Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për Plovdivin e Vjetër, pikturat dhe shpirtin – një intervistë me piktoren Margarita Hristova

Foto: arkiv
Ka njerëz, të cilët na tërheqin si magnet. Ndoshta sepse janë njerëz shpirtërorë, të hapur dhe pozitivë. E tillë është dhe Margarita Hristova – piktore, ikonografe dhe artiste. Vepra të saj janë pronë e koleksioneve të ndryshme private në Bullgari, Hungari, Itali, Rusi.

“Më shumë se 15 vjet merrem me ikonografi dhe kjo pa dyshim ushtroi ndikim në botëkuptimin tim, si edhe në stilin tim të pikturimit. Nëpërmjet pikturave, nëpërmjet vibracioneve të ngjyrave dua të shprehë idenë për mbështetjen nga qielli, nga Nëna Tokë, të cilën duhet ta ruajmë dhe ta estetizojmë – thotë Margarita Hristova. – Portretet, natyrën, detin tim të dashur i prezantoj me shumë shtresa, me huazime surrealiste. Si piktore dhe artiste shpresoj që me veprat e mia të sjell gëzim në jetën e njerëzve, më shumë energji pozitive. Frymëzim marr nga natyra. Ne, bullgarët, kemi një trashëgimi të pasur kulturore dhe historike dhe kjo ndikon dhe në krijimtari. Kjo është e vlefshme jo vetëm për piktorët, por për të gjithë krijuesit dhe njerëzit e hapur për kulturën, natyrën dhe historinë.”

Vendlindja e piktores, qyteti i lashtë Filipopolis, Plovdivi i sotëm, dallohet si me historinë dhe kulturën e pasur, ashtu edhe me galeritë, atelietë dhe punishtet artistike që ruajnë zanatet e vjetra bullgare. “Plovdivi është në të vërtetë qyteti i bohemës së vjetër – rrëfen Margarita Hristova. – Ka dhe shumë krijues të rinj – piktorë, muzikantë, këngëtarë... Jo rastësisht çdo vit gjatë Ditëve të dyerve të hapura të galerive dhe muzeve mijëra njerëz dhe më tepër të rinj vijnë në Plovdiv. Kjo më jep shpresën se ata mbajnë një shpirt artistik dhe se ecim drejt së mirës.”
“Arti duhet të përjetohet, të vihet një copë shpirti në çdo pikturë. Një vepër mund të jetë precize, por nëse nuk duket qëndrimi personal i piktorit, ajo mbetet një interpretim i thatë” – është e bindur Margarita Hristova. – Besimi që ne inkorporojmë me lutjet tona e bën veprën të vlefshme, veçanërisht në ikonografi. Nëpërmjet lutjes, pavarësisht nëse është sipas kanunit të krishterë ose buron nga zemra dhe shpirti i njeriut, energjia e krijuesit kalon dhe mbetet në vepër. Duhet të besojmë dhe t’i lutemi Zotit. Si një vlerë kryesore Zoti e përcaktoi dashurinë. Duhet të kërkojmë ndjesën, të duam, të jemi zemërmëdhenj dhe me mendimet tona ta ndryshojmë botën. Mundësitë materiale nuk kanë rëndësi. Më e rëndësishme është ta pastrojmë veten dhe hapësirën rreth nesh nga negativizmi. Të mendojmë se çfarë dëshirojmë ne dhe me mënyrën tonë të mendimit të shkaktojmë ndryshimet drejt më së mirës. Sepse nuk mund dikush të vijë nga jashtë dhe të na ndryshojë. Ne vetë duhet të krijojmë mënyrën më të mirë të jetesës.”

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
Fotografi: Diana Hristakieva
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkencëtarët dhe gjuhëtarët kujtuan në Caribrod histori të bullgarëve të rëndësishëm në Serbi

Forumi shkencor ndërkombëtar "Urat kulturore: histori të bullgarëve të rëndësishëm në Serbi" u mbajt në fund të qershorit në gjimnazin "Shën Kirill dhe Metodij" në Caribrod. Ngjarja u realizua me mbështetjen financiare të Ministrisë së Arsimit dhe..

botuar më 24-07-04 7.30.PD

Lektoratet e gjuhës bullgare luajnë një rol të rëndësishëm në "ndezjen" e interesit drejt Bullgarisë në mbarë botën

Mbi 30 studiues të gjuhës bullgare nga njëmbëdhjetë vende u mblodhën në një forum dyditor në Sofje dhe Plovdiv, kushtuar alfabetit cirilik, për të prezantuar arritjet e tyre më të fundit në studimin e veprës së Kirilit dhe Metodit dhe për të kujtuar se..

botuar më 24-07-03 7.30.PD
Foto: Facebook / Fakulteti Juridik i Universitetit të Sofjes

Gjuha e së drejtës evropiane është baza e programit më të vjetër të specializuar të masterit në Bullgari

Gjatë fushatës së sivjetshme të kandidatëve për studentë, pyetja cila do të jetë diploma më e dëshiruar në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" sikurse është retorike. Për katër vitet e fundit, zgjedhja numër një e studentëve të ardhshëm..

botuar më 24-06-25 7.10.PD