Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ulje e lindshmërisë gjatë vitit 2010

Foshnja e fundit për vitin 2010 - Georgi Savov.
Foto: BGNES
Pas bumit të lindshmërisë gjatë vitit 2009, gjatë vitit 2010 vëzhgohet një ulje e vogël. Këtë e deklaroi kryeredaktorja e revistës “9 muaj” d-r Antonia Grigorova në fund të fushatës së 12-të, kushtuar foshnjave të lindura në fund të vitit të kaluar dhe në fillim të Vitit të Ri. Sipas të dhënave të revistës numri i foshnjave të lindura gjatë vitit 2010 mund të krahasohet me atë të vitit 2007 dhe 2008. Në krahasim me vitin 2009 foshnjat e lindura janë me rreth 3 100 më pak. Kjo tendencë ndihet jo vetëm në qytetet e vogla, por dhe në ato të mëdha. Spitalet me më shumë foshnja të lindura janë në Sofje – ato janë “Shejnovo”, “Majçin Dom” dhe “Sveta Sofia” Megjithatë edhe atje lindjet janë me rreth 1000 më pak në krahasim me vitin 2009.

“Kjo nuk është statistikë zyrtare, kurse të dhëna paraprake, me të cilat e përvijojmë tendencën, e cila ripohohet zyrtarisht dhe nga Instituti Kombëtar i Statistikave – shpjegon zonja Antonia Grigorova. – Sivjet nuk kishte konkurrencë për foshnjën e parë të vitit 2011. Pretenduesi është një dhe lindi dy minuta pas mesnatës më një janar 2011 në “Majçin Dom” në Sofje, me peshë 3 100 kilogramë dhe lartësi 51 centimetra. Sa për foshnjën e fundit të vitit 2010 ajo gjithashtu ishte pa konkurrencë. Në orën 23:25 në qytetin pranë Danubit Ruse lindi djali Georgi Savov.”

Përveç uljes së lindshmërisë shqetësime shkakton dhe mosha mesatare e lindjes së foshnjës së parë – rreth 29 vjeç. Sipas të dhënave të revistës “9 muaj” ajo është më e lartë në Sofje, kurse më e ulët është në Bullgarinë Juglindore. Po rritet dhe numri i binjakëve, i trinjakëve etj. Zakonisht ky është rezultat i metodës in vitro.

“Këta janë fëmijë shumë të pritur, të lindur nga gra në moshë të pjekur, me shumë sëmundje suplementare, të cilat duan të lindin me çdo kusht fëmijë të shëndetshëm – shpjegon d-r Valentina Grigorova – zëvendës drejtoreshë e spitalit të parë të specializuar “Sveta Sofia”. Gratë, që lindin në një moshë të pjekur kërkojnë më shumë vëmendje dhe kujdes. Kjo, që e dallon spitalin tonë nga të tjerat, është lindja në vaskë. Kohët e fundit ndaj kësaj lindjeje po vëzhgohet një interes i madh, sidomos nga pacientet, të cilat dëshirojnë të lindin në mënyrë të natyrshme. Po rritet në një mënyrë të konsiderueshme numri i atyre, të cilët nuk dëshirojnë aspak ndihmë nga ana e gjinekologëve. Ato madje nuk na japin mundësi të kuptojmë se kur duhet të marrim pjesë në procesin e lindjes.”

Gjatë vitit 2011 do të startojë një projekt, për të cilin tashmë është arritur marrëveshje me ministrin e shëndetësisë Stefan Konstantinov për krijimin e një regjistri elektronik në internet, ku në kohë reale do të regjistrohen të gjitha lindjet. “Një regjistër të tillë do të ketë në një pjesë të madhe të vendeve evropiane, shpjegon d-r Ivan Kostov, drejtor ekzekutiv i spitalit të dytë të specializuar “Shejnovo.”

“Me siguri ky është një projekt, i cili do të ndihmojë për t’u bërë një analizë statistikore se sa dhe çfarë fëmijë lindin në shtet. Pronar i regjistrit do të jetë Ministria e Shëndetësisë. Do të ketë lidhje dhe me Arkën e Shëndetësisë. Ideja është që mjeku, i cili do të asistojë gjatë lindjes, të shënojë të dhënat e foshnjës dhe të nënës. Pritjet e mia janë se më vonë deri në mesin e vitit 2011 ky regjistër do të funksionojë në territorin e tërë vendit.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Darina Grigorova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qyteti Maxharovo në Rodope pret Festivalin e Shkabës

Lojëra, shfaqje filmash, vëzhgim zogjsh dhe koncerte në ajër të hapur janë vetëm disa nga ngjarjet në kuadër të Edicionit të Shtatë të Festivalit të Shkabës, i cili do të mbahet nga 6 deri më 8 shtator në qytetin e Maxharovos. Festa do të shënojë..

botuar më 24-09-01 9.15.PD

Katedralja Patriarkale “Shën Aleksandër Nevski” po kremton festën e saj verore

Shenjtëria e tij, Patriarku bullgar dhe Mitropoliti i Sofjes Daniil, kryesoi Liturgjinë e Shenjtë festive, së bashku me peshkopin Pahomi të Branicës, Peshkopin Gerasim të Mellnikut dhe priftërinjtë e Kishës Ortodokse Bullgare. Shërbesa solemne..

botuar më 24-08-30 12.43.MD

Sa kushtojnë zgjedhjet në Bullgari?

Në fund të tetorit, për herë të dytë këtë vit, na presin zgjedhjet për deputetë , këtë herë për Asamblenë e 51-të Kombëtare. Politikanët në Bullgari e kanë gjithnjë e më të vështirë të udhëheqin atë që po ndodh në vend Që nga fillimi..

botuar më 24-08-29 12.12.MD