Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Autostradat i japin rrugë shumëllojshmërisë biologjike

Ekspertët alarmojnë se rrjeti i dendur i autostradave në Evropë fragmenton gjithnjë e më shumë vendbanimet e kafshëve të egra dhe ndërpret lidhjet natyrore midis tyre.
Foto: wikipedia.org
Jetojmë në botën globale, në të cilën çdo pikë është lidhur me çdo pikë tjetër. Një pjesë prej këtyre lidhjeve janë autostradat – gjithnjë e më të shpejta dhe të dendura. Ato janë një lehtësi e madhe për lëvizje dhe biznes, por askush nuk dëshiron të jetojë pranë tyre. A keni menduar si ndikojnë autostradat në botën kafshore? Ekspertët alarmojnë se rrjeti i dendur i autostradave në Evropë fragmenton gjithnjë e më shumë vendbanimet e kafshëve të egra dhe ndërpret lidhjet natyrore midis tyre. Më të prekura janë kafshët e mëdha, territoret e të cilave përfshijnë qindra, madje mijëra kilometra katrorë. Për të korrigjuar egoizmin tonë u shfaqën nocione si “ura të gjelbra” dhe “korridore të gjelbra” që të rivendosin korridoret e ndërprera. Si duken urat e gjelbra dhe a ekzistojnë te ne, do të mësojmë nga Darina Zllatanova, doktoreshë e zoologjisë nga Shoqata për natyrën egër “Ballkani”.

“Rruga kalon në një tunel dhe përsipër kafshët mund të kalojnë mbi autostradë. Kjo është një rrugë mbi vetë autostradën, e cila siguron kalimin e kafshëve – shpjegon d-r Zllatanova. – Për shembull në Kroaci ka 11 pajisje të tilla, të cilat përdoren nga kafshët. Ne rekomandojmë ura të tilla të ndërtohen dhe në Bullgari. Tashmë janë parashikuar struktura të tilla në autostradën “Struma” që po ndërtohet. Gëzohemi se pas kundërshtimeve midis administratës së infrastrukturës rrugore dhe organizatave për mbrojtje të natyrës arritëm një bashkëpunim të mirë. Aq më shumë se këto janë kërkesat e Bashkësisë evropiane – në ndërtimin e strukturave të mëdha të transportit të merren parasysh nevojat e kafshëve dhe të natyrës në përgjithësi.”

Autostrada “Struma” tani për tani është e vetmja te ne që zgjidh kundërshtimin “autostrada – kafshë”. Ndoshta sepse është e para, rreth projektimit të së cilës u ngritën këto çështje të rëndësishme dhe sepse ajo kalon përmes Defileut të Kresnës – një rajon me shumëllojshmëri të madhe biologjike. Kundërshtimet ngadalësuan ndërtimin e saj, por ajo do të jetë më e suksesshmja në këtë fushë. Në dallim të autostradës “Trakia”, e cila kalon përmes tërë vendit, duke lidhur Sofjen me portin Burgas në Detin e Zi.

“Ndërtimi i autostradës “Trakia” filloi para shumë kohe dhe ndoshta për këtë shkak nuk është marrë parasysh ndërtimi i strukturave të posaçme për kalim të kafshëve – thotë Diana Zllatanova. – Prandaj me Ministrinë e Transportit filluam të punojmë së bashku dhe të caktojmë ku mund të ndërtohen pajisje të tilla, të cilat të lejojnë lidhjen midis popullimeve të kafshëve në dy anët e autostradës. Në studimet tona marrim në konsideratë ariun, sepse atje, ku mund të kalojnë arinjtë, mund të kalojnë të gjitha kafshët e tjera.”

Si kafshë më të mëdha ariu, ujku dhe rrëqebulli kanë territore më të mëdha individuale dhe për to kërcënimi i ndërpritjes së lidhjeve midis popullimeve është më i madh. Shoqata për natyrën e egër “Ballkani” dhe organizata të tjera ekologjike po bëjnë një monitorim të lëvizjes së popullimeve të llojeve të rralla të kafshëve rreth dy autostradave të mëdha që po ndërtohen te ne – “Trakia” dhe “Hemus”. Vëzhgimet kanë për qëllim të përcaktohen vendet më të përshtatshme për ndërtim të urave të gjelbra.

Pa një plan të posaçëm, autostrada “Hemus”, e cila lidh Sofjen me portin detar Varnë, nuk ndërpret lidhjet midis kafshëve të egra.

“Në pjesën e saj malore autostrada “Hemus” është më e përshtatshme për kalim të kafshëve të egra se sa “Trakia”. Ajo ka shumë tunele dhe ura, pa qenë planifikuar posaçërisht për këtë qëllim – shpjegon zonja Zllatanova. – Automobilat dhe kafshët në praktikë kalojnë në dy nivele të ndryshme. Pjesa e re e autostradës “Hemus” që do të ndërtohet nuk prek kafshët e mëdha. Për më të voglat parashikohen pajisje të posaçme, për shembull tuba për kalim nën rrugë. Kjo është shumë e rëndësishme veçanërisht gjatë migrimeve të zvarranikëve gjatë pranverës.”

Por ndërtimi i urave të gjelbra për kafshët e egra nuk mjafton. Është e rëndësishme që këto pajisje të përdoren në mënyrë të përshtatshme, paralajmëron zonja Zllatanova. Dhe jep një shembull nga Greqia. Në rajonin e qytetit Goce Delçev të Bullgarisë Jugperëndimore, në anën greke të kufirit është ndërtuar një urë e gjelbër, e cila lejon kalimin e arinjve në dy anët e kufirit. Mirëpo pika e rojës kufitare e ndriçon kaq shumë rajonin, se në praktikë jo vetëm arinj, pas asnjë lloj kafshësh të tjera nuk kalojnë në këtë urë të gjelbër, të ndërtuar posaçërisht për to.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Olimpiada e parë e Inteligjencës Artificiale mbledh 200 të rinj nga e gjithë bota në Bullgari

Bullgaria do të mirëpresë rreth 200 nxënës dhe të rinj nga e gjithë bota, të cilët do të marrin pjesë në Olimpiadën e parë Ndërkombëtare të Inteligjencës Artificiale, të krijuar nga bullgarët. Në garë kanë konfirmuar pjesëmarrjen 44 ekipe, dy prej..

botuar më 24-08-07 8.57.PD

Sipas një sondazhi, Sofja është vendi më i rehatshëm për një pensionist nga BE

Një studim i kompanisë së zgjidhjeve të biznesit "Moneypenny" tregon Sofjen si qytetin më të mirë për një evropian mesatar për të jetuar pas daljes në pension, shkruan revista "FORBES". Renditja merr parasysh faktorë të tillë si kostoja mesatare e..

botuar më 24-08-06 11.58.PD

Shumica e të rinjve tashmë e shohin zhvillimin e tyre JO jashtë vendit, por në Bullgari

Një shumicë e konsiderueshme e të rinjve në vendin tonë - 89%, e shohin zhvillimin e tyre në pesë vitet e ardhshme jo jashtë vendit, por në Bullgari, sipas një studimi të ri nga Agjencia e Analizës së Opinionit të Konsumatorëve JTN dhe Platforma..

botuar më 24-08-05 7.15.PD