Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kënga e ditës – “Lind, o diell”

Në rubrikën “Kënga e ditës” do të dëgjoni një këngë rituale dasmore nga krahina e Dobruxhës së Bullgarisë Verilindore, e cila këndohet kur nusja del nga shtëpia e prindërve. Melodia e saj e ngadaltë është plot trishtim – në përputhje me emocionet e gruas së re, e cila u thotë lamtumirë të afërmve.

Lind, o diell, herët në të dielën në oborrin e vajzës, të shohësh si ndahet vajza nga nëna, nga babai, nga vëllezërit dhe motrat e dashur...

Kënga interpretohet në një mënyrë emocionuese nga Kalinka Vëlçeva. Këngëtarja e madhe e Dobruxhës ka qenë shumë vite soliste e korit për këngë popullore “Misteri i zërave bullgarë”. Kalinka Vëlçeva është njëra nga këngëtaret e para që popullarizuan folklorin tonë nëpër botë. Bashkëshorti i saj është një muzikant anglez dhe ajo merr pjesë me të në projekte të ndryshme muzikore me elemente etno. Këngëtarja zhvillon dhe seminare për mësim të folklorit bullgar.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Valja Bozhilova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Si zogjtë"

Vera është stina në të cilën zhvillohen festivalet më të shumta dhe të larmishme. Njëri prej tyre fillon sot, më 23 gusht, në Sevlievo. Aty, që nga viti 2017, kalaja "Hotaliç" është shndërruar në një skenë ku performojnë grupet vendase të rock-ut...

botuar më 24-08-23 7.20.PD

“Momente"

Me këngën “Momente” po shkojmë në breg të detit me Nikollën dhe Lindën, të cilët këndojnë për momentet e tyre të vërteta. Nikolla Dimitrov është autor i tekstit dhe recitativit, bazuar në atmosferën gjatë muajve të verës në bregdetin bullgar të..

botuar më 24-08-22 6.15.PD

"Ti"

DeepZone Project vazhdon linjën në të cilën ata interpretojnë në një mënyrë të re këngët e njohura nga autorë dhe interpretues bullgarë. Këtë verë muzikantët prezantojnë një nga këngët më të dashura bullgare - "Ti", kënduar fillimisht nga Nina..

botuar më 24-08-21 7.05.PD