Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Margarita Popova: “Pres që raporti i KE-së për Bullgarinë të jetë i mirë”

Ministrja e drejtësisë Margarita Popova
Foto: BGNES
Pas disa ditësh Komisioni Evropian do të shpallë raportin vjetor për përparimin e Bullgarisë sipas Mekanizmit për bashkëpunim dhe kontrollim në fushën e drejtësisë dhe rendit të brendshëm. Vendi ynë mbikëqyret nga KE në këtë fushë nga 1 janari i vitit 2007, kur u anëtarësua në BE. Qëllimi i monitorimit është të realizohet reforma e duhur e sistemit gjyqësor dhe t’i kundërveprohet kriminalitetit dhe korrupsionit. KE shpall rezultatet e monitorimit dy herë në vit – gjatë shkurtit me raportin e ndërmjetëm teknik dhe gjatë korrikut me raportin vjetor, i cili përmban një vlerësim të tërësishëm dhe rekomandime. Raporti vjetor i fundit ishte pas ardhjes në pushtet të partisë së qendrës së djathtë GERB dhe ishte pozitiv. “Edhe tani presim një raport të mirë, tha në një intervistë për Radio Bullgarinë ministrja e drejtësisë Margarita Popova. Tashmë kemi mekanizma të mirë të bashkëpunimit, shkëmbim informacioni dhe konsultime me KE që të mund të mënjanohen problemet me kohë, sqaroi ajo, por në raport nuk do të mungojnë dhe kritika dhe vërejtje.

“Jam e sigurt se raporti do të jetë i mirë dhe në këtë nuk ka dyshim, ishte kategorike ministrja Popova. Por si një raport vjetor ai do të ndryshohet nga ai i ndërmjetëm, sepse do të përvijojë një pikturë më të thelluar të të gjitha sektorëve të sistemit gjyqësor. Pas përfundimit të misionit të KE-së në Bullgari, kolegët nga Brukseli kishin disa rekomandime në lidhje me transparencën e punës së Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe marrëdhëniet e tij me gjykatësit. Kjo është diçka që unë përsëris qëkur u bëja ministre e drejtësisë. Kjo është një çështje shumë e rëndësishme. Mendoj se KE do të bëjë vërejtjen e radhës, se në nivel vendor duhet të përmirësohet puna e gjykatës dhe prokurorisë që të mund t’u afrohemi standardeve evropiane dhe të mos krijohet ndjesia se njerëzit nuk janë të barabartë para drejtësisë.”

Raporti vjetor do të marrë në konsideratë vullnetin politik për reformimin e sistemit gjyqësor, për luftimin e kriminalitetit dhe korrupsionit, supozoi Margarita Popova. Më konkretisht këto janë strategjia e miratuar në këtë fushë, ndryshimet e ligjit të prokurimeve publike dhe konfliktit të interesave, si edhe krijimi i gjykatave dhe prokurorive të specializuara për çështje të lidhura me krimin e rëndë të organizuar, të cilat do të fillojnë të funksionojnë në fillim të vitit 2012. Skandalet në organin e lartë të pushtetit gjyqësor të lidhura me politikën e kuadrove, veçanërisht me rastin e zgjedhjes së kryetarit të njërës prej gjykatave më të rëndësishme në Bullgari – Gjykata e Qytetit të Sofjes dhe dorëheqja e dy anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor nuk mund të mos vërehen nga Brukseli, mendon Margarita Popova. Ajo theksoi se në këtë lidhje tashmë ka filluar një debat shoqëror si të reformohet Këshilli i Lartë Gjyqësor që të mos lejohet lobim. “Duhet të rishikojmë gjithçka që kemi shkruar në strategji që të konstatojmë ku ka deficite, ku mund të bëhen ndryshime të disa ligjeve, kështu që t’u përgjigjemi kërkesave në këtë fushë. Por bisedimet do të zgjaten shumë kohë” – është e bindur ministrja.

Ditën e enjte u mor versioni paraprak i raportit vjetor të KE-së për përparimin e Bullgarisë në sistemin gjyqësor dhe në luftimin e kriminalitetit dhe korrupsionit. Vlerësimi paraprak koincidon me pritjet e ministres Popova dhe sipas burimeve nga Brukseli do të jetë i mirë. Konstatohet vullneti politik për luftën kundër kriminalitetit, por ka kritika për punën krejt liberale të gjykatës dhe për punën jo të mirë të policisë për mbledhjen e dëshmive në procese të rëndësishme gjyqësore. Deri në botimin e raportit zyrtar të KE-së më 20 korrik pritet që versioni paraprak të pësojë korrigjime për shkak të mospërputhjes së disa fakteve në raportin paraprak me realitetin te ne. Vlerësimi i këtij raporti është i rëndësishëm sepse nga ai do të varet anëtarësimi i Bullgarisë në zonën Shengen. Bullgaria teknikisht është gati dhe duhej marrë datë anëtarësimi gjatë prillit të këtij viti. Por disa vende të BE-së këmbëngulën të pritet raporti i korrikut i KE-së për të përcaktuar datën. Kjo pritet të bëhet gjatë shtatorit të vitit 2011.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ekaterina Zaharieva dhe Julijan Popov

Nominimet bullgare për Komisioner Evropian: Beteja për resorë në kulmin e formimit të përbërjes së re të KE-së

Nominimet për eurokomisioner bullgar u shpallën në sfondin e zëvendësimit të qeverisë së parë provizore të kryeministrit Dimitër Gllavçev me atë të dytë, në sfondin e një krize të thellë partiake në dy nga forcat politike tradicionale në Bullgari -..

botuar më 24-09-04 7.07.MD

Regjisori Elenko Kasalijski me një film për ditët përtej kufirit dhe jetën në bazën bullgare në Antarktidë

Baza Bullgare në Antarktidë u krijua në vitin 1988. Që nga viti 1993 me dekret të presidentit Zhelju Zhelev e mori emrin e Shenjtorit Kliment Ohridski. Që atëherë e deri më sot, në bazën e vendosur në ishullin Livingston, shkencëtarët bullgarë të..

botuar më 24-09-04 7.05.PD

Për 5 ditë Stara Zagora bëhet kryeqyteti i birrës

Përjetime të paharrueshme me birrën e freskët, kokteje të birrës alkoolike dhe joalkoolike të zhvilluara posaçërisht, hite të preferuara bullgare dhe të huaja të hip-hop dhe rok, folklor bullgar dhe meze të shijshme premtojnë nga Komuna e qytetit..

botuar më 24-09-04 5.25.PD