Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zona karstike “Kënata e Dragomanit” në listën e zonave të lagështa me vlerë ndërkombëtare

Foto: Архив

Në Ditën Ndërkombëtare të Zonave të Lagështa – 2 shkurtin 2012, Zona karstike në Bullgari “Kënata e Dragomanit” mori certifikatën e zonës së lagësht me vlerë ndërkombëtare. Fenomeni natyror “Kënata e Dragomanit” gjendet 40 km larg Sofjes në drejtimin perëndimor dhe është ligatina e 11-të e Bullgarisë, e cila renditet në listën e Konventës së Ramsarit. Kjo e fundit u miratua në Iran më 1971 dhe ka për qëllim ruajtjen e ligatinave, të cilat ndikojnë pozitivisht mbi larminë biologjike dhe mbajnë bilancin e klimës. Në fakt, zonat e lagështa karstike nuk numërojnë shumë në botë. “Kënata e Dragomanit” shtrihet në afro 15 mijë hektarë dhe përbën një të tretën e sipërfaqes së të gjitha zonave të lagështa në Bullgari.

Çka dimë për këtë fenomen natyror? Në fillim të shekullit të kaluar “Kënata e Dragomanit” pati fatin e shumë zonave të tjera të lagështa në botë – u tha. Nga njëra anë – për t’u shmangur mushkonjat, nga tjetra – që të kultivohen këto toka, të cilat gjithsesi janë të përshtatshme për ujitje. Përveçse ligatina e Dragomanit gëzon larmi shumë të madhe biologjike, gjatë shekullit të XX-të ka qenë vendi i preferuar për peshkim dhe çlodhje në rajon, si dhe qendra e tregtisë me vezët e shpendëve të egër. Pohohet se në atë kohë janë mbledhur 20 mijë vezë në vit, të cilat transportoheshin në tregun e kryeqytetit. Çfarë u bë pastaj? Zona e lagësht u zhduk nën ndikimin e njeriut. Mirëpo, gjatë 20 viteve të fundit natyra përfitoi kryesisht nga bujqësia e pazhvilluar në rajon dhe si rezultat i dolën përsëri kënatat dhe livadhet e lagështa. Sot larmia biologjike e Ligatinës së Dragomanit rivendoset me ndihmën e organizatave të mbrojtësve të natyrës. Shoqata e natyrës së egër “Ballkani” është njëra nga këto organizata në vend. Gjatë ceremonisë së dekorimit, Zv/ministrja e Mjedisit dhe Ujërave, znj. Evdokia Maneva theksoi shumëllojshmërinë e bimëve dhe kafshëve në zonën e lagësht të Dragomanit.

“Këtu ka 256 lloje shpendësh që përbëjnë 65 për qind të larmisë së shpendëve në Bullgari. Po ashtu Ligatina e Dragomanit është habitat për 9 lloje kafshësh amfibe, 11 lloje zvarranikësh 43 lloje gjitarësh dhe 180 lloje bimësh të klasës së lartë, njoftoi Zv/ministrja Maneva. – Të dhënat tregojnë se kjo zonë e lagësht është me një vlerë shumë të madhe dhe duhet të bëjmë gjithçka që ta ruajmë atë. Ligatina e Dragomanit është një fenomen natyror jo vetëm në Bullgari dhe Ballkan, por edhe në tërë Evropën.”

Në zonë përqendrohen shumë shpendë shtegtarë, sepse andej kalon një pjesë e rrugës ballkanike të shtegtimit, të njohur me emrin Via Aristotelis. 126 lloje shpendësh bëjnë fole në kallamat e Dragomanit. Aktivistët nga Shoqata e natyrës së egër “Ballkani”, duke bashkëpunuar me autoritetet bashkiake, krijuan një itinerar ekologjik, ndërtuan një kullë vëzhgimi dhe ura prej druri. Këta sigurojnë hyrjen brenda ligatinës dhe vëzhgimin e shpendëve nga një largësi e vogël. Gjatë vitit të fundit afro 1 mijë nxënës nga Sofja dhe qytetet përreth vizituan rajonin e “Kënatës së Dragomanit”.

“Fëmijët kënaqen këtu, sepse qasja që kanë te bota e kafshëve të egra është e kufizuar – thotë Andrej Ralev nga Shoqata “Ballkani”, i cili është në krye të projektit të rivendosjes së zonës së lagësht. – Disa prej bimëve i rivendosëm dhe po e vazhdojmë rivendosjen p.sh. që ta kthejmë përsëri Aldrovanda vesiculosa në Ligatinën e Dragomanit, morëm metarial gjenetik nga delta e Danubit, ku ende ndeshet kjo bimë insektengrënës. Jemi kënaqur se bashkëpunimi ynë me organizatat vendase është i suksesshëm.”

Zona karstike “Kënata e Dragomanit” shtrihet në territorin e tri bashkive të qarkut të Sofjes – Dragoman, Slivnica dhe Kostinbrod. Projekti i rivendosjes së ligatinës mund të sjellë përfitime në këtë rajon, ku papunësia arrin 20 për qind. Bile Kryebashkiaku i Dragomanit, z. Andrej Ivanov tha në mënyrë qesharake: “Ishalla Kënatës së Dragomanit të na nxjerrë nga moçali financiar, ku jemi të mbytur.” Zhvillimi i turizmit ekologjik është njëra nga pikat e forta të bashkive në rajon.

“Bullgaria është e favorizuar nga një fenomen natyror, tha Z/v kryebashkiaku i Kostinbrodit, z. Dimitër Petrov. Përveçse përpiqemi ta bëjmë zonën e lagësht interesante për ornitologët dhe për të gjithë ata që e duan natyrën, qëllimi ynë kryesor është të njihemi fëmijët me këtë qoshe të natyrës. Kjo është pikënisja – të krijojmë turizëm alternativ për fëmijët, të cilët të çlodhen duke u edukuar. Bashkia e Kostinbrodit kërkon mundësi për financim nga BE-ja në lidhje me kujdesin për bimëve dhe kafshëve të mbrojtura. Për momentin qyteti i Kostinbrodit kandidon në programin “Bashkëpunimi transkufitar” dhe përgatit projekt për hartimin e larmisë biologjike në territorin e bashkisë.”

Projekti i rivendosjes së Ligatinës së Dragomanit krijon mundësi të mëdha për ekonominë, e cila përfiton nga shfrytëzimi i kallamit dhe kulmakut dhe përdorimi i tyre për ngrohje. Mbrojtësit e natyrës kërkojnë vetëm që pritja të bëhet në mënyrë, e cila nuk i shqetëson shpendët. Shoqata “Ballkani” bashkëpunon me një firmë vendase, e cila do të fillojë prodhimin e lëndës së re djegëse, e cila do të mbulojë nevojat e rajonit gjatë ditëve të ftohta.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografi: balkani.org

По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rikrijimi i një kampi ushtarak romak pranë Aprillci

Një rindërtim i një kampi luftarak romak po organizohet në komunën Aprillci nga 16 deri më 18 gusht. Veprimtaria në parkun e lagjes "Novo Sello" iu drejtohet kryesisht fëmijëve dhe audiencës familjare.Në majën Ostrec të malit Stara Pllanina, që..

botuar më 24-08-16 6.30.PD

Tri medalje për ekipet bullgare në Olimpiadën e parë Ndërkombëtare të Inteligjencës Artificiale

Pjesëmarrësit bullgarë fituan tri medalje në Olimpiadën e parë Ndërkombëtare të Inteligjencës Artificiale, e cila u mbajt në Burgas. Në raundin praktik të Olimpiadës, ekipi bullgar fitoi medalje të arta dhe të bronzta, ndërsa në pjesën teorike, ekipi..

botuar më 24-08-15 10.39.PD

Viza Shengen bullgare nuk garanton hyrjen në zonën e përbashkët

Bullgaria lëshon viza Shengen vetëm për qëndrime afatshkurtra. Deri në fund të korrikut, ato janë mbi 35 000, sipas një deklarate të Ministrisë së Punëve të Jashtme në lidhje me publikimet në media për vizat Shengen të lëshuara nga Bullgaria për..

botuar më 24-08-13 9.54.PD