Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Opinioni shoqëror për Kushtetutën

79% nga qytetarët më të arsimuar mendojnë se çdo një qytetar bullgar duhet të njohë Kushtetutën e Bullgarisë. Këtë e tregojnë të dhënat nga studimi i Institutit Kombëtar të Statistikave për opinionet shoqërore për të, të realizuar mes 620 banuesve të Sofjes me arsim të mesëm dhe të lartë në prag të Ditës së Kushtetutës - 16 prill. Në këtë ditë përpara 131 vjetëve gjatë vitit 1879 në kryeqytetin e vjetër Veliko Tërnovo (Bullgaria Qendrore) - është krijuar Kushtetuta e parë bullgare. Rezultatet e studimit u paraqitën në tryezën e rrumbullakët të Kuvendit Popullor me temë “Parlamentarizmi Kombëtar në kushtet e Bashkimit Evropian” nën patronazhin e kryetares së tij Cecka Caçeva. Sipas saj bile një pjesë e madhe nga ata të cilët nuk e kanë lexuar ligjin bazë - 71% mendojnë se, secili duhet ta njohë. Më kategorik në këtë pohim janë njerëzit në moshë mbi 40 vjeç dhe gratë. Të kundërtën e pohojnë kryesisht bullgarët nën moshën 30 vjeçare. Pjesa më e madhe nga të marrët në intervistë mendojnë se, të njohësh kushtetutën është një detyrë bazë prej qytetari.

“Në sfondin e problemeve të tanishme të bullgarit, kushtetuta sikurse mbetet në një plan më të pasmë”, mendon Lilija Jordanova nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Situata rëndohet dhe për shkak të përfytyrimeve për një efikasitet jo të lartë në aplikimin e legjislacionit bullgar,komenton ajo. Përveç kësaj për 10% nga të anketuarit, edhe sikur të ketë interes ndaj kushtetutës, nuk ka informacion të mjaftueshëm për të në mediet. Ajo nuk është aksent dhe në arsimin bullgar.

“8% nga pjesëmarrësit në studim janë kategorik se nuk është e nevojshme të njihet kushtetuta, kurse në hapësirën publike duhet të jepen në një formë të pranishme për secilin vetëm të drejtat bazë dhe detyrimet e qytetarëve dhe komente eksperte mbi tekstet e kushtetutës - ve në dukje Lidija Jordanova. Në përfytyrimet masive bullgare formohet vetëdija se bullgari mesatar akoma vështirë i përballon vet tekstet ligjore.”

Për 10 vjetët e fundit nga studimi i parë i Institutit Kombëtar të Statistikave për qëndrimet e bullgarëve ndaj kushtetutës, më e rëndësishme mbetet pjesa e njerëzve, të cilët nuk e kanë lexuar kushtetutën, kurse ajo është 77%, saktëson Dobrjan Dobrjanov nga Instituti Kombëtar të Statistikave.

“Në fillim të vitit 2008 mezi çdo një bullgar i 5 pohon se e ka lexuar ligjin bazë - shton ai. Më të njohur me të janë njerëzit me arsim të lartë - 52%. Pothuajse të gjithë - mbi 98% nga pakicat, nuk e njohin Kushtetutën e Bullgarisë, që është premisë dhe për shkallën e ulët të njohjes të të drejtave dhe të detyrimeve të qytetarëve, të parashtruar në të. Pothuajse gjysma nga ata të cilët janë marrë në intervistë nuk mund të tregojnë asnjë nga të drejtat e veta bazë dhe detyrimet. Këta janë kryesisht më të rinjtë, me arsim më të ulët, të cilët jetojnë nëpër fshatra dhe pakicat. Të tjerët njohin më tepër të drejtën e zërit, të pronësisë, të lirisë së fjalës, të shërbimit mjekësor, arsimit dhe sigurisë dhe mbrojtjen. Më e ndryshme është pamja e detyrimeve. 37% nga njerëzit nuk mund të tregojnë asnjë detyrim të vet. Këto përsëri janë shtresat e arsimit të ulët,të banuesve të qytezave të vogla, të varfëritë. Më të njohur janë detyrimet për respektimin e ligjeve, të rendit shoqëror dhe moralit dhe për pagimin e taksave dhe tatimeve të ndryshme.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Nxënësit bullgarë fituan 9 medalje nga olimpiadat e fizikës në Iran dhe Gjeorgji

Nxënësit bullgarë fituan pesë medalje - një të argjendtë dhe katër të bronzta - në Olimpiadën Ndërkombëtare të Fizikës në qytetin Isfahan, Iran. Në garë morën pjesë 198 pjesëmarrës nga ekipe nga 46 vende. Medaljen e argjendtë e fitoi Bajan Geçev..

botuar më 24-07-29 5.41.MD

Një shoqatë joqeveritare me një fushatë për t'u marrë me plehërishtat e parregulluara në vendin tonë

Shoqata "BG Ji Aktiv" (BG Бъди активен) fton organizatat joqeveritare, klubet sportive dhe institucionet arsimore për të inkurajuar organizimin e veprimtarive të pastrimit dhe bisedave edukative në lidhje me fushatën "JO plehërishtave ilegale", me..

botuar më 24-07-28 9.25.PD

Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare përfundoi me sukses

Ditët e fundit, nga 19 deri më 25 Korrik, ishin më të bukurat për pjesëmarrësit në Shkollën Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare . Ato ishin të mbushura plot me emocione që do të ngelen në memorien e tyre për një kohë të gjatë.  U mbyll me..

botuar më 24-07-27 10.30.PD