Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A do të vazhdojnë të bien çmimet e pronave edhe gjatë vitit 2010 ose trendi do të kthehet

Gjatë vitit të fundit banesat janë zhvleftësuar me më shumë se një çerek.
Foto: Tanja Harizanova
A është i arritur piku i rënies së çmimeve të pronave të patundshme në Bullgari, a do të vazhdojë tendenca ose trendi do të kthehet. Ekspertët në këtë degë janë të ndarë - disa mendojnë se, çmimet e banesave do të vazhdojnë të bien të paktën deri në mesin e verës, ku parashikimet janë për një ulje me akoma 10% të çmimit. Sipas të tjerëve, fundi tanimë është i arritur dhe pritet bile një rritje e çmimit të pronave. Në të njëjtën kohë në treg blerësit edhe shitësit presin, ku blerësit e mbajnë dhe e ruajnë pozitën e palës më të fortë të kontratës. Sepse ofrimi është i madh, kurse kërkimi - i pakët. Në qoftë se deri përpara 2 vjetëve një apartament në një lagje të mirë të kryeqytetit shitej për 1000 euro metri katror, tani çmimi është 750 euro. “Por akoma nuk është arritur pika më e ulët sa i përket çmimeve”, tha në një intervistë për Radio Bullgarinë Strahill Ivanov - ekspert në degë dhe pronar i agjencisë “Javlena” - një nga agjencitë më të mëdha për prona të patundshme në Bullgari. “Kjo mbase mund të ndodhë gjatë këtij viti, sepse ka shtim të vëllimit të pronave të cilat ofrohen, por njëkohësisht mungojnë para të freskëta në tregun tonë.”

Gjatë vitit të fundit banesat janë zhvleftësuar me më shumë se një çerek.

“Statistika zyrtare tregon këtë-sqaron Strahill Ivanov. Gjatë vitit të kaluar ulja e çmimeve e pronave të patundshme në territorin e të gjithë vendit është rreth 30%. Për qytetet e veçanta të dhënat janë të ndryshme, ku ulja në çmimet në Sofje është në kuadrin e 35-37%. Ulja është mjaft serioze dhe ajo për pronat e ndryshme të patundshme është e ndryshme. Para së gjithësh ranë çmimet e pronave me çmime të larta, si dhe çmimi i tokës. Tek banesat me çmime të ulëta po kështu ka ulje të çmimeve, por ajo nuk është dhe kaq e ndjeshme.”

Në treg vihet re një tendencë e re. Ka bullgarë, të cilët i shesin pronat e veta, që të shkojnë të jetojnë jashtë shtetit.

“Aktualisht shumë njerëz janë të zhgënjyer nga ajo që po ndodh gjatë 5-6 vjetëve në Bullgari, sepse nuk shikojnë potencial për zhvillim. Ata i shesin pronat e tyre me qëllim të ikin nga vendi. Bëni një llogari. Në qoftë se keni prona, të cilat janë për disa milionë euro, kudo nëpër botë ju ndiheni mjaft mirë, i aftë për të paguar dhe do të jetoni në një mjedis më të qetë. Këta janë njerëz me një potencial serioz intelektual dhe financiar, me kontakte shumë të mira dhe kapacitet. Në qoftë se kjo ndodhet, ky do të jetë një fakt jo i këndshëm për Bullgarinë si ekonomi. Shpresojmë që njerëzit të marrin bindje, e cila ti detyroi të mbeten në vend.”

Mes shkaqeve për këtë tendencë janë mungesa e sigurisë, mosbesimi ndaj ekonomisë, ndaj sistemit gjyqësor dhe mungesa e rregullave në shtet. Në këtë grup nuk bëjnë pjesë vetëm shitës korporativ, por dhe personat fizik, të cilët shesin nga mbi 10 prona, tregon Strahill Ivanov. Shumë biznesmenë kanë pasur projekte të mëdha për ndërtim të dyqaneve, zyrave, magazinave. Tani ata kanë nevojë për para të freskëta dhe shesin, që të mund të mbulojnë borxhet e veta. Nganjëherë dhe nga 20-30 prona nga njëherë.

Pas largimit të anglezëve nga tregu i pronave të patundshme, cilët nga të huajt tregojnë një interes për të investuar në Bullgari?

“Si investitorët nga Izraeli, ashtu dhe rusët dhe grekët janë këta, të cilët tregojnë një interes të përhershëm ndaj Bullgarisë. Interesi grek është i lidhur si me afrinë e vendit tonë, ashtu dhe me kontaktet shumëvjeçare me elitën bullgare, me biznesmenët bullgar. Lidhja e blerësve izraelitë me Bullgarinë janë kujtimet e prindërve të tyre të cilët kanë banuar tek ne. Tek investitorët rus prijës është emocioni - komb sllav, mirëkuptim në të dyja gjuhët. Ata janë klientë të përhershëm para së gjithësh ndaj pronave nëpër bregdetin e detit të Zi.”

Kush blen në këtë moment, a ka kontrata spekulative, për shkak të uljes së çmimeve?

“Në vend të parë njerëzit të cilët kanë nevojë për banesë. Dhe në periudhën më të rëndë ata blejnë prona, pavarësisht nga fakti nëse bankat i financojnë apo jo. Ka klientë , të cilët kërkojnë leverdi në çmimet. Ata thonë: deri përpara 1 viti na kërkonin 100 mijë euro, tani mund ta blej këtë pronë për 60 mijë euro. Ata hyjnë në këto marrëveshje, të shtyrë nga ulja e madhe në çmimet. Grupi i tretë janë njerëzit, të cilët kërkojnë momentin spekulativ - ata i shtrëngojnë çmimet e shitësve, me qëllim të shesin këto prona pas 1-2 vjetësh. Me fjalë të tjera ata kanë në dispozicion “para të gjata” dhe pikërisht ata kontribuojnë për ruajtjen e tregut të pronave të patundshme.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Burgas po hapet një uzinë për automobila të blinduar

Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..

botuar më 24-10-01 5.10.PD

Pritshmëritë e biznesit janë ulur për shkak të mjedisit të pasigurt ekonomik

Në shtator, treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit në vend u ul me 1 pikë krahasuar me muajin gusht, për shkak të vlerësimeve më pak të favorshme në industri. Treguesi në sektor bie me 5.2 pikë dhe menaxherët raportojnë ulje të aktivitetit..

botuar më 24-09-30 1.41.MD

Bullgaria është ndër vendet me më shumë banesa

Bullgaria është ndër vendet me më shumë banesa, duke qenë në vendin e parë mes 24 vendeve evropiane. Sipas Indeksit të fundit Global Property të kompanisë ndërkombëtare të konsulencës “Deloitte”, ka 668 shtëpi për 1000 qytetarë bullgarë. Kështu,..

botuar më 24-09-30 9.44.PD