Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekspedita e 20-të antarktike bullgare përfundoi me sukses

Shkencëtarët bullgarë studiuan ndryshimet klimatike.
Foto: bai-bg.net
Përfundoi me sukses Ekspedita e 20-të antarktike bullgare. Shkencëtarët, mjekët dhe gazetarët bullgarë, të cilët morën pjesë në ekspeditën deri në kontinentin e akullt, u takuan me përfaqësues të mediave, që të tregojnë për përshtypjet e tyre deri tani nga natyra e egër e Antarktidës.

© Foto: BGNES

Dr. Hristo Pimpirev

Për udhëheqësin e ekspeditës, doajen i programit tonë antarktik dhe kryetar i Institutit antarktik bullgar, profesor, doktor Hristo Pimpirev, jubileu u bë rast për t’u rikujtuar se si filloi gjithçka: “Gjatë vitit 1984 përgatitej përvjetori i 100-të i Universitetit të Sofjes dhe unë desha për ta shënuar në një mënyrë më të ndryshme – na thotë ai. – E bëra pyetjen: Ku nuk kemi shkuar? Atëherë për herë të parë bullgarët u ngjitën në Everest dhe unë vendosa se Antarktida është një qëllim i mirë. Ky ishte një fillim aventuresk, por doli se puna është serioze. Entuziazmi, i cili ndezi para disa vitesh zjarrin e aventurës “Antarktidë” nuk është shuar edhe sot. Qoftë me mjete të veta, qoftë në saje të sponsorëve dhe kryesisht në bashkëpunim me përfaqësues të bazave të ndryshme të huaja, për shembull ato në Kili dhe në Spanjë, ne bullgarët, do të vazhdojmë përpara dhe do të kthehemi përsëri, sepse Antarktida është një botë tjetër, më e mira nga bota jonë – thotë prof. Pimpirev. – Marrëdhëniet atje janë shembull i një shoqërie të ardhshme, i mënyrës së drejtë, në të cilën duhet të jetojnë njerëzit – të jenë të bashkuar, të ndihmojnë njëri tjetrin, siç kjo ndodh në Antarktidë. Para pak kohe përfundoi ekspedita e 20-të me radhë për mua deri në kontinentin e akullt, për disa prej pjesëmarrësve kjo ishte ekspedita e parë. Unë jam shumë i lumtur se të gjithë u kthyem shëndosh e mirë në atdhe. Punuam nga një nëntori deri në fund të shkurtit, 13 mijë km larg Bullgarisë, në ishullin Livingstën, ku tashmë ka një vendbanim bullgar me shtëpi dhe kishë bullgare. Punuam mbi shtatë projekte shkencore. Mbi katër prej tyre bashkëpunuam me shkencëtarë nga Britania e Madhe, Franca, Spanja, Portugalia, Brazili, Argjentina dhe Japonia. Shumë interesante ishte puna e japonezëve, të cilët me avionë pa pilot realizuan fluturime rekorde – mbi 400 kilometra në itinerare deri në ishullin fqinj të Livingstën – Dispeshën dhe xhiruan kuadro unikale. Ata zhvilluan gjithashtu studime gjeologjike.”

© Foto: bai-bg.net

Në ishullin Livingstën tashmë ka një vendbanim bullgar me shtëpi dhe kishë bullgare.

Edhe këtë vit theks i studimeve shkencore janë ndryshimet klimatike. Sivjet biologët bullgarë punuan mbi një projekt, me të cilin do të studiohet se si ngrohja globale ndikon mbi fokë. Një prej pjesëmarrësve në ekspeditën e 20-të antarktike është Milena Marinçeva – fotografe, regjisore dhe skenariste. Ajo ishte për herë të parë në kontinentin e akullt.

© Foto: bai-bg.net

 

© Foto: bnt.bg

Milena Marinçeva

“Patëm mundësinë të xhirojmë shumë material, të cilin do ta ndajmë në tre filma – na tregon ajo. – Njëri do të jetë: “Dritaret e ekspeditës së 20-të jubilare antarktike bullgare”. Në të do të tregojmë për projektet e fundit të shkencëtarëve bullgarë. Marrëdhëniet midis njerëzve – ky është theksi në filmin tonë të dytë: “Psikologjia e shoqërive të vogla”. Antarktida është një vend i larguar nga qytetërimi, me klimë të egër. Në bazë jemi shumë pak njerëz dhe jetojmë në një mënyrë mjaftë primitive. Në një situatë të tillë shihet se sa të rëndësishme janë marrëdhëniet midis njerëzve. Bashkëjetesa atje, në fund të botës, është një test për tolerancën dhe na mëson për të qenë më të mirë, gjë që na mungon në qytetet e mëdha. Filmi i tretë është me ide të operatorit Emilian Dinov dhe titullohet “Tingujt e Antarktidës”. Shikuesit do të befasohen, sepse tingujt atje janë shumë të ndryshme nga zhurma në qytetin e madh.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një ngjitje të dielën deri në shtëpinë malore "Aleko" na kthen në kujtimet e ngjitjes së parë të organizuar në majë

Ekspozita, lexime malore nga librat për Bullgarinë, poezi dhe muzikë - këto janë vetëm një pjesë e programit të Bibliotekës së Kryeqytetit me rastin e 129 vjetorit nga ngjitja e parë e organizuar deri në pikën më të lartë të malit Vitosha ...

botuar më 24-08-24 8.20.PD

Festivali “Varvara Kite Fest”

Festivali “Varvara Kite Fest” përfshin klasa të mjeshtërisë, ekspozitë fotografike dhe kinema verore për fëmijë. Edicioni i katërt do të mbahet më 18 dhe 19 gusht në fshatin turistik Varvara, Komuna Carevo, njoftuan organizatorët nga “Mrekullitë e..

botuar më 24-08-18 9.05.PD

Temperaturat arritën në 70 gradë rreth ndërtesave në disa qytete

Në ditët më të nxehta të verës, anëtarët e Organizatës “Greenpeace” udhëtojnë në të gjithë vendin për të treguar se sa nxehtë është në mjedisin urban. Me ndihmën e kamerave termike zbulojnë temperaturën përreth ndërtesave, e cila në qytete si Plovdiv..

botuar më 24-08-17 9.15.PD