Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Strategjia e Bullgarisë për burimet ripërtëritëse energjetike

 Ministri i ekonomisë, energjetikës dhe turizmit - Trajço Trajkov
Foto: Tanja Harizanova

Bullgaria duhet të hartojë një plan kombëtar për zhvillimin e burimeve ripërtëritëse energjetike deri në vitin 2020. Në të do të caktohen qëllimet e vendit për prodhimin e energjisë së gjelbër dhe masat për rritjen e efektivitetit energjetik. Kjo strategji duhet të prezantohet në Komisionin Evropian deri më 31 qershor të këtij viti. Përveç strategjisë, duhet të miratohet edhe një ligj i ri në këtë fushë. Dokumenti do të caktojë zhvillimin e degës për prodhimin dhe tregtinë me burimet ripërtëritëse energjetike.

Interesi ndaj projekteve të këtij lloji është gjithnjë në rritje. Kjo arsyetohet me mundësitë për realizimin e tyre. Deri tashti ka disa lutje për ndërtimin e kapaciteteve 12 mijë megavatëshe. Sipas ministrit të ekonomisë dhe energjetikës Trajço Trajkov, nëse sektori do të vazhdojë të zhvillohet me ritmet e deritanishme, mund të përtëritet kriza në tregun e pronës në Bullgari. Bumi në ndërtimin e burimeve ripërtëritëse energjetike është rrjedhoje e krizës me pronën e paluajtshme. Kjo për arsye se pjesa dërmuese e mjeteve u përqendrua në realizimin e këtyre projekteve. Ekspertët janë unanim, se sistemi ka nevojë për përsosje dhe ndryshime radikale të rregullave. Për më tepër, se regjimi për prodhimin e energjisë së gjelbër tek ne është tepër liberal.

Qeveria parashikon, që deri në fund të këtij viti kuota e burimeve përtëritëse në energjetikën bullgare të arrijë 11 për qind nga energjia e konsumuar në mbarë vendin. Mirëpo, ekspertët janë të mendimit, se ky parashikim nuk është realist. Ata e arsyetojnë këtë me faktin, se nga mbarë energjia e prodhuar në vitin 2008, vetëm 7.3 për qind iu përkiste burimeve përtëritëse energjetike. Të dhënat për vitin e kaluar akoma nuk janë gati.

Qeveria parashikon 200 milion euro nga fondet strukturore të caktohen për burime përtëritëse energjetike. Bullgaria miratoi një pako masash për zhvillimin e kësaj dege ekonomike. Si rezultat pritet që deri në vitin 2020 16 për qind nga elektroenergjia e konsumuar të sigurohet nga burime përtëritëse energjetike. Ky qëllim mund të arrihet, vetëm në qoftë se një e treta e rrymës elektrike në Bullgari do të prodhohet nga burime përtëritëse. Ky është konkluzioni i Asociacionit të Prodhuesve të Energjisë Ekologjike. Kjo do të thotë, se për vit tek ne duhet të instalohen impiante, që prodhojnë 150 megavate energji nga dielli, po aq nga era dhe po aq nga burime të tjera më të vogla. Sipas ekspertëve gjatë vitit të kaluar kapacitetet e instaluara për prodhimin e energjisë nga dielli ishte mezi 3 megavate. Për më tepër strategjia e Bullgarisë u përqendrua mbi biomasën si burim për arritjen e këtyre qëllimeve. Kjo do të thotë se shpresat duhet të përqendrohen mbi centralet termo-elektrike, që punojnë kryesisht me material drusor.

Ka të ngjarë, se midis investitorëve në projektet e burimeve ripërtëritëse energjetike dhe qeverisë, do të lind një konflikt i interesave. Investitorët shprehën pakënaqësi nga ndalimi i ndërtimit ose zgjerimit të centraleve të diellit dhe të erës mbi arrat e punueshme bujqësore. Kjo masë ka karakter preventiv, lidhur me zmadhimin spekulativ të projekteve për zhvillimin e burimeve ripërtëritëse energjetike. Kjo për arsye se nuk ka siguri se pas ndërrimit të statutit, trojet nuk do të shfrytëzohen për ndërtimin ose për shitjen. Sipas të dhënave zyrtare deri në verën e vitit 2009 më se 1100 hektarë tokë pjellore ndërroi përcaktimin e vet. Sipas dokumenteve mbi të do të ndërtohen centrale të diellit dhe të erës.

Ekspertët janë të mendimit, se investimet në energjinë e gjelbër do të vështirësohen, në se alternativa e vetme e ndërtimit të burimeve përtëritëse energjetike do të mbeten rajonet malore në vend. Sipas tyre, parqet diellore dhe gjeneratorët e erës nuk pengojnë për përpunimin e tokës, sepse ndërtimi i centraleve diellore për 1800 megavate energji, do të zërë mezi 0.02 për qind nga toka e punueshme. Përveç kësaj Bullgaria do të privohet nga 50 milion euro lëshuara nga BE-ja në kuadrin e programit të zhvillimit të rajoneve fshatare. Ato mjete parashikohen për projekte të vogla për prodhimin e energjisë nga burime përtëritëse energjetike. Konfederata e Punëdhënësve dhe Industrialistëve është me shpresë, se gjatë tri viteve të ardhshme investimet në energjinë e gjelbër do të arrijnë afro 4 miliard euro.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Të rinjtë bullgarë kërkojnë një punë me pagë mbi 4300 leva neto (rreth 2200 euro)

45% e të rinjve në Bullgari preferojnë të punojnë për një punëdhënës bullgar, sipas një sondazhi përfaqësues kombëtar të kryer në maj nga agjencia e sondazheve të marketingut në internet JTN dhe Bulgaria Wants You (një platformë që synon të ofrojë..

botuar më 24-06-13 4.46.MD

Banka Botërore ul parashikimin e saj për rritjen e Produktit të Brendshëm Bruto bullgar me 0.3%.

Banka Botërore parashikon një përmirësim më të përmbajtur të rritjes ekonomike të Bullgarisë këtë vit dhe në vitin 2025. Në raportin e fundit “Perspektiva Ekonomike Globale”, institucioni pret një përshpejtim të lehtë të rritjes së PBB bullgar nga..

botuar më 24-06-12 10.27.PD

Në fillim të vitit 2024, ekonomia raporton rritje të dobët me rënie të importeve dhe eksporteve

Në tremujorin e parë të vitit 2024, produkti i brendshëm bruto (PBB) u rrit me 1.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Parashikimet e para ishin për një rritje prej 1.7%, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. PBB e..

botuar më 24-06-07 11.56.PD