Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

9 maji – Dita e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore

Gjeneral Vlladimir Stojçev e puthi flamurin e regjimentit
Foto: arkiv
Çdo vit më 9 maji mbarë njerëzimi shënon përfundimin e Luftës së Dytë Botërore – lufta më vdekjeprurëse në historinë njerëzore, ndeshja e kombeve dhe ideologjive, e regjimeve autoritare dhe pushteteve demokratike. “Shkaqet për këtë luftë u vënë 20 vjet para fillimit të saj, kur në Konferencën Paqësore të Parisit fituesit në Luftën e Parë Botërore diktuan marrëveshje jo të drejta ndaj shteteve të mundura.” Ky konkluzion e bënë akademiku Georgi Markov, drejtor i Institutit të Historisë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave dhe vazhdon:

“Gjatë periudhës së parë të luftës Bullgaria shpalli neutralitet. Por në fund të vitit 1940, pasi Italia sulmoi Greqinë dhe si rezultat pësoi disfata, Hitleri vendosi t’i ndihmojë aleatit të vet Musolini, duke hedhur Ushtrinë e 6-të Gjermane kundër Greqisë. Kjo ushtri ishte përqendruar në Rumani dhe që të arrinte deri te Greqia, duhet të kalonte përmes Bullgarisë. Mbi qeverinë bullgare u ushtrua një presion të fortë, që vendi të hyjë në Paktin Trepalësh midis Gjermanisë, Italisë dhe Japonisë. Mbreti Boris III nuk dëshironte, që Bullgaria të përfshihet në luftë. Por ai nuk kishte alternativë të evitojë kalimin e ushtrisë gjermane përmes territorit bullgar. Dhe në se ai nuk do të ishte pranuar, që më 1 mars të vitit 1941 kryeministri i Bullgarisë Bogdan Fillov të nënshkruajë aderimin e Bullgarisë me Paktin Trepalësh, atëherë ushtria gjermane do të sulmonte Bullgarinë. Si rezultat vendi ynë do të pësonte të gjitha fatkeqësitë, që përjetuan dy shtetet fqinje – Greqia dhe Jugosllavia.”

Duke hyrë në Paktin Trepalësh, Bullgaria arriti të mbrojë një status më special për veten. Në praktikë Ushtria Bullgare nuk mori pjesë në betejat e fronteve. Pjesëmarrja e saj ishte kryesisht në depërtimin në rajonet e Greqisë së sotme Veriore, të Republikës së sotme të Maqedonisë dhe të Serbisë Lindore. Një pjesë dërmuese prej këtyre territoreve ishin të populluar me bullgarë. Gjatë viteve të luftës, i vetmi shtet nga aleatët e Hitlerit, që ruajti marrëdhëniet diplomatike me Moskën ishte Bullgaria. Orvatjet për depërtimin e hebrenjve hasi rezistencën e fortë të shoqërisë bullgare. Kështu nga kampet e përqendrimit u shpëtuan afro 50 mijë hebrenj bullgarë. Por për në Treblinkë u dërguan afro 11 350 hebrenj nga Trakia Jugore dhe Maqedonia. Për rezistencën, që u shpërthye në vend, akademiku Markov tregon:

“Pas 22 qershorit të vitit 1941, kur Vermahti Gjerman sulmoi Bashkimin Sovjetik, me direktivë të Kominternit u organizua një rezistencë edhe në Bullgari. Kjo luftë e armatosur në fillim realizohej nga çeta të veçanta, që kryenin sabotime, plasnin cisterna dhe depo. Pas Betejës pranë Stalingradit dhe kthesës së luftës rezistenca e armatosur u përforcua. Kundërshtimi në Bullgari nuk kishte karakter të luftës nacional-çlirimtare, si ishte kjo në Jugosllavi dhe Greqi, vende këto të cilët ishin nën okupacionin gjerman dhe italian. Lufta ishte për vendosjen e një pushteti të punëtorëve dhe fshatarëve, dhe të një forme sovjetike të drejtimit të shtetit nën udhëheqjen e Partisë së atëhershme Punëtore Bullgare – komunistë. Me urdhër të udhëheqësit të atëhershëm të Kominternit Gjergj Dimitrovi, u krijua Fronti Patriotik. Në të u përfshin edhe forca të opozitës legale: nga rrethi “Zveno”, nga Partia Demokratike, bujqit. Vetëm një ditë pasi Ushtria e Kuqe depërtoi në Bullgari, më 9 shtator të vitit 1944, u krye grusht shteti ushtarak. Si rezultat në pushtet erdhi qeveria e Frontit Patriotik me kryeministër Kimon Georgiev.”

Në fazën finale të luftës Bullgaria ishte në anën e koalicionit antihitlerian. Si pjesëmarrja e saj ndihmoi për shpartallimin e forcave gjermane dhe si ndikoi kjo në fatin e saj pasluftës shpjegon akademiku Georgi Markov:

“Më 14 shtator të vitit 1944, me kërkesë të komandës supreme sovjetike, mbarë ushtria bullgare iu nënshtrua mareshalit Tollbuhin, komandant i Frontit të Tretë Ukrainas. Gjatë muajve të parë tre ushtri bullgare depërtuan në Serbinë Jugore, në Kosovë dhe në Maqedoni. Kështu ata ndërprenë rrugën e tërheqjes së ushtrisë gjermane nga Greqia dhe nga ishujt në Detin e Bardhë. Gjatë periudhës së dytë nga muaji dhjetor i vitit 1944 deri në muajin maji të vitit 1945, Ushtria e Parë Bullgare me komandant Vlladimir Stojçev mori pjesë në mbrojtjen e lumit Drava, ku arriti t’i bëjë ballë një nga sulmet më të fundit të Vermahtit Gjerman. Pas kësaj Ushtria e Parë Bullgare u përfshi në ofensivën drejt lumit Mur dhe kështu i ndihmoi Frontit të Tretë Ukrainas në pushtimin e Budapestit dhe në hyrjen në Vjenë. Pjesëmarrja e Bullgarisë në etapën përfundimtare të luftës kundër Gjermanisë Hitleriane ka rëndësi politike. Mirëpo, nuk u justifikua shpresa e madhe e qeverisë së Frontit Patriotik, që vendi të njihet si aleat i koalicionit antihitlerian. Britania e Madhe nguli këmbë, që Traktati i Paqes, që Bullgaria nënshkroi në vitin 1947 në Paris, të mos njohë statusin e saj të shtetit aleatë. Dhe në fakt kjo ishte një marrëveshje me një aleate të mundur të Hitlerit. Megjithatë Bullgaria arriti të mbrojë kufijtë e saj nga 1 janari i vitit 1941, në të cilët hynte edhe Dobruxha Jugore. Bullgaria, e cila u privua nga ky territor gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX, arriti ta rikthejë në vitin 1940. Në fakt ky ishte suksesi i madh territorial i vendit, që u pagua me gjakun e 34 mijë oficerëve dhe ushtarëve bullgarë.”

Mbi mësimet e luftës dhe gjestet e sotme të pajtimit ndalet prapë akademiku Georgi Markov: “Duhet të ketë pajtim, dhe të kapërcehet armiqësia historike. Urrejtja grumbullohet prej kohe, por evropianët si rezultat i këtyre dy luftërave botërore vdekjeprurëse dhe të dëmshme arritën të kuptojnë, se në se dëshirojnë që Evropa prapë të bëhet qendra e botës, duhet të pajtohen. Dhe në fakt politikanët janë ata, që duhet të fillojnë këtë proces.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Më shumë nga rubrika

Sot janë Të Lidhurat e Mishit

Sot është dita e fundit në të cilën të krishterët ortodoksë vënë gjellë me mish në tryezën e tyre. Në kalendarin ortodok, Të Lidhurat e Mishit janë gjithmonë të Dielën - tetë javë para Pashkëve. Dita e ka marrë emrin nga darka tradicionale me gatime..

botuar më 21-03-07 10.17.PD

Dita e të Vdekurve

Ditën përpara Të Lidhurit e Mishit bullgarët ortodoksë nderojnë të vdekurit të tyre të dashur. Kjo është një nga ditët e veçanta që kisha ka caktuar për të kujtuar shpirtrat e të gjithë të vdekurve. Ato ditë gjithmon bien ditën e shtune duke ndjekur..

botuar më 21-03-06 10.33.PD

Armë unike nga periudha e Çlirimit të Bullgarisë prezantojnë në qytetin Pleven

Deri më 18 mars në Shtëpinë-Muze “Mbreti Çlirimtar Aleksandri i II” në qytetin Pleven mund të shikohet një ekspozitë kureshtare e cila i kushtohet 143 vjetorit nga Çlirimi i Bullgarisë. Në të janë prezantuar 14 eksponate nga fondi i Muzeut Rajonal..

botuar më 21-03-06 7.15.PD