Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja mes Moskës dhe Brukselit për gazsjellësin “Rryma Jugore”

KE nuk miratoi marrëveshjen nga vitit 2008 midis Bullgarisë dhe Rusisë për projektin “Rryma jugore”.
Foto: BGNES
Marrëveshja ndërqeveritare mes Bullgarisë dhe Rusisë për ndërtimin e gazsjellësit “Rryma Jugore” nga shkurti i vitit 2008 duhet të ndryshohet, kështu që kompani të treta të kenë akses te gazsjellësi. Kërkesa e Komisionit Evropian i ishte drejtuar Bullgarisë nga ana e zëdhënëses së Komisionit Evropian për problemet e energjetikës Marlene Holcner. Marrëveshja duhet të jetë në përputhje me legjislacionin evropian. Bëhet fjalë për Pakon e tretë energjetik nga viti 2009, i cili i detyron operatorët e infrastrukturës energjetike të sigurojnë akses për kompani të tjera. “Momenti më i ndjeshëm në këtë marrëveshje është aksesi i personave të tretë, të cilët nuk janë aksionarë, komentoi ministri i ekonomisë dhe energjetikës Trajço Trajkov. Qeveria bullgare e ka angazhimin të ndryshojë marrëveshjen me Rusinë që nga vitit 2008. Moska gjithashtu është informuar për ndryshimet të cilat duhet të bëhen dhe pret që të fillojnë negociata për këto probleme. Ministri Trajkov është i mendimit se marrëveshja ndërqeveritare nuk e pengon ekzekutimin e projektit “Rryma Jugore” nëse gazsjellësi funksionon sipas rregullave evropiane.

“Që në vitin 2008 ishte shkruar se në të ardhmen kompania e përzier do t’u sigurojë personave të tretë akses te tubacioni – komentoi për Radio Bullgarinë eksperti energjetik profesor Atanas Tasev. – Kështu që aktualisht Komisioni Evropian sikur troket në derë të hapur. Nuk është problem që kjo kërkesë të shkruhet, por në praktikë ajo nuk do të mund të realizohet – mendon profesori Tasev. – Do të flasim për kapacitet të lirë të tubacionit jo më se 20-30%. Në fakt BE-ja nuk do të fitojë shumë nga kjo. Askush nuk do të transportojë sasi suplementare të gazit nëpër tubacionin rus, sepse Rusia nuk e ka nënshkruar Hartën evropiane energjetike. Nëse Rusia e nënshkruan këtë Hartë, atëherë të gjithë kompanitë do të mund të transportojnë gaz nëpër tubacionet ruse dhe Rusia nuk do të mund të ruajë monopolin e saj.”

Shkaku konkret për reagimin e Brukselit u bë marrëveshja e nënshkruar mes Rusisë dhe Bullgarisë për krijimin e një kompanie të përbashkët për ndërtimin e gazsjellësit, e nënshkruar më 13 nëntor në Sofje. Kryeministri rus Vlladimir Putin personalisht erdhi në kryeqytetin bullgar.

“Rusia s’ka kohë – ajo është shqetësuar nga konkurrenca e fortë e terminaleve për gaz të lëngëzuar – shpjegoi profesori Tasev. – Përveç kësaj Evropa përpiqet që të ngushtojë tregun e gazit dhe kjo e vë projektin Nabuko në një mjedis shumë konkurrues. E kuptoj nervozizmin e Rusisë, ai njihej edhe gjatë bisedimeve. Në këtë situatë Bullgaria mund të negociojë për kushte më të mira.”

A në të vërtetë ndërtimi i “Rrymës Jugore ” do të ndihmojë për diversifikimin e resurseve energjetike te ne.

“Kjo që e bën Rusia është një projekt absurd nga pikëpamja ekonomike – mendon profesori Tasev. – Kjo është diçka shumë e shtrenjtë, mirëpo kështu Rusia përpiqet që t’i tregojë Evropës se është një furnizues besnik. Për ne ky nuk është diversifikim. Diversifikimi do të bëhet fakt me ndërtimin e lidhjes me sistemin turk. Tubacioni midis nesh dhe Rumanisë nga ana tjetër do të na lidhë me Evropën. D.m.th. do të jemi pjesëmarrës dhe një nga lojtarët e mëdhenj në këtë treg evropian sepse do të bëhemi pjesë e një sistemi të bashkuar. Në vend të dytë ne disponojmë me depo gazi. Në vitet e ardhshme lojtarët e mëdhenj do t’i menaxhojnë këta depo të gazit natyror. Me që ra fjala “Gazprom”-i tashmë u aktivizua në marrjen me qira të depove të gazit në Evropë. Kështu tregu do të ndryshohet në dobi tonë.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Georgi Kadiev

Georgi Kadiev nga e “Majta”: “Më mirë pres që të hyjmë në Eurozonë në vitin 2027”

Derisa të ardhurat mesatare të popullsisë të arrijnë 80% të mesatares evropiane, nuk duhet të hyjmë në Eurozonë. Së bashku me të shkon edhe inflacioni dhe duhet të ketë një rezervë. Këtë e deklaroi para BNR, Georgi Kadiev, ish-zëvendësministër i..

botuar më 24-06-27 2.48.MD

Bullgaria ende nuk i plotëson kriteret për eurozonën

Bullgaria plotëson 3 nga kriteret e Mastrihtit për anëtarësim në eurozonë, por ende nuk i përmbush objektivat e stabilitetit të çmimeve dhe inflacionit, sipas një raporti të Komisionit Evropian, transmeton BTA. Bullgaria nuk i plotëson ende..

botuar më 24-06-26 2.57.MD

Marrim 65.2 milionë euro nga BE-ja për të forcuar rrjetin e transmetimit të energjisë elektrike

Bullgaria do të marrë 65.2 milionë euro nga BE për një projekt për forcimin e rrjetit të transmetimit të energjisë elektrike në mbështetje të integrimit të energjisë së rinovueshme, sipas një deklarate nga Komisioni Evropian. Paratë janë pjesë e një..

botuar më 24-06-24 2.19.MD