Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Njohje e shumëpritur për pafajshmërinë e infermiereve bullgare në Libi

Foto: arkiv
Në kulmin e trazirave në Libi një nëpunës i lartë i Xhamahirisë shpalli se infermieret bullgare të akuzuara për infektimin me paramendim të më se 400 fëmijëve libianë me virusin e SIDA-së janë të pafajshme. Ish ministri libian i drejtësisë Mustafa Mohamed Abdelxhalil shpalli në një intervistë për kanalin satelit “Al Xhazira” se regjimi i Kadafit është i fajshëm për infektimin e fëmijëve në Bengazi. Abdelxhalili e përmendi rastin si shembull për një nga krimet e kryera nga regjimi kundër popullit libian.

Pas 8 vjetëve burgim dhe torturave të shumta 5 infermieret bullgare dhe një mjek palestinez, të cilët ishin dënuar për vdekje, në vitin 2007 u liruan pas negociatave të vështira midis BE-së dhe Muamar Kadafit. Pjesa finale e bisedimeve u zhvillua nga presidenti francez Nikolla Sarkozi. Gjatë bisedimeve Bullgaria ishte detyruar t’i falë Libisë një borxh të vjetër prej 130 mln dollarë. Më vonë, në Francë, u bë e qartë se për lirimin e infermiereve një rol të madh luajti ftesa e Muamar Kadaifit në Francë. Vizita e kreut të Xhamahirisë në Paris një vit më vonë shkaktoi një valë zemërimi në shoqërinë franceze.

Bullgaria ishte e kënaqur sepse pas negociatave të shumta në fund të fundit ishin shpëtuar 6 jetë të qytetarëve bullgarë. Snezhana Dimitrova, Valja Çervenjashka, Kristijana Vëlçeva, Valentina Siropulo, Nasja Nenova dhe Ashraf Haxhuxh më në fund u liruan. Por në zemrat e të gjithëve mbeti një dhembje e madhe – pafajshmëria e tyre kurrë nuk ishte pranuar nga Gjyqi Libian. Për shkak të propagandës libiane për shumicën e njerëzve në botën arabe ata mbetën vrasësit e shumë fëmijëve. Mjeku palestinez kërkoi drejtësi në Gjyqin e Parisit dhe në atë të Hagës, infermieret bullgare – në Gjyqin e Sofjes. Sipas tyre fajtori i vërtetë është Muamar Kadafi. Për shkaqe objektive këto çështje deri tani kishin vetëm karakter simbolik. Por pas fjalëve të ish ministrit libian të drejtësisë çështjet gjyqësore në të vërtetë mund të zhvillohen dhe më në fund e vërteta do të dalë në sheh. Infermieret bullgare dhe mjeku palestinez, të torturuar në mënyrë karakteristike për Mesjetën, që i mbajnë akuzën më të rëndë – për vrasjen e fëmijëve, e kanë të drejtën e këtij dëmshpërblimi moral.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Facebook / „Чудесата на природата: от семе до гора“

Mrekullitë e pyjeve bullgare janë paraqitur në Muzeun Historik Natyror të Çerni Osëm

Ekspozita "Mrekullitë e natyrës: nga fara deri në pyll" do të mund të shihet deri në fund të gushtit në Muzeun Historik Natyror të fshatit të Trojanit Çerni Osëm. Ekspozita paraqet procesin e lindjes së një pylli, bukurinë e pyjeve bullgare dhe..

botuar më 24-08-04 9.55.PD
Desisllava Hristozova

Mbipesha është një problem që mund të zgjidhet

"Mbi 60 për qind prej shoqërisë bullgare ka probleme me peshën. Obeziteti është si një ortek. Të jesh i shëndoshë është një stigmë. Shoqëria thotë se i pranon këta njerëz, por a është e vërtetë" - thotë Desisllava Hristozova, e cila është autore e..

botuar më 24-08-03 9.45.PD

Për çfarë është një vizë e tipit C?

Radio Bullgaria në një seri botimesh jep informacion për të ndihmuar mysafirët e vendit tonë nga jashtë. Vizat janë një çështje për të cilën interesohen njerëzit që udhëtojnë nëpër botë. Përgjigja varet nga cili vend dhe për sa kohë do të vizitojnë,..

botuar më 24-08-01 7.20.PD