Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kënga e ditës – “Rufinka u sëmur”

Kënga “Rufinka u sëmur” është nga mali i Rodopeve. E duan dhe e interpretojnë shumë këngëtarë popullorë nga kjo krahinë, ndër të cilët është dhe Hristina Ljutova. Vitin e kaluar këngëtarja festoi jubileun e saj të 70. E quajnë “këngëtarja e malit të Rodopeve”, për shkak të altit të saj të fuqishëm, i cili nuk e humb mahnitjen tashmë dekada me radhë. Në vazhdim të 30 vjetëve Hristina Ljutova ka qenë soliste e ansamblit “Rodopa” të qytetit Smoljan. Arti i saj fiton duartrokitje të nxehta në Francë, Gjermani, Rusi, Greqi, Kubë, Meksikë dhe shumë vende të tjera.

“Rufinka u sëmur në malin e lartë” – këndohet në këngë. Askush nuk është pranë saj, vetëm nëna e saj e vjetër, Rufinka i thotë se e dhemb, sepse është pranverë dhe çdo gjë po del nga toka, vetëm ajo do të hyjë në tokë.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Valja Boxhilova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Si zogjtë"

Vera është stina në të cilën zhvillohen festivalet më të shumta dhe të larmishme. Njëri prej tyre fillon sot, më 23 gusht, në Sevlievo. Aty, që nga viti 2017, kalaja "Hotaliç" është shndërruar në një skenë ku performojnë grupet vendase të rock-ut...

botuar më 24-08-23 7.20.PD

“Momente"

Me këngën “Momente” po shkojmë në breg të detit me Nikollën dhe Lindën, të cilët këndojnë për momentet e tyre të vërteta. Nikolla Dimitrov është autor i tekstit dhe recitativit, bazuar në atmosferën gjatë muajve të verës në bregdetin bullgar të..

botuar më 24-08-22 6.15.PD

"Ti"

DeepZone Project vazhdon linjën në të cilën ata interpretojnë në një mënyrë të re këngët e njohura nga autorë dhe interpretues bullgarë. Këtë verë muzikantët prezantojnë një nga këngët më të dashura bullgare - "Ti", kënduar fillimisht nga Nina..

botuar më 24-08-21 7.05.PD