Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryebashkiakja e qytetit Dobriç Detelina Nikollova

Foto: detelinazadobrich.com
Puna është zanati i saj, jo rastësisht shokët e të afërmit e konsiderojnë Detelinën Nikollovën si maniake pas punës. Ka një përvojë të madhe në pushtetin vendas, ndërsa si kryebashkiake e qytetit Dobriç, Bullgari Verilindore, ajo është e patundur në vendimet e saj, ambicioze dhe nuk dorëzohet para vështirësive. Detelina Nikollova është një njeri pozitiv dhe i hapur, nuk e adhuron tradhtinë dhe nuk toleron hipokrizinë. I pëlqen puna me profesionalistë dhe respekton mendimin e secilit prej tyre. Megjithëse është shumë e dhënë pas punës, gjen kohë për familjen, e cila është gjëja më e rëndësishme për të në botë.

“Kam një djalë dhe një nip, me të cilët krenohem – thotë Detelina Nikollova. – Bashkëshorti im, pilot nga forcat ajrore-ushtarake, gjithmonë më përkrah dhe i jam shumë mirënjohëse për këtë. Kam pasur vështirësi në jetë, por pikërisht ato më kanë bërë njëri të fortë. Më bëhet qejfi që të gëzojë të tjerët, bile në momentet e vështira, sepse dua t’i shoh njerëzit me buzë në gaz. Kur bisedon me dikë duhet ta bësh njeriun përballë teje të ndihet të rëndësishëm. Jam e mendimit se kjo është gjëja e parë, që e kërkoj në marrëdhënie. Si çdo maniaku pas punës, as mua koha më mjafton, por gjej orë të lira për lexuar poezi. Ndonjëherë vetë unë shkruaj, duke dëgjuar muzikë. Mbase më vonë do të mbledh të gjitha shkrimet e mia. Gjithsesi jam realiste. Marr parasysh gabimet e të kaluarës që t’i mos përsërisë në të ardhmen.”

Thuhet se Dobriçi nuk është vetëm një qytet rrethi, por edhe zemra e Dobruxhës së Artë ose e të ashtuquajturit rajon verilindor të vendit “drithnik i Bullgarisë”. Detelina është rritur atje dhe e njeh mirë rajonin. Që nga vitet 80-të të shekullit të kaluar ka zënë poste të ndryshme në administratën vendase. Dëshira e saj të jetë në dobi të të tjerëve, nxiti kandidaturën për kryebashkiak të qytetit:

“Vendimin të bëhem kryebashkiake e mora vështirësisht, pohon Detelina Nikollova. – E bëra këtë hap, sepse gjithmonë kam punuar në dobi të njerëzve. Nga puna e mëparshme si sekretare e bashkisë mësova shumë gjëra. Isha para zgjidhjes së çështjeve të rëndësishme. Bindja e brendshme ishte se i kam cilësitë dhe potencialin të ndryshoj qytetin tim drejt së mirës. Patjetër kërkova këshillë nga familja, sepse për mua më të rëndësishëm janë të afërmit dhe shokët. Të gjithë ata e panë këtë pozitivisht dhe kjo doli sfida më e madhe për mua. E dija se jem njeri, i cili mund të përballojë vështirësitë. Kështu gjatë vitit 2003 fitova zgjedhjet vendase dhe u bë kryebashkiake e Dobriçit, tashmë jam në mandatin e dytë. Jo vetëm i do njerëzit nga qyteti dhe vetë ai si vendlindje, por realisht ndryshuam shumë gjëra me kolegët nga ekipi im. Gëzohem se njerëzit e shikojnë këtë.”

Qyteti Dobriç ka tradita shumë të mira kulturore. Çdo vit atje zhvillohen pesë festivale me pjesëmarrje ndërkombëtare. Njëri prej tyre është festivali muzikor “Shpresat, talentet dhe mjeshtërit”, i cili mbahet më shumë se 15 vjet dhe mbledh pjesëmarrës nga pesë kontinente. Prej dy vjetëve përsëri zhvillohet konkursi i baletit për të rinjtë, që nga ana e vet ringjalli shkollat e baletit për fëmijë. Po ashtu mbahen festivale folklorike dhe pop-rock.

Si qyteti Dobriç mbetet gjallë, kur tendenca demografike tregon se të rinjtë në masë të gjerë largohen nga vendet e vogla?

Sipas fjalëve të Detelina Nikollovës shpopullimi i këtyre rajoneve është një shenjë e keqe si për zhvillimin ekonomik të vendit, ashtu dhe për atë demografik. “Ne, pushteti vendas, punojmë për mbajtjen e të rinjve në vend, duke investuar në arsim dhe duke krijuar kushte për biznes, thotë Detelina Nikollova. – Që të hapem vende pune për të rinjtë, rinuam stafin e administratës bashkiake. Zhvillimi i shërbimeve sociale hapi mundësinë që shumë të rinjtë të fillojnë punë në këtë fushë. Kështu bashkia u bë punëdhënësja kryesore dhe me të vërtetë bën shumë për të tërhequr investime të reja. Punojmë shumë aktivisht me të rinjtë për të ndërtuar strategji. Përpiqemi të lidhim arsimin me kërkesat e tregut dhe në këtë lidhje jemi takuar shpeshherë me punëdhënësit vendas. Përpiqemi të ndjekim kërkesat e të rinjve dhe u bëjmë pyetje se çfarë aktivitete presin. I përkrahim jo vetëm në mënyrë organizative, por edhe në atë financiare. Sa i përket pyetjes a ka mundësi që qyteti Dobriç të shpopullohet, nuk e besoj këtë. Tendenca tregon se te ne lindshmëria është më e lartë se vdekshmëria. Gjatë 4 vjetëve të fundit kemi shtim pozitiv të popullsisë dhe jam e bindur se Dobriçi do të bëhet një prej qyteteve të mëdha. Kam për qëllim të krijoj një mjedis të mirë, në të cilin secili mund të jetojë, punojë dhe mësojë, dhe jo vetëm kjo – kam ambicie Dobriçi të bëhet një vend turistik, sepse është zemra e Dobruxhës së Artë. Mirë se vini në Dobriç, ku njerëzit ju presim me bujari.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Darina Grigorova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ivajllo Vëllçev

Ivajllo Vëllçev: eurodeputeti për herë të parë

Të martën ishte sesioni i parë konstituiv i Parlamentit të ri Evropian për konstituimin e Parlamentit të ri, krijimin e komisioneve parlamentare dhe zgjedhjen e kryetarit të ri të institucionit. Kandidatura e Ursula von der Leyen për presidente të..

botuar më 24-07-17 6.05.PD

Specialistë të gjuhës bullgare nga tre kontinente shkëmbejnë përvojë dhe fitojnë njohuri në një seminar në Veliko Tërnovo

Specialistë të gjuhës bullgare nga 32 vende nga tre kontinente marrin pjesë në seminarin trejavor për gjuhën dhe kulturën bullgare, i cili filloi sot në Universitetin e qytetit Veliko Tërnovo. Sipas korrespondentit të BNR-së në kryeqytetin e vjetër,..

botuar më 24-07-15 5.14.MD

Arkitekti Rumen Xhagarov restauroi një shtëpi të vjetër dhe u kthye në fshat si një protestë kundër krizës demografike

Në Bullgari ka 5257 vendbanime, sipas regjistrit të Institutit Kombëtar të Statistikave nga viti 2021. Prej tyre, afro 5000 janë vendbanime të vogla, por sipas statistikave, çdo vit “vdes” nga një fshat bullgar sepse prej tij është larguar edhe banori i..

botuar më 24-07-15 7.30.PD