Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Efekti i masave kundër krizës vlerësohet në 1,5 mlrd leva

Në fotografinë (nga e djathta në të majtë): Presidenti i Konfederatës së sindikatave të pavarura në Bullgari Zheljazko Hristov, ministri i financave Simeon Djankov, kryetari i Dhomës ekonomike bullgare Bozhidar Danev dhe zëvendëskryetari i Konfederatës së punëdhënësve dhe industrialistëve në Bullgari Llukan Llukanov
Foto: Tanja Harizanova
Efekti i masave kundër krizës, të cilat qeveria, punëdhënësit dhe sindikatat po diskutojnë për përballimin e deficitit buxhetor, vlerësohet në 1,5 mlrd leva (rreth 750 mln euro). Këtë e deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministër i financave Simeon Djankov në një takim me deputetë, bankierë, punëdhënës, përfaqësues të asociacioneve dhe ekonomistë. Ai parashtroi masat në mbështetje dhe rritje të qëndrueshme të ekonomisë bullgare, të formuluara nga qeveria.

“Ne dëshirojmë të arrijmë si rezultat financiar - që do të thotë më shumë të ardhura ose më pak shpenzime, shumën prej afro 1,5 mlrd levash – komentoi rezultatin e pritur prej masave kundër krizës ministri Djankov. Nëse do ta arrijmë, do të jem më i qetë për buxhetin bullgar deri në fund të këtij viti. Nuk është e nevojshme prapa çdo mase të ketë shumë të caktuar kursimesh ose të ardhurash më të larta. Ka disa ide, të cilat nga vet vetiu janë të mira për zhvillimin e biznesit, sistemit bankar, punësimit.”

Gjatë forumit analistët ekonomikë këmbëngulën për vazhdimin e reformave në sferën e shëndetësisë dhe sistemit të pensioneve, si dhe për përvetësimin e shpejtë të fondeve evropiane. Ata propozuan të bëhet një kontroll mbi shpenzimet e të gjitha institucioneve shtetërore, duke kërkuar mundësinë për kufizimin e tyre. Ideja më e kundërshtuar ishte që TVSH-ja të rritet nga 20 në 22 për qind. Përllogaritjet qeveritare tregojnë, se rritja e tatimit do t’i sillte buxhetit të ardhura prej 270 mln eurosh brenda një viti.

“Në lidhje me propozimin për rritjen e TVSH-së me 2 %, unë kategorikisht jam kundër si taksapagues, ashtu edhe si makroekonomist – komentoi idenë në kohën e forumit eksperti ekonomik Georgi Stojçev. Ky hap do të minojë seriozisht besimin ndaj Bullgarisë si vend që monitorohet nga sipërmarrësit evropianë, si vend që ka nisur në rrugën e tatimeve më të ulëta. Efekti do të ishte i vogël për buxhetin, plusi do të ishte minimal në sfondin e minuseve që do të pësojmë nga interesi i pakësuar ndaj Bullgarisë.”

Qeveria, punëdhënësit dhe sindikatat ranë dakord për masat kundër krizës në mbështetje të fiskut, shtrëngimit të disiplinës në shtet dhe kufizimit të shpenzimeve. Kjo u bë e qartë pas mbledhjes treorëshe të Këshillit kombëtar për bashkëpunimin trepalësh në Këshillin e ministrave.

“Prej shumë vite kemi të gjitha kushtet në vend që të arrihet konsensusi i dëshiruar në këshillin trepalësh – deklaroi zëvendëskryetari i Konfederatës së punëdhënësve dhe industrialistëve në Bullgari Llukan Llukanov. Ne, njerëzit e biznesit real, jashtëzakonisht shumë shqetësohemi, se masat po vonojnë. Dialogu duhet të përfundojë maksimalisht shpjet që qeveria të mund të fillojë realizimin e tyre.”

Me gjithë se propozimi për rritjen e TVSH-së nuk u diskutua, sindikatat janë kategorikë, se “nuk ka nevojë për masa të ashpra”. Punëdhënësit mendojnë, se rritja e këtij tatimi indirekt është hap më i drejtë, se sa ndryshimi i taksave direkte. Nëse do të jetë e nevojshme, ky do të ishte varianti më inteligjent” – komentoi kryetari i Dhomës ekonomike bullgare Bozhidar Danev dhe shtoi.

“Kurrë nuk ka pasur një dialog të tillë të frytshëm dhe ne arritëm konsensus të plotë - shprehu pozitën e partnerëve socialë Bozhidar Danevi. Nuk patëm dallime, diskutuam mekanizmat e zbatimit të masave. Kemi dhe një propozim. Pasi tërë shoqëria pakëson shpenzimet, le t’i drejtohemi partive politike dhe ato të pakësojnë subvencionet që marrin nga buxheti i shtetit.”

Sindikatat mbështetën idenë dhe bënë thirrje ndaj partive politike për ndarjen solidare të barrës së krizës, duke pakësuar subvencionet buxhetore me 15 %.

“Ne jemi për solidaritet në kushtet e krizës. Kur ka vuajtje në një shoqëri, pjesë prej saj merret nga shteti pa rreziqe për të. Pjesa tjetër duhet të merret nga biznesi, pjesa e tretë – nga njeriu i veçantë – komentoi qëndrimin e sindikatave Zheljazko Hristov, president i Konfederatës së sindikatave të pavarura në Bullgari. Ne i bëjmë apel elitës politike të ndaj pjesë prej krizës.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Eksportojmë më së shumti djathëra dhe gjizë në Greqi, Britani të Madhe dhe SHBA

Në periudhën janar-prill 2024 eksporti ynë kryesor i djathit dhe gjizës ishte në Greqi (882 ton, ose një rënie prej -48.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023), Mbretëria e Bashkuar (871 ton, ose një rritje prej 22.1%) dhe SHBA (844 ton,..

botuar më 24-08-14 4.49.MD

Paga mesatare bruto në Bullgari arriti 2296 leva (1174 euro)

Në tremujorin e dytë të vitit 2024, paga mesatare mujore bruto në Bullgari u rrit me 4.5% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024 dhe arriti në 2296 leva ose 1174 euro, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Aktivitetet..

botuar më 24-08-12 3.59.MD

Besimi i konsumatorëve dhe gatishmëria për të shpenzuar para po rritet

Besimi i konsumatorëve u rrit në korrik me 5.6 pikë, sipas një sondazhi të Institutit Kombëtar të Statistikave. Sipas vlerësimit të përdoruesve, situata e përgjithshme ekonomike në vend për 12 muajt e fundit është në përmirësim, pritshmëritë për 12..

botuar më 24-08-10 8.59.MD