Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në kërkim të gjysmës tjetër të zemrës...

Foto: BGNES
“Stacioni për çifte” quhet njëra nga agjencitë e kryeqytetit për takime mes dy gjinive. Duke kërkuar gjysmën tjetër të zemrës, njerëz të moshës së ndryshme dhe me gjendje të ndryshme sociale shkojnë në këtë agjenci. Si kusht, ata duhet të kenë kaluar moshën e miturisë dhe për momentin të mos jenë në lidhje dashurore.

Pronare e agjencisë për takime mes gjinive është psikologia Marina Stojçovska. Sipas saj, interesi për “Stacionin për çifte”, i cili gjatë viteve shtohet, ka të bëjë me ngutjen e jetës dhe shoqërinë e kufizuar. “Sot profesioni dhe karriera ngrihen në kult. Njerëzit i
Marina Stojçovska

përkushtojnë shumë kohë zhvillimit profesional. Jeta private dhe marrëdhëniet intime mbeten në sfond. Kjo që ia vlen është të kesh një njeri të dashur pranë teje, të cilin të zgjohesh në mëngjes me puthje dhe i cili të të vërë në gjumë duke të puthur – thotë psikologia. – Agjencia jonë për takime parashikon lidhje serioze, përfshi edhe martesë. Ne nuk sigurojmë lidhje për një natë. Agjencinë e kemi quajtur “Stacion për çifte”, sepse me të shoqin, i cili është rus, u njohëm në një tren. Përveç kësaj, ka një film rus me të njëjtin titull, i cili rrëfen për një ngjarje dashurore në mes të stacioneve të trenit. Duam që të jemi si stacioni, ku të dy takohen, njihen me njëri-tjetrin dhe bien në dashuri. Më kujton dasma e 11 nëntorit të 2011-ës. Që në takimin e dytë të organizuar prej nesh çifti u dashurua menjëherë dhe u martua. Zakonisht çdo njeri ka nevojë për kohë të ndryshme për të gjetur gjysmën tjetër të zemrës. Nëse e njeh mirë veten tënde dhe e di se çfarë kërkon në marrëdhëniet me të tjerët, atëherë kjo kohë shkurtohet.”

© Foto: BTA


© Foto: BGNES

Dashuria nuk njeh moshë, e bindur është psikologia Marina Stojçovska. “Na kanë kërkuar njerëz të moshës 70-vjeçare, të cilët kanë gjetur partnerin e jetës te ne, thotë pronarja e agjencisë për takime mes gjinive – znj. Stojçovska. – Njeriu mund të dashurohet si në moshën 20-vjeçare, po ashtu edhe në atë 70-vjeçare, bile më shumë. Duke punuar në agjenci, takova kaq shumë njerëz me performanca të ndryshme, të moshës së ndryshme dhe me gjendje të ndryshme sociale. Të gjitha këto takime e ndryshuan pikëpamjen time për dashurinë. Personalisht mësova se e kisha mbytur ndjenjën e dashurisë, duke menduar se kam kaluar moshën e saj. Tashmë e di se nuk kisha të drejtë të mendoja kështu. Sot gratë janë të emancipuara, veprojnë sipas dëshirës dhe punojnë në mënyrë të barabartë me burrat. Megjithatë, gjinia e bukur ende kërkon të shikojë te gjysma e saj mbështetje, komunikim dhe siguri emocionale e materiale. Meshkujt respektojnë ambiciet e femrave dhe dëshirën e tyre për zhvillim profesional, por gjithsesi kërkojnë gjysmën e dobët dhe e butë – femër e cila respekton veten e saj, mirëmbahet, kujdeset për fëmijët, të jetë zonja e shtëpisë dhe të krijojë rehati. Sot meshkujt nuk janë shumë pas vërtitjes së femrës rreth sobës, por e vlerësojnë ushqimin e gatitur në shtëpi dhe aftësitë e gjysmës së tyre në kuzhinë.”

Në agjencinë për takime “Stacione për çifte” punojnë vetëm psikologë, të cilët bëjnë në sërë intervistash që të përcaktojnë karakterin e njeriut. Hulumtohet ngjashmëria psikologjike, gjendja emocionale e partnereve të dhënë dhe parapëlqimet e tyre. Psikologia Marina Stojçovska thotë se në qoftë se ka mospërputhje, atëherë klientët paralajmërohen.

© Foto: BGNES

“Në fund të fundit vendimin e merr klienti – sqaron psikologia. – Këshillat tona dalin në pah pasi është realizuar takimi i parë. Ndryshe nga sajtet për takime dhe dashuri online, neve na kërkojnë njerëz që kërkojnë lidhje serioze. Ata që vijnë në agjenci japin të dhënat e tyre të drejta dhe përcaktojnë realisht kërkesat e veta ndaj partnerit. Ne e konfirmojmë informacionin – moshën, vendbanimin, profesionin, statusin martesor. Një pjesë e klientëve tanë janë në lidhje me agjencinë, derisa ka shumë të tjerë që nuk pranojnë se i kemi ndihmuar që të gjejnë gjysmën e tyre të zemrës. Mbase atyre u vjen turp. Dashuria është kudo, mund të takosh partnerin e jetës në dyqan, në tren, si ndodhi me mua, dhe në shumë vende të pamenduara.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Olimpiada e parë e Inteligjencës Artificiale mbledh 200 të rinj nga e gjithë bota në Bullgari

Bullgaria do të mirëpresë rreth 200 nxënës dhe të rinj nga e gjithë bota, të cilët do të marrin pjesë në Olimpiadën e parë Ndërkombëtare të Inteligjencës Artificiale, të krijuar nga bullgarët. Në garë kanë konfirmuar pjesëmarrjen 44 ekipe, dy prej..

botuar më 24-08-07 8.57.PD

Sipas një sondazhi, Sofja është vendi më i rehatshëm për një pensionist nga BE

Një studim i kompanisë së zgjidhjeve të biznesit "Moneypenny" tregon Sofjen si qytetin më të mirë për një evropian mesatar për të jetuar pas daljes në pension, shkruan revista "FORBES". Renditja merr parasysh faktorë të tillë si kostoja mesatare e..

botuar më 24-08-06 11.58.PD

Shumica e të rinjve tashmë e shohin zhvillimin e tyre JO jashtë vendit, por në Bullgari

Një shumicë e konsiderueshme e të rinjve në vendin tonë - 89%, e shohin zhvillimin e tyre në pesë vitet e ardhshme jo jashtë vendit, por në Bullgari, sipas një studimi të ri nga Agjencia e Analizës së Opinionit të Konsumatorëve JTN dhe Platforma..

botuar më 24-08-05 7.15.PD