Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria do të festojë Ditën e Evropës me një program të pasur dhe atraksione në të gjithë vendin

Festat në Sofje fillojnë me ekspozitën “50 vjet Parlament Evropian”, që tregon historinë e këtij institucioni evropian.
Foto: arkiv
Bullgaria do ta festojë Ditën e Evropës - 9 maj me një program të pasur katërditor dhe atraksione në kryeqytet dhe në vend. Festat janë organizuar nga Përfaqësia e Komisionit Evropian dhe Byroja informative e Parlamentit Evropian në Sofje. Vendimi të festohet 9 maji si Festë e Evropës është marrë gjatë vitit 1985 nga liderët e Bashkimit Evropian, sepse në këtë ditë përpara 60 vjetëve është bërë hapi i parë drejt krijimit të Bashkimit Evropian. Bullgaria merë vendimin që të festojë Ditën e Evropës gjatë vitit 2005. Në program për shënimin e saj gjatë këtij viti janë përfshirë një sërë ekspozitash, koncerte, dëfrime me muzikë dhe vallëzime nga vendet nga Bashkimi Evropian, viktorina, shfaqje për fëmijë, hepëning, eko-kalime, lojëra sportive, demonstrata të gjellrave tradicionale e të tjera. Mes shfaqjeve kureshtare është organizimi i 6 pikave informative në Sofje, qëllimi i të cilave është në bazë të një mënyre dëfryese dhe të pranishme të shpjegojnë se çfarë bën Evropa për qytetarët e vet, vuri në dukje kryetari i Përfaqësisë të Komisionit Evropian në Bullgari Zinaida Zllatanova:

“Interesantja në këto qendra informative është se, kanë kutia të improvizuara për votim. Aty çdo një qytetar mund të japë zërin e vet duke ju përgjigjur pyetjes se cila është detyra më e rëndësishme e Bashkimit Evropian gjatë vitit 2010-sqaroi ajo. Ne propozojmë 3 zgjedhje për përgjigje - gjallërimin e ekonomisë të Evropës, zgjidhjen e problemit me varfërinë dhe përjashtimin social dhe pjesëmarrjen më të madhe të qytetarëve në marrjen e vendimeve në Bashkimin Evropian. Rezultatet nga kjo anketë do të përgjithësohen dhe prezantohen më 13 maj.

Festat në Sofje në fakt fillojnë që sot me ekspozitën “50 vjet Parlament Evropian”, që tregon historinë e këtij institucioni evropian. Më 6 maj midis Kuvendit Popullor dhe Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski” do të hapet ekspozita me 31 karikaturave origjinale të 10 piktorëve-karikaturistë më të njohur bullgar me temën “Bullgaria dhe Evropa”. Ajo do të vazhdojë deri më 15 maj, kurse pak kësaj do të kthehet dhe në një ekspozitë udhëtuese nëpër vendet e tjera nëpër vend. Gozhda kryesore në të gjithë programin është hepëningu më 9 maj në Parkun jugor në të ashtuquajturin vend “Fusha angleze” pas së cilës do të ketë një ndeshje futbolli midis skuadrave të deputetëve nga Kuvendi Popullor dhe përfaqësuesve bullgarë në Parlamentin Evropian. “Ideja është të shikojmë drejt temës së rëndësishme për Marrëveshjen e Lisbonës, e cila hyri në fuqi më 1 dhjetor të vitit të kaluar dhe rolin e ri të cilën ju a jep parlamenteve kombëtare në një mënyrë të re”, vuri në dukje Violeta Staniçiç, kryetare e Byrosë informative të Parlamentit Evropian në Bullgari.

“Vendosëm të drejtohemi drejt këtij koncepti shumë të rëndësishëm me ndjenjë për humor dhe përvojë të bëjmë diçka qesharake dhe interesante nga kjo-sqaroi ajo. Ftuam Svetlin Tançevin, kryetar i Komisionit mbi çështje evropiane në Kuvendin Popullor dhe Sllavi Binev, kryetar i grupit interparlamentar të sportit në Parlamentin Evropian, që të takojnë Kuvendin Popullor dhe Parlamentin Evropian në sheshin e futbollit. Këto nuk janë skuadra simbolike. Në skuadrën e Kuvendit Popullor janë përfshirë 16 deputetë nga të gjitha partitë parlamentare. Kurse në skuadrën evropiane, të cilën mundi të grumbullojë zoti Binev, do të luajnë 5 deputetë evropianë, anëtarë të familjeve të deputetëve evropian, në qoftë se vet nuk mundin të mbrojnë nderin familjar.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Desisllava Hristozova

Mbipesha është një problem që mund të zgjidhet

"Mbi 60 për qind prej shoqërisë bullgare ka probleme me peshën. Obeziteti është si një ortek. Të jesh i shëndoshë është një stigmë. Shoqëria thotë se i pranon këta njerëz, por a është e vërtetë" - thotë Desisllava Hristozova, e cila është autore e..

botuar më 24-08-03 9.45.PD

Për çfarë është një vizë e tipit C?

Radio Bullgaria në një seri botimesh jep informacion për të ndihmuar mysafirët e vendit tonë nga jashtë. Vizat janë një çështje për të cilën interesohen njerëzit që udhëtojnë nëpër botë. Përgjigja varet nga cili vend dhe për sa kohë do të vizitojnë,..

botuar më 24-08-01 7.20.PD

Sinodi i Shenjtë doli me pozitë për ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike

Evropa e krishterë është e gjallë dhe përpjekjet për ta dekristianizuar dhe dehumanizuar nuk do të kenë sukses, thuhet në qëndrimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare në lidhje me hapjen e Olimpiadës në Paris. “E gjithë bota..

botuar më 24-07-30 4.22.MD