Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët e kanë njohur rakinë akoma gjatë shekullit të XIV-të

Foto: Veneta Nikollova
Bullgarët kanë pirë raki shumë përpara se ajo të paraqitet në tryezën e popujve të tjerë evropiane. Ky pohim i shkencëtarëve rrjedh nga një zbulim i bërë në tetor në kryeqytetin e lashtë Veliko Tërnovo. Gjatë kohës së gërmimeve të kodrën Trapezica arkeologu Konstantin Totev ka gjetur në një fragment të një ene nga shekulli i XIV-të, mbi të cilën lexohet mbishkrimi, i cili përmban fjalën “rakinja”. Nuk ka dyshim se, bëhet fjalë për pijen alkoolike tradicionale për Ballkanin raki. Por kureshtarja është se, mbishkrimi i zbuluar është mes dëshmive më të vjetra për përdorimin e saj në përgjithësi, pohojnë shkencëtarët.

© Foto: bnt.bg

Mbishkrimi i vjetër “Unë piva në festë... rakinja”
Unë piva në festë... rakinja” – ky mbishkrim në gjuhën e lashtë bullgare, i punuar mbi kupën prej qeramike nga shekulli i XIV-të është në rrugë të transformojë përfytyrimet tona për rrugën e “ujit të zjarrtë” gjatë shekujve. Është shumë e mundur që boliarët tanë të kenë pirë raki 200 vjet përpara se pija të bëhet e njohur në Evropë. Në fakt akoma në lashtësi njerëzit e kanë njohur distilimin. Supozohet se ky lloj alkooli është i krijuar dhe i menduar nga arabët, kurse fjala “raki” vjen nga fjala arabe “arak”. Por karakteristike për pijen arabe dhe për derivatet e saj nëpër botë është shija prej anasoni, në ndryshim nga ajo tona e cila përgatitet prej rrushi, kumbullash dhe fruta të tjera. Në fakt rakia, në llojet e saj të ndryshme, është e shpërndarë në pjesën më të madhe të vendeve ballkanike, ku gjendet me emërtimin si “raki”, “rakë”, “raçiu” e të tjera. Supozohet se pija marramendëse është e transportuar në Bullgari gjatë kohës së epidemive të murtajës gjatë Mesjetës dhe fillimisht është shfrytëzuar si shërim kundër sëmundjes. Paraardhësit tanë kanë vlerësuar dhe cilësitë e shijes. Si dhe veçorinë shpesh të risë gradën e gjendjes shpirtërore. Prandaj rakia fiton një popullaritet të gjerë, duke u kthyer në një pjesë të përhershme nga jeta dhe folklori vendas. Në ditët tona eliksiri alkoolik është i pranishëm me shkak dhe pa shkak në tryezën tonë. Në këtë nuk ka asgjë të rastit. Duke konsideruar zbulimin në kodrën Trapezica, ne jemi nga të parët në kontinent, të cilët kemi njohur dhe kemi vlerësuar ëmbëlsinë e kësaj pije! “Ena me mbishkrimin e pazakonshëm u gjetëm duke studiuar nekropolin e kishës nga shekulli i XIV-të” – tha profesori Konstantin Totev, i cili drejton gërmimet në pjesën veriore të kalasë Trapezica.

© Foto: Veneta Nikollova

Pamje nga kalaja Trapezica

“Bëhet fjalë për një pjesë nga një kupë e vogël, ose gotë të punuar në teknikën e njohur “sgrafito”, të praktikuar nga poçarët e Tërnovos. Kjo teknikë i dallon enët me zbukurimin karakteristik artistik, me pikturimin e bimëve, të njerëzve dhe kafshëve. Por më kureshtarja është se, pasi ena ka hyrë në përdorim, mbi të është shkruar teksti “Unë piva në festë... rakinja”. Nuk është e qartë se për cilën festë bëhet fjalë. Por mbishkrime të ngjashme janë karakteristike për enët e ndryshme prej metali, të cilat në të kaluarën janë të shkruar nga pronarët e tyre. Por për herë të parë kemi gjetur një mbishkrim, kaq të vjetër i cili përmban fjalën “raki”. Supozojmë se, pronari i tij ka qenë qytetar, ose ushtarak, i varrosur në nekropolin në jug nga kjo kishë shumë e madhe, të cilën po zbulojmë.”

© Foto: Veneta Nikollova

Kazan rakie

Sipas historianit Bozhidar Dimitrov ka dhe dëshmi të tjera për përdorimin e rakisë nëpër tokat tona. Një prej tyre daton nga viti 1372. Bëhet fjalë për një raport të strategut turk Llalla Shahin drejtuar kryekomandës së Perandorisë Osmane, në të cilën janë të përshkruar ushtarët bullgarë, si “njerëz të mëdhenj, me mustaqe dhe të përgatitu shumë mirë për luftëra, vetëm se të mësuar të përdorin verë dhe raki, me një fjalë – njerëz të hareshëm”. Historia dhe arkeologjia do të jenë mes atuve bazë të Bullgarisë në bisedimet me Komisionin Evropian rakia të jetë më në fund e njohur për një pije tradicionale bullgare. Njohësit e rakisë janë duke pritur që ajo të patentohet në Bruksel si një produkt thjesht bullgar. Vetëm në këtë mënyrë taksat indirekte mbi të do të ulen me 50%, që nga ana e vet do të pakësojë çmimin përfundimtar. Problemi është se, dhe vende të tjera ballkanike pretendojnë mbi të drejtat mbi rakinë. Për adhuruesit tanë të “ujit të jetës” nuk ka dy mendime – rakia është një shpikje krejtësisht bullgare, e cila në bazë të cilësive të shijes së vet i lë pas të gjitha llojet e tjera nëpër botë. Është e mjaftueshme që njeriu të provojë vetëm një herë nga rakia bullgare, që të bindet në këtë!

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Veneta Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Të ruajmë Ortodoksinë e Shenjtë - atë që na ka mbrojtur"

Më 29 qershor Kisha jonë kremton festën e Apostujve të Shenjtë të Parë Suprem Pjetri dhe Pali sipas Kalendarit Gregorian, d.m.th. sipas stilit të ri, ndërsa më 12 korrik bie festa e tyre sipas Kalendarit Julian ose stilit të vjetër. Shën Pjetri..

botuar më 24-07-12 6.55.PD

Hapet stina arkeologjike Perperikon 2024

Në Perperikon, ka filluar fushata më e madhe arkeologjike e zhvilluar ndonjëherë, raportoi BTA. Prof. Nikollaj Ovçarov, udhëheqësi i gërmimeve në vend për gati 25 vjet, vëren se fushata është me moton "A do të zbulohen statuja romake edhe në..

botuar më 24-07-11 5.35.PD

"Bota e Trakëve" është një park për adhuruesit e trashëgimisë antike

Në Luginën e Mbretërve të Trakisë, nën fshatin Shipka, ku ndodhen varret më të rëndësishme të sundimtarëve të shtetit të odriseve , Bashkia Kazanllëk hapi parkun tematik "Bota e Trakëve". Qendra turistike u ofron adhuruesve të historisë dhe..

botuar më 24-07-07 10.30.PD