Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët investojnë paratë e veta në pronë të patundshme

Kriza shkaktoi uljen e çmimeve të pronës së patundshme
Foto: Boris Dimitrov
Me gjithë krizën, që ndikoi më tepër mbi sektorin e pronës së patundshme, edhe gjatë vitit 2011 kishte kontrata për miliona. Përderisa bota po përgatitej për valën e dytë të recesionit, rusët vënë disa rekorde botërore në tregun e pronës së patundshme. Prona më e shtrenjtë, që u shet gjatë vitit 2011, ishte në SHBA-në. Blerësit më të mëdhenj ishin oligarkët rusë.

Në vend të parë të klasifikimit të kontratave më të shtrenjta ishte milioneri rus Jurij Millner. Ai bleu një pronë për 100 milion dollarë në Luginën e Silikonit. Si një atraksion në tregun e pronës së patundshme të vitit 2011 caktohet kontrata për pallatin 300 vjeçar “Parc Place”, jo larg Londrës. Ndër propozimet më atraktive në tregun e pronës së paluajtshme ishte edhe shitja e stacionit kozmik “Jamesbourg”, e cila transmetoi kuadrot e para nga Hëna. Ky stacion është aq i fortë, që nuk do të shkartohet edhe nga një shpërthim bërthamor. Biznesmeni më i pasur në Hongkong miliarderi Çën Ju-Tun, ndërroi strategjinë e vet dhe gjatë tërë vitit 2011 shiste flori dhe blinte pronë të patundshme.

Ku jemi ne?

Tregu i pronës së patundshme në Bullgari gjatë vitit 2011 karakterizohej me mungesën e interesit nga ana e lojtarëve të mëdhenj. Kontrata më e madhe ishte për shitjen e qendrës tregtare “Mall of Sofia”, e cila ndërroi pronarin e vet herën e dytë me radhë. Sipas informacionit zyrtar qendra iu shet për 100 milion euro Firmës “Rockefeller Group”. Tregu investues në Bullgari gjatë vitit 2011 arriti 200 milion euro, dhe gjysma prej kësaj shume përbënte pikërisht kjo kontratë. Megjithatë në krahasim me dy vitet e mëparshme, kjo ishte një shenje për interesin e investitorëve ndaj kontratave me pronën biznes. Lojtarët e rinj në këtë treg janë bankat. Shoqatat e tyre filluan të shesin pronën e hipotekuar të kompanive në falimentim. Në tregun e pronës së paluajtshme u përfshi edhe një lojtar tjetër – Agjencia Kombëtare e të Ardhurve. Ajo premton pronë pesë herë më e lirë se sa tregu i lirë.

Një tendencë tjetër e tregut të pronës te ne është shtresimi i tij. Evidentohet një bum në kërkimin e banesave luksoze në qendrën e kryeqytetit. Çmimet në këtë rajon u rritën me afro 4 për qind. Në të njëjtën kohë më shumë klientë ka për banesat e lira në lagjet më të largëta, por me infrastrukturë të rregulluar mirë. Edhe në ato rajone ofertat janë më shumë.

Brenda tre muajve të fundit të vitit 2011 u bë e qartë, se bullgarët nxjerrin paratë nga bankat dhe i derdhin në pronë të paluajtshme. Frika për të ardhmen e euros, inflacioni i pritur i lartë, situata e paqëndrueshme në shumë shtete evropiane – ato janë shkaqet, për të cilat bullgarët blejnë pronë. Bullgarët kanë kursime të mëdha në sistemin bankar, pothuajse 30 milion leva. Sipas të dhënave të Bankës Popullore Bullgare, së bashku me depozitimet e shtetasve dhe paratë e biznesit korporativ shuma tejkalon 58 miliard leva. Megjithëqë bullgarët fitojnë nga interesi, ata filluan të riorientojnë kapitalet e lira nga bankat te prona e patundshme. Të shqetësuar nga situata në BE-në dhe problemet rreth disa valutave, qëndrimi i bullgarit prej konservatori prapë doli në plan të parë. Ai u kthye te metodat e vjetra të sprovuara të investimit – në pronë. Tërheqja e parave nga bankat dhe blerja e pronës së paluajtshme është një tendencë e re. Sipas të dhënave të agjencive të ndryshme, kuota e transferimeve të tilla arrin pothuajse 20 për qind nga kontratat e tanishme. Për bullgarët investime të tilla sjellin një siguri. Pothuajse 70 për qind nga pasuria e bullgarit përbëjnë banesat.

Interesi i investitorëve të mëdhenj, që kërkojnë pronë, provokohet edhe nga kushtet e tregut në Bullgari. Kriza u bë shkak për uljen e çmimeve të pronës së patundshme. Kështu ofertat bëhen gjithnjë më tërheqëse. Interes më të madh për investitorët e huaj përbëjnë të ardhurat nga qiraja e pronës biznes. Këtë e tregon klasifikimi i fundit i gazetës britanike “Daily Telegraf”. Kështu Sofja u radhit në vendin e 17-të prestigjioz, duke u renditur në klasifikim para Parisit.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sektori i IT-së tërheq mijëra bullgarë, por tregu preferon specialistët më me përvojë dhe të motivuar

Një nga sektorët kryesorë për sa i përket rritjes së pagave dhe interesit nga punëkërkuesit në Bullgari është ai i teknologjive të larta. E ndërsa para pandemisë punësoheshin specialistë të çdo lloji pavarësisht trajnimit dhe kualifikimit të tyre..

botuar më 24-08-22 7.20.PD

Familjet po marrin më shumë kredi të shpejta për të mbuluar shpenzimet e konsumit

Për gjysmën e parë të vitit 2024, paratë për kreditë e shpejta janë mbi 3 miliardë euro (6.017 miliardë leva), sipas Bankës Kombëtare Bullgare (BNB). Për krahasim, në fund të qershorit 2023, kreditë e shpejta të dhëna ishin 2.5 miliardë euro (4.926..

botuar më 24-08-19 9.57.PD

Eksportojmë më së shumti djathëra dhe gjizë në Greqi, Britani të Madhe dhe SHBA

Në periudhën janar-prill 2024 eksporti ynë kryesor i djathit dhe gjizës ishte në Greqi (882 ton, ose një rënie prej -48.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023), Mbretëria e Bashkuar (871 ton, ose një rritje prej 22.1%) dhe SHBA (844 ton,..

botuar më 24-08-14 4.49.MD