Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

U inaugurua një monument i kosit në Bullgari

Monumenti i është kushtuar zbuluesit të bakterit të kosit doctor Stamen Grigorov
Foto: Darina Grigorova
Kosi, me të cilin Bullgaria është e njohur në botë, tashmë ka monument të vet. Ai u inaugurua para pak kohe nga ministri i bujqësisë dhe i ushqimeve Mirosllav Najdenov në kuadrin e ekspozitës tradicionale “Bota e qumështit” në Sofje. Monumenti i është kushtuar zbuluesit të bakterit të kosit “Lactobacillus bulgaricus” doctor Stamen Grigorov (1878 – 1945) dhe prof. Maria Stefanova, e njohur për përvojën e saj shumëvjeçare në përgatitjen e kosit bullgar.

Doktor Grigorov ka studiuar shkenca natyrore në Monpelie, kurse më vonë ka mbaruar mjekësi në Gjenevë. Ai është shkencëtari i parë, i cili në vitin 1905 përshkroi për herë të parë mikroorganizmin e thartë të qumështit, i cili shkakton fermentimin e domosdoshëm për prodhimin e kosit bullgar. Më vonë mikroorganizmi është quajtur “Lactobacillus bulgaricus” për nder të atdheut të zbuluesit të tij. Shkencëtari ka marrë oferta për punë prestigjioze në Zvicër dhe Brazil, por i ka refuzuar dhe ka mbetur në Bullgari. Sot pranë emrit zyrtar të këtij mikroorganizmi është shtuar dhe mbiemri i zbuluesit të tij Grigorov. Gjatë inaugurimit të monumentit ministri Najdenov vuri në dukje:

“Ky është zbuluesi i kosit në botë. Ne kemi shumë bullgarë të mëdhenj, por nuk janë shumë ata, të cilët kanë mbetur një gjurmë, e cila ekziston edhe sot e kësaj dite.”

Në mes të këtij viti hyri në fuqi standardi shtetëror bullgar për kosin. Kërkesa është që ai të përgatitet vetëm nga qumësht i papërpunuar prej lope, deleje, bualli, dhie ose nga qumësht i përzier. Në tharme duhet të ketë “Lactobacillus bulgaricus” ose “Streptococcus thermophilus”, të cilat të mos kenë pësuar modifikim gjenetik. Vetëm qumështi, i prodhuar sipas këtij standardi, mund të ketë etiketën “kos bullgar”. Sipas fjalëve të ministrit Najdenov deri tani vetëm 2–3 firma i përgjigjen këtij standardi.

“Në sajë të faktit se para pak kohe patëm guximin të krijojmë një laborator privat për tharme, në Bullgari tashmë u krijuan tre laboratorë për tharme”, tha në një intervistë për Radio Bullgarinë prof. Maria Stefanova:

“Në këtë mënyrë vendi ynë me të vërtetë fiton popullaritet jashtë – shton ajo. – Kur para disa vitesh Bullgaria mori vendim për të eksportuar kosin bashkë me tharmin, në një ambasadë bullgare u shprehën negativisht sa i përket mënyrës në të cilën e paraqitim vendin tonë. Kaluan mjaftë vite, shitëm me sukses shumë tharme në Japoni, Gjermani, Finlandë dhe përsëri e takova këtë njeri, i cili më kërkoi falje se është shprehur në këtë mënyrë për produktin tonë tradicional. Te ne tharmet e kosit duhet të jenë bullgare. Aktualisht në shumë vende në botë prodhojnë kos, por të gjitha mikroorganizmat janë marrë në mënyrë legale apo jo nga Bullgaria.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Darina Grigorova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sukses bullgar në Turneun Ndërkombëtar të Fizikanëve të Rinj në Budapest

Ekipi bullgar u prezantua në një nivel jashtëzakonisht të lartë gjatë Turneut Ndërkombëtar të Fizikanëve të Rinj (IYPT) në Budapest, ku morën pjesë 38 vende nga e gjithë bota. Fizikanët bullgarë fituan medaljet e argjendta ekipore. Kjo është..

botuar më 24-07-27 9.15.PD

Pranojnë aplikime për rezidencë për përkthyes letrarë në bullgarisht

Data 9 tetor është afati i fundit për aplikime për rezidenca kërkimore për përkthyes letrarë nga bullgarishtja në kuadër të projektit Archipelagos, njoftoi fondacioni "Faqja tjetër". Rezidencat do të zhvillohen në Shtëpinë e Letërsisë dhe..

botuar më 24-07-26 6.31.MD

Sofja, Varna dhe Burgas transmetojnë drejtpërdrejt hapjen e Lojërave Olimpike në Paris

Hapen zyrtarisht Lojërat e Olimpiadës së 33-të Verore në Paris. Me këtë rast, kreu i shtetit Rumen Radev ndodhet në kryeqytetin francez për të marrë pjesë në hapje, me ftesë të presidentit francez Emanjuell Makron dhe presidentit të Komitetit Olimpik..

botuar më 24-07-26 7.45.PD