Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ju prezantojmë pianisten Milena Mollova

Përveç me talent, prof. Mollova dallohet me një kureshtje të pafund krijuese dhe me një aftësi të jashtëzakonshme pune. Lindi në qytetin Shumen të Bullgarisë Veriore. Filloi t’i binte pianos qysh 5 vjeçare, në moshë 13 vjeç debutoi si soliste e Filarmonisë së Sofjes me Koncertin për piano dhe orkestër numër 3 të Bethovenit. Ndër dallimet profesionale në biografinë e saj janë çmime nga shumë konkurse prestigjioze – “Çajkovski” në Moskë, “Margarita Long-Zhak Tibo” në Paris, konkursi “Bethoven” në Vjenë. Ka dhënë koncerte në tërë Evropën, në SHBA, Japoni, Kubë, Indi – si soliste e orkestrave prestigjioze dhe me programe me vete.

Për të mësuar më shumë hollësi për shfaqjet e fundit të profesoreshës Mollova dhe për të dëgjuar interpretime të saj, klikoni ikonën AUDIO.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Albena Bezovska


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Njeriu më i lumtur” nis “Turneun më të lumtur”

Këngëtari në zë Grafa më 28 qershor nis “Turneun më të lumtur” me një koncert në Teatrin Veror në qytetin Stara Zagora. Në thelbin e turneut të madh veror të Vlladi Ampov – Grafa, është koncepti i koncertit të tij spektakolar në Stadiumin Kombëtar..

botuar më 24-06-28 1.15.MD

"100 arsye"

Kemi të paktën “100 arsye” për ta dashuruar Maria Ilievën, e cila e priti verën me një turne të ri me të njëjtin emër. Në serinë e koncerteve, që nisi më 21 qershor në Stara Zagora,ylli i muzikës bullgare pop performon si hitet e saj më të mëdha,..

botuar më 24-06-27 6.20.PD

Orlin Goranov shënon 50 vjetorin në skenë me një turne

I preferuari i disa gjeneratave, magjepsësi i përjetshëm me zë prej kadifeje, Orlin Goranov, shënon 50 vjetorin në skenë me një turne. I pari nga koncertet është në Plovdiv më 26 qershor, pasuar nga pesë të tjera në qytetet më të mëdha të vendit...

botuar më 24-06-26 8.10.PD