Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët e rinj shfaqin interes ndaj automobilave retro

Anëtarët e rinj të Klubit automobilistik bullgar “Retro”.
Foto: Архив

Kohët e fundit të rinjtë në Bullgari shfaqin një interes të madh ndaj automobilave retro. Ata me shumë dashuri restaurojnë markat pak të harruara “Volga”, “Warszawa”, “Skoda” dhe modele të vjetra “Fiat”, “Lancia” etj. Çfarë i tërheq në automobilat e vjetër?

“Sipas meje këta janë të rinj të arsimuar në fushën e teknikës – shpjegon Vanja Gjuderova, kryetare e Klubit automobilistik bullgar “Retro”. – Ata e vlerësojnë dizajnin, si edhe mundësitë teknike të makinës. E vlerësojnë dhe faktin se për herë të parë është marrë një vendim teknik, i cili përdoret edhe sot. Mendoj se ky është shkaku kryesor për interesin e të rinjve ndaj automobilave retro.”

“Ford Model T” – “Tin Lizzie”

Sipas Vanja Gjuderovës ata përfshihen në klubin “Retro”, sepse u pëlqen bashkësia, bisedimet për automobilat, mundësia të mësojnë diçka të re, pjesëmarrja në rally. “Mund të them se çdo pronar e mban retro-automobilin e tij në një gjendje të përsosur teknike – vazhdon Vanja, e cila gjithashtu ka një makinë të tillë. Të gjithë ne i respektojmë rregullat e lëvizjes, nuk i drejtojmë makinat me shpejtësi të madhe dhe përkrahim tolerancën në rrugë.”

Çfarë është koleksioni i automobilave i klubit “Retro”?

“Mercedes 300 Adenauer”

“Kemi çfarëdolloj makinash – nga automobilat socialistë deri në automobila të bërë me porosi të posaçme – vazhdon Vanja Gjuderova. – Kemi një koleksionist nga Varna, i cili ka një “Ford Model T”, i cili është i njohur si “Tin Lizzie”. Ai është restauruar shumë mirë dhe të gjithë ne krenohemi me të. Kemi një “Mercedes 300 Adenauer”, një “Bentley” nga viti 1955, modele të ndryshme makinash sportive “Alfa” dhe “Lancia”. Një anëtar i klubit është pronar i një “Renault Florida” – një makinë unike. Kemi “Volkswagen Karmann – Ghia”, gjithashtu një “Packard”. Një anëtar i klubit tonë posedon një “Opel GT”. Këto janë makina të prodhuara gjatë viteve 50-60 të shekullit të kaluar. Fatkeqësisht kemi pak automobila të prodhuara para Luftës së Dytë Botërore. Tendenca që automobilat e vjetër të restaurohen këtu dhe të eksportohen jashtë shtetit tashmë u ndryshua. Gjithnjë e më shpesh importohen makina nga Evropa dhe SHBA, restaurohen dhe bëhen “perlat” e koleksionit tonë.”

“Bentley” nga viti 1955

Automobilat e klubit “Retro” janë pjesëmarrës në shumë video dhe filma që xhirohen në vendin tonë. Disa prej tyre kanë një historik. Një “Mercedes 180” ka kujtime me Catherine Deneuve gjatë pjesëmarrjes së saj në filmin “Lindje-perëndim”, makina të tjera janë përdorur nga Jean-Claude Van Damme, Val Kilmer dhe yje të tjera që kanë ardhur në Bullgari për xhirime filmash.
“Jaguar” nga viti 1954

Anëtarët e klubit “Retro” dallohen nga koleksionistët që blejnë automobila të vjetër të shtrenjtë, i riparojnë dhe bëjnë tregti me ta. Makinat e vjetra për ta janë një pasuri, të cilën e tregojnë në parade të ndryshme në vend. Ëndrra e tyre është që të krijohet një muze e automobilave retro.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
Fotografitë janë ofruar nga Klubi automobilistik bullgar “Retro”
По публикацията работи: Iliana Rajçeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët janë të vetëdijshëm për ndryshimet klimatike, por jo për mënyrat për ta parandaluar atë

Bullgarët janë të vetëdijshëm për shkaqet dhe pasojat e ndryshimeve klimatike. Por ata janë të painformuar për kundërmasat. Këtë e tregojnë të dhënat për vendin, nga sondazhi i fundit i 6-të radhazi i klimës i Bankës Evropiane të Investimeve...

botuar më 24-07-08 10.06.PD

Për çfarë është dhe kujt i duhet një vizë e tipit A?

Në një seri materialesh do t'ju tregojmë për vizat që kërkohen për qëndrim dhe kalim tranzit përmes Bullgarisë, si dhe për qytetarët e të cilave shtete kanë nevojë për to. Siç dihet, nga 31 mars 2024, Bullgaria është pjesë e zonës Shengen nga ajri dhe..

botuar më 24-07-08 7.20.PD
Shkaba Egjiptiane

Dy shkaba egjiptiane u çelën në Rodopet

Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve njoftoi mbarështimin e parë të suksesshëm të një shkabe egjiptiane në natyrë në vendin tonë. Zogu konsiderohet si specia më e rrezikuar në Gadishullin Ballkanik. Zogu femër, i quajtur Izi, u çel dhe u rrit..

botuar më 24-07-07 1.53.MD