u përshtatet anijeve, por ato t’i përshtaten fundarit të tij. Çështja është si të përmirësojmë lundrimin dhe njëkohësisht Danubi të zbatojë të gjitha funksionet e tij – të zhvillohet jo vetëm transporti, por edhe bujqësia, peshkimi, lumi të japë ujë të pijshëm e kështu me radhë.”

Pra, tani anijet më të mëdha nuk mund të arrijnë rrjedhën e poshtme të Danubit vetëm gjatë 2-3 muajve të verës dhe ky nuk është një kufizim tepër i madh për transportin tregtar, mendojnë ekologët, duke paralajmëruar se gërmimi i fundarit fsheh rreziqe shumë më të mëdha.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova

По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Metroja e Sofjes është e dyta në një renditje ndërkombëtare

Hekurudha nëntokësore e qytetit të Sofjes doli të ishte ndër më të pëlqyerat në Evropë. Metroja e Sofjes renditet e dyta, e tejkaluar vetëm nga ajo në Oslo, njofton TV Euronews. Sondazhi u krye nga kompania Bounce dhe u morën parasysh një sërë..

botuar më 24-09-17 11.41.PD
Patriku bullgar Dniill

Patriku bullgar Daniill bekoi fëmijët për vitin e ri shkollor

Patriku bullgar dhe Mitropolit i Sofjes Daniill u dërgoi një mesazh për vitin e ri shkollor mësuesve, nxënësve dhe prindërve. Ai do të tingëllojë sot në hapjen e vitit të ri shkollor në të gjitha shkollat ​​në Bullgari. Në mesazhin e tij "me..

botuar më 24-09-16 10.46.PD

Udhëzues për prindërit: si të përcjellim në shkollë nxënësin e klasës së parë nga brezi "Alfa"

Më shumë se 55 mijë fëmijë bullgarë do të kalojnë për herë të parë pragun e shkollës, me frikë dhe emocione. Më 16 shtator nxënësit e klasës së parë do të hyjnë në dhomat e rinovuara të shkollave, të zbukuruara me tullumbace dhe lule. Dhe aty, të..

botuar më 24-09-16 7.05.PD