Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kënga e ditës – “Nga fillimi”

Pas suksesit të madh të duetit Nina Nikolina dhe Kalin Veljov, dy muzikantët vazhduan punën mbi projektet e tyre individuale. Kalin Veljovi përfundoi albumin e tij “Dy fytyra”, kurse Nina Nikolina – albumin “Antologjia”. Ky i fundit tërhoqi interesin e publikut edhe me të dyja kompakt disqet që përfshin. Singli pilot që doli qysh para albumit është me titullin “Nga fillimi”. Për herë të parë këngëtarja Nina Nikolina punon me kitaristin e grupit alternativ “Ostava”, Zhoro, i cili është autori i muzikës së këngës.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Elena Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Irina Florin dhe kënga e saj “Ngjyra vjollce”

Sofia Summer Fest – Edicioni Underground, pjesë e Sofia Summer Fest, hapet sonte. Kjo do të ndodhë me një koncert në të cilin do të dëgjojmë dy këngëtaret që me këngët e tyre shënuan muzikën bullgare në prag të mijëvjeçarit të ri - Irina Fllorin dhe..

botuar më 24-08-19 2.05.MD

“Kohë për dashuri” - koncerte të këngëtares Toni Dimitrova

Toni Dimitrova – këngëtarja me zë karakteristik, e cila është kthyer në një nga simbolet artistike të qytetit bregdetar Burgas – prezanton koncertin e saj solo “Kohë për dashuri” nën qiellin e hapur. Ai është pjesë e turneut të saj kombëtar, duke..

botuar më 24-08-16 7.05.PD

"Nëse nuk ka dashuri"

“Horizont” është një grup me një histori 40-vjeçare. I formuar në vitin 1984 nga shokët e klasës dhe miqtë, grupi i ka mbetur besnik rock-ut melodik për katër dekada. Në vitin 1994 nisi zyrtarisht performanca e tij e parë profesionale në skenën e..

botuar më 24-08-14 1.20.MD