Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Interesi i madh ndaj filmave bullgarë gjatë vitit 2011

Gjatë vitit të kaluar në krye të klasifikimit të filmave bullgarë ishte “Love.net”
Foto: arkiv
Gjatë vitit 2011 kinemaja bullgare provokoi interesin e spektatorëve. Në kinematë bullgare u shfaqën 10 filma të rinj bullgarë. Ata u tërhoqën vëmendjen e më se 660 000 spektatorëve. Vetëm për krahasim spektatorët e filmave bullgarë gjatë vitit 2010 ishin më pak se sa 400 000 veta. Atëherë favoriti i publikut bullgar ishte komedia “Misioni Londër”, që u xhirua mbi veprën e shkrimtarit Alek Popov.
Kuadër nga filmi “Misioni Londër”

Gjatë vitit 2011 në krye të klasifikimit të filmave bullgarë është “Love.net” me regjisor Ilijan Xhevelekov. Ai është edhe një nga bashkë skenaristët. Ky film u frekuentua nga më se 206 500 spektatorë. Në vazhdim të disa viteve ekipi i filmit studionte sajtet për njohje dhe kështu kërkonte histori të vërteta në rrjetin internet. Doli, që 90 për qind prej këtyre njohjeve janë të suksesshme. Në filmin “Love.net” radhiten pas njeri-tjetrit katër subjekte, që kanë të bëjnë me dashurinë në rrjetin internet. Dhe pavarësisht nga tensioni dhe kthesat e shumta, të gjitha lidhjet janë të lumtura.
Pllakati i filmit “Operacioni “Mashtrime dhe gënjeshtra”

Në vendin e dytë për nga numri i spektatorëve radhitet filmi bullgar “Operacioni “Mashtrime dhe gënjeshtra” me regjisorë Ivan Mitov dhe Vlladi Vërgalla. Ai u frekuentua nga 162 400 spektatorë. Në këtë komedi rikrijohen absurdet e epokës, në të cilën jetojmë dhe vendin e njeriut të zakonshëm. Dhe nuk është e rastit, se shumica e spektatorëve zbulojnë veten në këtë film.
Kuadër nga filmi “TILT”

Pozitën e tretë zë filmi “TILT” me regjisor Viktor Çuçkov – bir. Kjo është një histori dramatike dashurie nga vitet e para të tranzicionit. Në të gjejnë vendin e vet emigracioni, ndryshimet sociale dhe disa nga mënyrat e grumbullimit të kapitaleve. Ky film do të konkurrohet për çmimin “Oskar” në degën e kinemasë së huaj.
Kuadër nga filmi “Gjurmë në rërë”

Në vendin e katërt është filmi “Gjurmë në rërë” i regjisorit Ivajllo Hristov. Kjo është një histori, që hedh urë midis kohës para dhe pas ndryshimeve. Heroi kryesor i filmit ka prototipin e vet real. I pesti është filmi “Atlete” i regjisorit Valeri Jordanov. Ky është një tregim për të rinjtë dhe për sfidat, që qëndrojnë para tyre.
Kuadër nga filmi “Atlete”

Ndër të tjerët krijuesit e këtyre pestë filmave janë njerëz të rinj. Patjetër duke folur për kinemanë bullgare gjatë vitit 2011 duhet të theksojmë faktin, se vitet e fundit në kinemanë bullgare hyri një brez i ri me ide të reja dhe moderne. Ata rritën në ambientin amtar, por e kanë të qartë se në skenën ndërkombëtare konkurrenca është e madhe. Prandaj ata nuk mund t’i lejojnë vetes, një start i dobët dhe mosrespektim i spektatorëve. Ja përse preferojnë të tërheqin vëmendjen me tema, që përbëjnë interes jo vetëm për bullgarët, por për çdo njeri.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Veneta Pavllova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Hapet platforma BERON në internet për burimet në gjuhën bullgare

Agjencia Bullgare e Shkencave prezantoi një platformë për burimet në gjuhën bullgare në internet BERON. BERON është një shkurtim (nga shkronjat e para të Burimeve Gjuhësore Bullgare Online në bullgarisht), por gjithashtu na kujton enciklopedistin..

botuar më 24-05-11 10.20.PD

Një ekspozitë virtuale prezanton gjetjet nga nekropoli afër Trebenishtes

Ekspozita “Trebenishte. 105 vjet nga hapja e nekropolit, 1918 – 2023” mund të shihet virtualisht në faqen e Institutit Kombëtar Arkeologjik me Muze pranë Akademisë bullgare të shkencave në rubrikën “Ekspozita Digjitale”, njofton BTA. Sende nga 7 varre..

botuar më 24-05-09 8.10.PD

Festivali ndërkombëtar "Antistatik" josh publikun me "Më shumë se një kërcim"

Edicioni i shtatëmbëdhjetë i Festivalit Ndërkombëtar të Kërcimit dhe Performancës Bashkëkohore "Antistatik", i cili hapet sot, 7 maj, në Sofje, do të mbahet nën moton "Më shumë se një kërcim". Programi edukativ i festivalit përfshin një sërë..

botuar më 24-05-07 8.20.PD