Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Politika sociale gjatë vitit të parë të qeverisjes së GERB-it

“Qeveria arriti të bëjë gjithçka të mundur që të mos pakësohen rrogat, pensionet dhe ndihmat sociale në kushtet e krizës, si edhe të mos rriten tatimet” – deklaroi ministri i punës dhe politikës sociale Totju Mlladenov
Foto: BGNES
Veprimet në fushën e politikës sociale gjatë vitit të parë të mandatit të qeverisë së GERB-it ishin përqendruar në kufizimin e papunësisë, rritjen e punësimit, mbrojtjen më efektive sociale të punonjësve dhe fillimin e bisedimeve për reformim të sistemit të pensionimit në Bullgari. Viti ishte shumë i rëndë për shkak të krizës ekonomike dhe financiare, e cila preku shumë bullgarë dhe biznesin. “Megjithatë qeveria arriti të bëjë gjithçka të mundur që të mos pakësohen rrogat, pensionet dhe ndihmat sociale në kushtet e krizës, si edhe të mos rriten tatimet – tha ministri i punës dhe politikës sociale Totju Mlladenov. – E arritëm këtë në saje të dialogut aktiv me partnerët socialë gjatë vitit të fundit.”

Si rezultat i këtij dialogu me sindikatat dhe punëdhënësit u miratuan dy paketa masash antikrizë, të cilat e mbështetën biznesin që të ndërpresë shkurtimin e vendeve të punës. Këto masa stimuluan dhe po vazhdojnë të stimulojnë tregun e punës, duke krijuar dhe mundësi për rritjen e kualifikimit të kuadrove. E gjithë kjo ndali rritjen e papunësisë, theksoi Totju Mladenov.

“Me dialogun aktiv në Këshillin kombëtar për bashkëpunim trepalësh, me paketat e masave antikrizë arritëm të ndalim rritjen e papunësisë, pika më e lartë e së cilës ishte gjatë muajit shkurt të këtij viti – me 10,26% të papunë nga popullsia aktive e vendit – shtoi ministri i punës. – E ndërpremë tendencën e rritjes graduale të papunësisë, e cila vazhdoi nga dhjetori i vitit 2008 deri më shkurt të vitit 2010. Gjatë të katër muajve të fundit papunësia u ul me 1% dhe tani është 9,26%.”

U ndërmorën masa dhe për mbrojtjen e të drejtave të punonjësve. Në kohën e krizës një pjesë e madhe prej tyre hyjnë në ekonominë ilegale dhe punojnë pa kontrata punësimi dhe pa sigurime. Kështu humbasin edhe punonjësit, edhe buxheti. Në tërë vendin bëhen kontrollime nga Kryeinspektorati i punës, Instituti kombëtar i sigurimeve, Agjencia kombëtare e të ardhurave për t’i kthyer punonjësit në sistemin e sigurimit social. Vetëm gjatë ditëve të fundit u konstatuan 240 raste të punonjësve pa kontrata punësimi me punëdhënësit. Gjoba për punëdhënësin është 15 mijë leva (ose 7 500 euro). “Kontrollimet do të vazhdojnë, madje po të duhet të përfshihem dhe unë në to” – siguroi ministri Mladenov. Deficiti në Institutin kombëtar të sigurimeve i detyrohet pikërisht mospagimit të sigurimeve sociale, të cilat duhet të jenë baza financiare e pagimit të pensioneve. Kontrolli në këtë fushë do të bëhet edhe më i rreptë gjatë muajve të ardhshëm. Një pjesë e veprimeve të ministrisë gjatë vitit të kaluar ishte drejtuar në ndaljen e mashtrimeve me ndihmat për njerëzit me çrregullime. Agjencia e ndihmës sociale ia ka dërguar prokurorisë informatë për ndihma dhe pensione për njerëz me çrregullime, të cilët nuk kanë të drejtën t’i marrin, por i kanë marrë. Si rezultat i kontrollit shpenzimet janë pakësuar me afro 2 milionë leva (1 milion euro) në muaj.

Gjatë vitit të parë të qeverisjes së GERB-it filluan dhe bisedimet për reformim të sistemit të pensionimit në Këshillin konsultativ që u krijua nga ministri Totju Mladenov dhe në të cilin përfshihen ekspertë nga ministria, nga sindikatat dhe punëdhënës. Tendencat demografike negative kërkojnë stabilizim të sistemit të pensionimit dhe mënjanim të dobësive në të. Propozimet që parlamenti do të diskutojë deri në fund të këtij viti parashikojnë rritje të stazhit të punës, i cili do të bëhet për femrat 37 vjet dhe për meshkujt 40 vjet, kufizim të rasteve të pensionimit të herët, si edhe bonuse për ata që do të mbeten në punë, megjithëse e kanë stazhin e nevojshëm për pensionim.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët u bënë zëvendës-kampionët botëror në debatet shkollore

Bullgaria u bë e dyta në debatet shkollore në Kampionatin Botëror në fund të korrikut në Beograd, Serbi. Në turne morën pjesë 68 shtete, përfshirë SHBA-në, Katarin, Kinën. Nxënësit bullgarë tanë mposhtën në debate shtete tradicionalisht të forta,..

botuar më 24-08-04 11.05.PD
Foto: Facebook / „Чудесата на природата: от семе до гора“

Mrekullitë e pyjeve bullgare janë paraqitur në Muzeun Historik Natyror të Çerni Osëm

Ekspozita "Mrekullitë e natyrës: nga fara deri në pyll" do të mund të shihet deri në fund të gushtit në Muzeun Historik Natyror të fshatit të Trojanit Çerni Osëm. Ekspozita paraqet procesin e lindjes së një pylli, bukurinë e pyjeve bullgare dhe..

botuar më 24-08-04 9.55.PD
Desisllava Hristozova

Mbipesha është një problem që mund të zgjidhet

"Mbi 60 për qind prej shoqërisë bullgare ka probleme me peshën. Obeziteti është si një ortek. Të jesh i shëndoshë është një stigmë. Shoqëria thotë se i pranon këta njerëz, por a është e vërtetë" - thotë Desisllava Hristozova, e cila është autore e..

botuar më 24-08-03 9.45.PD