Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tomisllav Donçev: “Informimi më i mirë i njerëzve për fondet evropiane bëhet nëpër vende”

Ministri mbi drejtimin e mjeteve nga Bashkimi Evropian Tomosllav Donçev
Foto: BGNES
Gjatë vitit 2011 në Bullgari do të shpallen procedura për përgjithësisht 5,5 miliardë leva 2,8 milionë euro mbi të gjitha programet e Bashkimit Evropian. Sipas fjalëve të ministrit mbi drejtimin e mjeteve nga Bashkimi Evropian Tomosllav Donçev, në sajë të përpjekjeve të kabinetit dhe të fushatës informative për popullarizimin e instrumenteve strukturore të Bashkimit Evropian, përvetësimin e mjeteve evropiane gjatë vitit 2010 është shumë herë më shumë në krahasim me fillimin e fushatës gjatë vitit 2008.

“Përvoja tregon se, duhet të investohet në më shumë takime me njerëzit dhe kjo nëpër vende - vuri në dukje Tomisllav Donçev. Sepse kështu kemi mundësinë në kontekstin e problemit konkret të konsultojmë zgjidhjen reale. Përpjekjet, të cilat i investojmë janë të lidhura jo vetëm me problemet e tanishme, por dhe me këtë të presim sfidat e së ardhmes. Unë jam i befasuar në mënyrë të këndshme se, pavarësisht nga të gjitha problemet mbi pagesat ose shpenzimet jo të rinovuara të beneficientëve mbi një program të dhënë operativ, rreth 30% nga pyetjet e tyre nëpër vende drejt nesh qenë të lidhura me të ardhmen e politikës së kohezionit, me këtë se cilat do të jenë prioritetet e Bashkimit Evropian për periudhën e ardhshme të programit, cila do të jetë struktura institucionale, e cila do të përgjigjet për shpërndarjen e mjeteve evropiane e të tjera. Është e gëzueshme, pavarësisht se nuk janë dhe shumë, se ka njerëz të cilët natyrisht që janë shumë mirë të informuar për fondet evropiane.”

Sipas Tomisllav Donçevit me projektet me financim evropian nuk mund të pritet një efekt i shpejt. “Vetëm konkursi për pranimin e dokumenteve mbi projekte me një financim evropian zgjat 2 muaj. Akoma po kaq minimum kërkon dhe vlerësimi. Kurse 1 projekt realizohet për 2 vjet”, sqaroi ai.
“Kjo, në të cilën duhet të investohet është një prani më e madhe në vend - nënvizoi përsëri Donçev. Kjo mundet të ngjajë dhe pa kompani të posaçme të tipit të kësaj, rezultatet e së cilës i përgjithësojmë aktualisht. Ekipi im dhe unë vet dhe përfaqësues të organeve drejtuese shpesh jemi në vend, në teren , jashtë çdo lloj kompanie. Më interesante është se, gjatë vitit të ardhshëm Bullgaria duhet të fillojë ndërtimin e 27 qendrave informative në një nivel rrethi - një formë më e sigurt dhe më e qëndrueshme për informimin e të gjithë qytetarëve për mundësitë, të cilat ekzistojnë. Që të mund secili i cili ka një ide konkrete ose pyetje, të drejtohet në vend drejt ekipit përkatës profesional prej 2-3 ekspertëve, që të mund të marrë drejtimin ose sqarim nëse ideja e tij është reale dhe a mundet të financohet. Me këtë krijohet një infrastrukturë unikale eksperte, e cila mbulon të gjithë territorin e vendit, e cila deri në një shkallë të madhe i le pa kuptim fushatat me një përpjesëtim më të gjerë për informimin e qytetarëve, sepse thjesht do të ketë një mundësi të tillë për informimin në teren.”

Në kuadrin e fushatës të informimit mbi financimin me para evropiane u zhvillua dhe një studim i Alfa Research-it, derisa bullgarët janë të njohur tanimë me to. Sipas fjalëve të Genoveva Petrovës nga agjencia të dhënat tregojnë se: “Ndaj muajit dhjetor 2010 njohje e bullgarëve me instrumentet evropiane për financim si një fond të kohezionit, politika regjionale e kështu me radhë është 13%. Në periudhën e fushatës informimi i tyre është rritur mesatarisht me 3 deri më 4%.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një tjetër donacion i madh nga Bullgaria për Prespën e Vogël

Një tjetër donacion i madh për komunën shqiptare të Prespës së Vogël është bërë nga Fondacioni “Kujtesa Bullgare” më 14 shtator në fshatin Globoçeni të Komunës së Pustecit. Fondacioni siguroi një kontejner mjekësor të pajisur plotësisht për fshatin..

botuar më 24-09-24 4.34.MD

"Survivor" bullgar ose ndryshe si mbijetojnë banorët e fshatit Radevo

Fshati Radevo ndodhet në Bullgarinë Verilindore, jo shumë larg nga kryeqyteti ynë detar dhe po ashtu qytet i madh turistik - Varna, distanca është rreth 30-40 minuta me makinë. Në Radevo ka jo më shumë se 60 banorë, shumica e të cilëve janë mbi 60-70..

botuar më 24-09-24 7.25.PD

Fshati Gomotarci ruan gjallë kujtesën dhe traditat e prodhimit të verës, por ka edhe jo pak probleme

Fshati Gomotarci në Vidin ka një histori të çuditshme. Dikur ndodhej në një vend tjetër, kilometra larg nga aty ku është tani. Pasi një murtajë e tmerrshme goditi një pjesë të madhe të banorëve të tij, të mbijetuarit vendosën të digjnin shtëpitë e tyre..

botuar më 24-09-21 8.30.PD