Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

131 vjet nga miratimi i Kushtetutës së Tërnovos

“Çdo rob me gjithë seksin, fenë dhe kombësinë bëhet i lirë, pasi do të hyjë në territorin bullgar”. Ky tekst interesant, nuk është pjesë e ligjeve të sotme të Bullgarisë. Ai i përket Kushtetutës së parë bullgare, miratuar nga Kuvendi i Madh Popullor më 16 prill të vitit 1879 në kryeqytetin e vjetër bullgar Tërnovo. Çlirimi i Bullgarisë nga zgjedha pesëshekullore turke i dha mundësi shtetit të rilindur bullgar të rikrijojë modelin evropian, të përballojë prapambetjen e grumbulluar brenda pesë shekujve të robërisë dhe të fillojë të modernizohet. Më shumë hollësi mbi temën sjell docenti Daniell Vaçkov: “Është fakt, se kombi bullgar me një dëshirë dhe etje të madhe nisi të përballojë prapambetjen shekullore. Hapi i parë në këtë drejtim ishte miratimi i një kushtetute tepër moderne dhe demokratike për atë kohë. Me Kushtetutën e Tërnovos garantoheshin disa të drejta dhe liri civile, të cilat nuk siguroheshin në shumicën e shteteve të zhvilluara evropiane. Kështu për shembull e drejta e përgjithshme elektorale, nuk ekzistonte në shumicën e vendeve të Evropës. Të mos flasim për lirinë e fjalës, shtypit, fesë, shoqatave. Nga kjo pikëpamje Kushtetuta e Tërnovosë i dha Bullgarisë një start të mirë për modernizim. Doemos problemet, që qëndruan para vendit në ato vite ishin shumë serioze. Vështirësitë dhe modernizimi i shpejtë u bënë shkak për disa shtrembërime të demokracisë dhe të lirive politike. Megjithatë, vetëm për 25-30 vjet pas Çlirimit, Bullgaria shënoi arritje të konsiderueshme. Në fakt ajo nisi nga një bazë tepër të ulët dhe arriti rezultate, të cilët e radhitën në krye të shteteve ballkanike. Kështu që ky është një dëshmi e mirë për virtytet e popullit bullgar. Është me rëndësi të thuhet, se Kushtetuta e Tërnovos, përveç se shfrytëzonte modelet e përparuara demokratike evropiano-perëndimore, ajo pasqyronte edhe traditën e demokracisë vendosur në shoqërinë bullgare. Është fakt, se si rezultat i robërisë pesëshekullore turke, në vend nuk kishte shtresa të formuara si aristokracia. Barazia në shoqëri dha mundësi që në Bullgari demokracia të përfitojë një formë më të gjerë.”

Çështjet më të rëndësishme, rreth të cilave zhvilloheshin debatet e projekt kushtetutës, kishin të bëjnë pikërisht me barazinë në shoqëri. Deputetët me qëndrim prej konservatori si Todor Ikonomovi dhe Konstantin Stoillovi ngulnin këmbë për të drejta të kufizuara të zgjedhjes elektorale me një cens pronësor dhe arsimor dhe për parlament me dy dhoma. Ato propozime hasën rezistencën e liberalëve – Dragan Cankov, Petko Karavellov, Petko Sllavjekov. Thumba e fjalës liberale u bë Petko Sllavejkovi – poet, gazetar dhe folklorist. Ai shkroi: “Të gjithë armiqtë na akuzojnë, se nuk jemi pjekur për lirinë”. Sllavejkovi u bënë thirrje deputetëve ashtu: “Zotërinj deputetë, kijini besim më të madh te populli dhe mençuria e tij”. Në fund të fundit ideja liberale gjeti një përkrahje më të gjerë ndër deputetët. Në Bullgari nuk do të kishte Dhoma e Lartë e Parlamentit, në të cilën të emërohen senatorë nga monarku dhe nuk do të kufizohej e drejta elektorale. Sipas ligjit kryesor të vendit Bullgaria shpallej një monarki kushtetuese trashëguese, me përfaqësi popullore. Dokumenti caktonte ndarjen e pushteteve: legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. Në të garantohej paprekshmëria e pronës, shkolla fillore falës dhe e detyrueshme, barazia e të gjithë nënshtetasve para ligjit. Daniell Vaçkov vazhdon:

“Medoemos në atë epokë çështja për pakicat nuk ishte paraqitur në mënyrë aq të rreptë, siç shtrohet sot. Dhe megjithëqë nuk kishte klauzola speciale për pakicat, është fakt, se Kushtetuta e Tërnovosë siguronte një barazi të plotë të të gjithë qytetarëve. Ajo garantonte mundësi për zhvillimin e tyre. Është fakt, se që në parlamentin e parë bullgarë – Kuvendin Themelues, dhe më vonë në parlamentet e mëpasshme, pakica kryesore në Bullgari – turqit, ishte prezantuar shumë mirë. Në atë kohë deputetët e atëhershëm përfaqësues të turqve bullgarë ishin në të gjitha partitë – si në ato që ishin në pushtet, ashtu edhe në ato që ishin në opozitë. Kështu që pas Çlirimit në Bullgari u hapën mundësi të mëdha për pjesëmarrjen dhe zhvillimin e këtyre njerëzve. Të mos flasim se nuk kishte asnjë kufizim fetar për respektimin e riteve dhe të gjitha zakoneve të pakicave. Këtu përfshihen si myslimanët ashtu edhe hebrenjtë, e kështu me radhë. Që atëherë Bullgaria pranoi parimin e tolerancës, parim ky i cili mbron dhe respekton edhe më sot. Edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur Gjermania insistonte që çifutët bullgarë të ekstradohen në kampet e përqendrimit në Poloni, shoqëria bullgare nuk mbrapsi nga ky parim dhe nuk lejoi që kjo të ndodhë. Kështu që mund të thuhet me siguri, se parimet e tolerancës etnike nuk janë vetëm në thelbin e rregullimin shtetëror, ata janë edhe në mentalitetin, qëndrimin dhe orientimet e bullgarëve.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Veneta Pavllova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një tempull unik trak në Plovdiv mund të restaurohet plotësisht

Një tempulli trak nga shekulli III para Krishtit pa analog në vendin tonë mund të shndërrojë 10 hektarë të zonës "Jug" ("Juzhen") të Plovdivit në një park arkeologjik. Vendi ndodhet në bazën e Tumës së Madhe, të cilën një ekip i Muzeut..

botuar më 24-08-23 12.16.MD

Arkeologët kanë zbuluar një varrim të pasur të një luftëtari trak të epokës romake

Gjetje të vlefshme dhe unike arkeologjike u zbuluan gjatë gërmimeve në fshatin Kapitan Petko Vojvoda të rrethit të Topollovgradit, raportoi BTA. Arkeologët e udhëhequr nga Daniella Agre kanë gjetur një varr të mundshëm të një aristokrati trak me..

botuar më 24-08-22 5.56.MD

Arkeologët zbuluan më shumë se 500 monedha të lashta në Filipopollin e vjetër

Arkeologët zbuluan në Plovdiv më shumë se 500 monedha nga periudha të ndryshme dhe shufra ari për të bërë bizhuteri. Gjetjet janë nga gërmimet e shpëtimit në rrëzat e Qytezës së Vjetër pranë portës së madhe lindore të Filipopollit të lashtë. Në epokën..

botuar më 24-08-19 7.10.PD