Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vështrimi artistik i piktores Maria Djankova në ekspozitën e saj të parë

Foto: Maria Peeva
Peizazhe, natyrë e qetë, figura grash, kafshë – vepra artistike, në të cilat ka kontraste të forta dhe ngjyra karakteristike. Ato ishin prezantuar më 17 qershor në galerinë e Sofjes “Debutimi”, ku autorja – piktorja e re Maria Djankova shfaqi ekspozitën e vet të parë. Pikturat tregojnë vështrimin artistik të autores 17 vjeçare dhe janë krijuar gjatë këtij viti dhe gjatë vitit të kaluar. Vetë ajo i zgjodhi veprat sepse sipas saj pikërisht ato janë pikturat, të cilat shfaqin në mënyrë më të mirë botëkuptimin e saj dhe tregojnë nivelin më të lartë të kërkimeve të saj artistike.

Maria Djankova është nxënëse në Gjimnazin e Artit Figurativ të Sofjes, në degën “Arti Figurativ”, në klasën e Atanas Tashevit. Është mbajtësja e disa çmimeve dhe ka marrë pjesë në shumë ekspozita. I pëlqejnë veprat e mësuesve të saj dhe pikturat e artistit bullar Nikollaj Majstorov. Duke folur për piktorët e huaj ajo shpjegoi se i pëlqejnë më shumë francezi Poll Gogen dhe ekspresionisti austriak Egon Shile. Vajza e talentuar na tregoi për interesin e vet për ngjyrat, bojërat dhe kanavacat:
“Vizatoj që kur isha shumë e vogël. Gjyshi im pëlqente shumë vizatimet e mia dhe më inkurajonte. Kjo më motivoi dhe fillova të merrem më seriozisht me vizatimin. Në familjen time nuk ka njerëz të artit, por mendoj se kam talent dhe më e rëndësishmja është se përpiqem ta zhvilloj këtë talent.”

Maria shpjegoi se ngjyrat shfaqin gjendjen shpirtërore të piktorit, me anë të tyre ai flet për botën. Dëshira e Mirias është që të vazhdojë të studiojë në Akademinë e Artit Figurativ në Sofje, sepse arti figurativ është stili, në të cilin ajo ndihet e lirë dhe di si të shprehet.

Një pjesë e kompozimeve janë frymëzuar nga puna në shkollë, sepse atje shpesh vizatohen figura grash “nudo”. “Njëherë kishim ndonjë temë, por nuk më vizatohej. Atëherë imazhet e grave nga dita e mëparshme u shfaqën në vetëdijen time dhe u transformuan në një mënyrë të veçantë në kanavacë”. Piktura të tjera nga ekspozita janë krijuar gjatë forumeve të ndryshme të piktorëve në vend dhe jashtë shtetit. “Nëse një pikturë është e mirë, kjo do të thotë se vendi, ku është krijuar ka pasur diçka të veçantë dhe kështu piktura është krijuar me dëshirë. Çdo një vend ka një atmosferë të vetë dhe në se kjo atmosferë ndihet nga kanavaca, kjo do të thotë se detyra është kryer me sukses.”

“Duhet të them se gjëja tjetër e rëndësishme për mua është muzika – tha Maria. – Në kohën time të lirë më pëlqente të shkojë në koncerte, kryesisht të muzikës “rock”. Muzika më frymëzon. Gjithmonë kur vizatoj dëgjoj muzikë. Kisha një periudhë kur vizatova shumë zezakë dhe atëherë dëgjova muzikë afrikane. Kjo më ndihmonte të zhytem më thellë në atmosferë. Kur filloj diçka kurrë nuk di si do ta përfundojë dhe në këtë moment muzika më ndihmon, nganjëherë ajo ndryshon tërë pikëpamjen time ndaj pikturës.”

Maria Djankova shpjegoi se i pëlqejnë më shumë pikturat e saj me dema. “I bëra shumë shpejt pa skicim paraprak”. Sipas saj është e rëndësishme të njihet karakteri i kafshës sepse kështu puna shkon më lehtë. Ajo ka ndër mend në të ardhmen të zhvillojë temën e kafshëve në pikturat e veta.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
По публикацията работи: Anna Kapitanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kujtimi i basit të operës Boris Hristov si emblemë e Bullgarisë nga fundi i shekullit të XX-të

Një ekspozitë fotografike kushtuar personalitetit të basit të madh bullgar të operës Boris Hristov mund të shihet deri më 28 gusht në Sofje. Ekspozita organizohet nga departamenti "Kultura, Arkeologjia dhe Trashëgimia Kulturore" e Bashkisë së..

botuar më 24-08-25 10.15.PD

Lutierë nga e gjithë bota do të mblidhen në Kazanllëk në vitin 2025

Qyteti i Kazanllëkut, i vendosur në Luginën Bullgare të Trëndafilave, është zgjedhur për të pritur në vitin 2025 Konkursin Ndërkombëtar të Lutierëve të Violinës, Violës, Violonçelit dhe Kitarës. Forumi do të mbahet gjatë Festivalit të njohur të..

botuar më 24-08-25 7.30.PD

Një shkollë grafiti në Varna përmbys idetë e njerëzve për këtë lloj arti

Që nga viti 2019, në Varna funksionon një shkollë, qëllimi i së cilës është të kapërcejë stereotipat dhe idenë e grafitit si diçka e shëmtuar, e ndyrë dhe e pakuptueshme. I ngjashëm, natyrisht, është edhe qëndrimi ndaj piktorëve të grafitit, të cilët..

botuar më 24-08-18 10.15.PD