Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shëndetësia elektronike bëhet domosdoshmëri

Ministri bullgar i shëndetësisë d-r Stefan Konstantinov (në mes) dhe komisionari evropian për shëndetësinë John Dalli hapën konferencën për zhvillimin e shëndetësisë elektronike në Bullgari, në të cilën ishte e pranishme dhe ambasadorja e Hungarisë Judit Lang.
Foto: BGNES
Një nga sfidat para shëndetësisë bullgare është aplikimi i në Bullgari, është i ngadaltë. Për katër vjet u bënë përpjekje për aplikim të shërbimeve të ndryshme elektronike në shëndetësi. Kështu për shembull u bënë karta dhe dosje shëndetësore të 40 mijë nëpunësve shtetërorë dhe vetëm për këtë u dhanë 1,2 milionë leva (600 mijë euro). Tani nuk është e qartë sa prej tyre përdoren realisht. Arka kombëtare e sigurimit shëndetësor shpalli në mes të vitit 2009 se nis një portal shëndetësor elektronik dhe janë përpunuar dosje shëndetësore elektronike për 6,5 milionë veta, të cilat do të jenë të aksesshme si për ta, ashtu edhe për mjekët familjarë. Vlera e projektit ishte 225 mijë euro, por sistemi nuk përdoret.

“Sistemi nuk është paraqitur mirë para shoqërisë – shpjegon d-r Ivan Kostov, këshilltar i ministrit të shëndetësisë. – Bëhet fjalë për portalin elektronik të Arkës kombëtare të sigurimit shëndetësor. Puna e specialistëve të arkës është ta përfundojnë projektin dhe të shihet nëse ai është i përshtatshëm për përdorim tani.”

Ndërkohë bullgarët vazhdojnë të mbajnë me vete kartat shëndetësore prej letre, duke vizituar mjekët e tyre familjarë, të tjerë sjellin dhe dosje të mëdha me analiza mjekësore, të dhëna për alergji, imunizime, medikamente të rekomanduara etj. – të gjitha këto gjëra mund të gjejnë vend në sistemin e shëndetësisë elektronike dhe do t’u kursenin shumë kohë dhe përpjekje edhe mjekëve, edhe pacientëve. Përfshi dhe mjete për analiza mjekësore, të cilat tashmë janë bërë. Atëherë pse ende nuk ka shëndetësi elektronike në Bullgari? Aq më shumë se si anëtar i BE-së, vendi ynë duhet të aplikojë planin për shëndetësinë elektronike të KE-së. Me sa duket, bëhet fjalë për masa administrative, financiare dhe normative. Në Bullgari ekziston dhe një fondacion “Shëndetësi elektronike”, është përpunuar dhe një strategji për aplikim të shëndetësisë elektronike. Një sinjal se reformat do të fillojnë është forumi i gjashtë regjional për shëndetësinë elektronike, i cili u zhvillua javën e kaluar në Sofje. Në të mori pjesë dhe komisionari evropian për shëndetësinë John Dalli. Ai theksoi se shëndetësia elektronike është prioritet i planeve evropiane për zhvillim dhe një komponent i rëndësishëm i shoqërisë së informacionit. U nënvizua gjithashtu se aplikimi i shëndetësisë elektronike do të kontribuojë për harxhimin më efektiv të mjeteve në këtë fushë, do të sigurohet një cilësi më e lartë e shërbimeve shëndetësore. Sipas komisionarit Dalli qeveritë e vendeve anëtare të BE-së duhet të investojnë më shumë në inovacione në këtë sektor dhe të punojnë për krijimin e modeleve të njëjta për të kursyer kohë dhe përpjekje. Në forum u prezantuan praktikat më të mira evropiane dhe drejtimet e zhvillimit të teknologjive të informacionit me qëllim përmirësimin e shëndetit të njerëzve. “Në Bullgari janë bërë jo pak gjëra në fushën e sistemeve të informacionit, por tani erdhi koha që të përpunohet një projekt më i madh, i cili t’i bashkojë”, komentoi ministri bullgar i shëndetësisë Stefan Konstantinov. Sipas tij me mbështetjen e KE-së Bullgaria duhet të përpunojë një sistem të integruar të informacionit, i cili të bashkojë projektet për kartën elektronike të pacientit, për dosjen shëndetësore elektronike, si edhe telemjekësinë. Sistemi duhet të lidhë Arkën kombëtare të sigurimit shëndetësor, Institutin kombëtar të sigurimeve dhe Agjencinë kombëtare të të ardhurave.

“Shëndetësia bashkëkohore është e pamundur pa teknologjitë moderne të informacionit dhe komunikacionit – tha Blagoj Mirov, shef i drejtorisë “Shëndetësia elektronike” pranë Ministrisë së Shëndetësisë. – Duke bërë krahasim me vendet e tjera evropiane, ne shohim se çfarë është bërë dhe çfarë nuk është bërë në Bullgari. Duhet të marrim shembull nga praktikat e mira në këtë fushë dhe t’i aplikojmë te ne.”

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD
Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova hapi një ekspozitë për Trakinë e lashtë në Muzeun Getty

Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..

botuar më 24-11-04 9.46.PD