Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Punëdhënësit në Bullgari presin ringjallje në tregun e punës

Manpower”, Bullgari, shpalli rezultatet e studimit të punësimit dhe të pritjeve të punëdhënësve në Bullgari për 3 muajt e para vitit 2011. Prognozat e biznesit në përgjithësi janë se në fillimin e vitit të ardhshëm ekonomia bullgare do të ringjallet dhe do të krijohen vende të reja pune. Ky studim zhvillohet në shtete të tjera të botës tashmë 47 vjet dhe është një nga studimet më prestigjioze të punësimit në botë. Ai përfshin rreth 64 mijë punëdhënës nga sektori shtetëror dhe privat në 39 shtete.

Për herë të parë Bullgaria hyn në këtë studim, i cili bëhet çdo 3 muaj dhe është tregues për këtë a punëdhënësit kanë ndër mend ta pakësojnë ose ta rritin numrin e nëpunësve të vet gjatë tremujorit të ardhshëm. Ishin anketuar 757 punëdhënës bullgarë në qytetet Burgas, Plovdiv, Ruse, Sofje dhe Varna. Nadja Vasileva, drejtorja e agjencisë “Manpower” për Bullgarinë, Serbinë dhe Kroacinë komentoi se punëdhënësit në Bullgari prognozojnë një rritje me tempe të ngadalta të numrit të nëpunësve të tyre. Dhe më saktësisht – 19% të punëdhënësve bullgarë presin rritje të nëpunësve të tyre, 15% prognozojnë pakësim, 65% nuk presin ndryshim. Zonja Vasileva shtoi:

“Duke pasur parasysh sektorët e ndryshëm të industrisë, të cilët hyjnë në studimin tonë, prodhimi është një nga degët që do të zhvillohen më mirë – tha ajo. Përveç kësaj optimistë janë edhe punëdhënësit në sektorin e financave dhe shërbimeve për biznesin. Pritet edhe një rritje të konsiderueshme të të punësuarve në tregti. Prognozat janë për pakësim të punëtorëve në restorantet dhe hotelet. Pakësim pritet edhe në sferën e ndërtimit, në sektorin shtetëror dhe në bujqësi.”

Optimistë të përmbajtur janë punëdhënësit nga rajoni i Plovdivit. Edhe sipas kolegëve të tyre nga Sofja numri i vendeve të reja pune do të jetë i vogël. Pesimiste janë prognozat për biznesin në Ruse dhe Burgas, deri sa në qytetin bregdetar Varna mendojnë se do të ketë njëfarë rritjeje të të zënave në punë në fillimin e vitit të ardhshëm. Për nga pritjet optimiste të punëdhënësve jemi para Greqisë, Çekisë, Rumanisë, Hungarisë dhe Sllovenisë. Nadja Vasileva shtoi se në krahasim me shtetet e tjera të gjerësive tona gjeografike Turqia është i vetmi shtet me një përqindje shumë të lartë të pritjeve pozitive për rritjen e punësimit.

Sipas studimit 1 nga çdo 7 bullgarë është i mendimit se do të braktis punën e vet në kërkim të një pune tjetër me pagim më të lartë. Në Bullgari ka specialistë të mirë në fushën e teknologjive kompjuterike dhe inxhinierisë dhe është e mundshme që këto kuadro të realizohen në shtete të tjera, tha Nadja Vasileva. Sipas saj, duke pasur parasysh situatën e vështirë nga pikëpamja ekonomike dhe demografike, edhe punëdhënësit edhe nëpunësit duhet të jenë më të zhdërvjellët në tregun e punës. Marija Temelkova, konsulente në “Manpower” tregoi shembuj:

“Këtë që punëdhënësit e bëjnë në kushtet e krizës është që të pakësojnë shpenzimet për trajnime – tha ajo. – Në kompanitë, në të cilat ka nevojë për trajnime të shpeshta të lidhura me produkte ose shërbime të reja, punëdhënësit veprojnë në mënyrë shumë të përmbajtur. Përveç kësaj për të mbajtur nivelet e pagave nuk bëhen shpenzime suplementar për transport ose ushqim të punonjësve. Përfaqësuesit e kompanive, me të cilat komunikojmë, thanë se për të mbajtur numrin e punonjësve dhe nivelet e pagave të tyre, ata presin nga përfitimet, të cilat iu kanë ofruar më parë punëtorëve të tyre.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Paga minimale do të rritet me 144 leva vitin e ardhshëm

Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..

botuar më 24-10-23 3.21.MD

FMN parashikon një inflacion prej 2.8% në Bullgari për vitin 2024

Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..

botuar më 24-10-22 6.30.MD

Qeveria e përkohshme do të zbatojë ligjin dhe paga minimale bëhet 1077 leva (545 euro)

Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..

botuar më 24-10-21 10.08.PD