Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria nevojitet për politika të koordinuara në fushën e punësimit, të ardhurave dhe arsimit

Këshilli ekonomik dhe social – Parlamenti civil i Bullgarisë miratoi një pako qëndrimesh, të cilat paraqesin pozitat e shoqërisë civile mbi problemet më aktuale të vendit në plan afatmesëm dhe afatgjatë. Ato u përkasin masave për rimëkëmbjen e ekonomisë pas krizës, të cilat do të aktivizojnë tregun e punës. Kjo përfshin masa për rritjen e kualifikimit të krahut të punës, të mbrojtjes civile, të të ardhurave të bullgarëve, si dhe masa për stabilizim të sistemit të pensionimit. Qëndrimet e Parlamentit civil të Bullgarisë janë bazë për përpunimin e politikave adekuate qeveritare në sfera të veçanta. Këshilli ekonomik dhe social i Bullgarisë është pjesë e rrjetit të këshillave ekonomikë dhe socialë të shteteve anëtare të BE-së. Qëndrimet e tyre janë pjesë e debateve për drejtimin e zhvillimit të Evropës deri në vitin 2020.

Sipas ekspertëve të Këshillit ekonomik dhe social ekonomia bullgare është ndikuar shumë nga kriza për shkak të karakterit të saj të hapur, orientimit të saj ndaj prodhimeve energjetike me vlerë të dobët të shtuar dhe dekualifikimit të krahut të punës gjatë disa viteve të fundit. Krijimi i ekonomisë së diturisë nuk ka alternativë. Ajo do të sigurojë një rritje të lartë ekonomike dhe mundësi për realizim dhe jetë të denjë të çdo bullgari. Prandaj ka nevojë për përpjekjet e përbashkëta të shtetit dhe të biznesit për inkurajimin e investimeve dhe të veprimtarisë studiuese, si dhe për përvetësimin e shpejtë të financimit evropian në kuadrin e programeve operative të biznesit. Sipas Këshillit ekonomik dhe social tregu i punës në Bullgari vuan nga deformime të qëndrueshme strukturore. Një pjesë e madhe e krahut të punës është zënë në sektorë të ekonomisë me prodhueshmëri të dobët të punës. Vendi humb përparësi konkurrente në sferën e teknologjive të reja për shkak të mungesës së kuadrove të kualifikuar dhe të industrive. Është ndërprerë lidhja “pagë pune – prodhueshmëri e punës”. Për zgjidhjen e problemeve të tregut të punës pas krizës ka nevojë për veprime të shpejta, tha anëtari i Këshillit ekonomik dhe social Pllamen Dimitrov – zëvendëskryetar i Konfederatës së sindikatave të pavarura në Bullgari.

“Masat më të ngutshme i përkasin përpunimit të një politike të përbashkët, ose të një programi për rimëkëmbjen e ekonomisë, të tregut të punës dhe punësimit në përgjithësi, gjë që duhet të fillojë menjëherë pas marrjes së masave kundër krizës të qeverisë – shtoi ai. – Masat kundër krizës duhet të bëhen pjesë e këtij programi. Në të elementi kryesor duhet të jenë vendet e reja të punës, sektorët e rinj, në të cilët shteti duhet të ketë përparësi konkurrente. Për to duhet të krijohet caku përkatës kualifikues. Mirëpo duhet të jetë e qartë se cilët sektorë të ekonomisë duhet të zhvillojmë me prioritet si pjesë e ndarjes evropiane të punës.”

Një vëmendje të posaçme Këshilli ekonomik dhe social i kushton përfshirjes së të rinjve në tregun e punës pasi mbarojnë arsimin e tyre. Kjo mund të bëhet nëpërmjet vendeve për stazhierë ose krijimit të vendeve të punës me pjesëmarrjen financiare të shtetit – i ashtuquajturi punësim i subvencionuar. Këshilli ekonomik dhe social propozon përpunimin edhe të një programi kombëtar, analogjik të atij evropian “Aftësi të reja për vende të reja pune”. Kjo përfshin përkrahjen financiare për përgatitjen profesionale të kuadrove për vende pune me efikasitet të lartë në ekonominë tradicionale, në sektorë me teknologji të larta dhe në prodhimet me orientim ekologjik. Propozohet krijimi i një fondi kombëtar për investime në kualifikimin e të rinjve. Sipas ekspertëve të Këshillit ekonomik dhe social ka mundësi për gjetje të kuadrove me kualifikim profesional nëpërmjet inkurajimit të mobilitetit gjeografik dhe profesional të bullgarëve të kualifikuar që punojnë jashtë. Pllamen Dimitrovi shton:

“Ne apelojmë për krijimin e një Agjencie unike të migracionit, e cila t’i vëzhgojë dhe t’i udhëheqë këto procese – si të lëvizjes së bullgarëve jashtë, ashtu dhe të lëvizjes së imigrantëve drejt Bullgarisë kryesisht nga vende të treta. Më e rëndësishmja është vëzhgimi i krahut bullgar të punës jashtë, krijimi i regjistrave për bullgarët me arsim dhe kualifikim të lartë, për studentët, të cilët studiojnë atje, për talentet e shtetit tonë, përdorimi i tyre atje dhe stimulimi për t’u kthyer në atdhe, që ta ndihmojnë me dituritë dhe përvojën e tyre tregun bullgar të punës.”

Sa u përket të ardhurave bullgarët janë në vend të fundit ndër evropianët e tjerë. Sipas ekspertëve duhet të kërkohet një lidhje e drejtpërdrejtë midis rritjes së pagave dhe prodhueshmërisë së punës. Pagimi duhet të jetë në përputhje me rritjen e inflacionit, duhet të përdoren sistemet e shpërblimeve, të lidhura me sasinë dhe cilësinë e punës së kryer.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vazhdon Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë

Java që kaloi ishte mjaft e pasur në përmbjatje në Shkollën Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare në Tiranë. Gjatë këtyre ditëve, përveç mësimit të gjuhës praktike të bullgarishtes, të drejtuara nga Prof. As. Dr. Raqi Bello, lektor i gjuhës dhe..

botuar më 24-07-17 3.20.MD
Viktor Lillov

Viktor Lillov u bë nxënësi i parë bullgar që fitoi medaljen e artë nga turnetë më të fortë të biologjisë dhe kimisë

Nxënësit bullgarë fituan një komplet të plotë medaljesh - ari, argjendi dhe bronzi - në Olimpiadën e 35-të Ndërkombëtare të Biologjisë (IBO), e cila u mbajt në Kazakistan. Në turneun më prestigjioz të biologjisë pëe vitin në botë, bullgarët testuan..

botuar më 24-07-17 3.18.MD
Ivajllo Vëllçev

Ivajllo Vëllçev: eurodeputeti për herë të parë

Të martën ishte sesioni i parë konstituiv i Parlamentit të ri Evropian për konstituimin e Parlamentit të ri, krijimin e komisioneve parlamentare dhe zgjedhjen e kryetarit të ri të institucionit. Kandidatura e Ursula von der Leyen për presidente të..

botuar më 24-07-17 6.05.PD