Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Realizimi i bullgarëve në tregun evropian të punës – mundësi dhe perspektiva

Foto: europarl.bg
Në kohëra të krizës ekonomike statistikat për nivelin e papunësisë në Evropë frikësojnë. Vetëm papunësia rinore në kontinent është midis 10 dhe 50% në vendet e veçanta. E madhe është ajo në Spanjë, ku 50% nga të rinjtë janë pa punë. Në Bullgari niveli i përgjithshëm i papunësisë për muajin mars është 12,6%, kurse ajo e rinisë përfshinë 33% nga të rinjtë deri në moshën 29 vjeç. Është më se e qartë se, në momente të tilla në plan të parë dalin çështjet rreth mobilitetit të qytetarëve evropianë dhe kërkimit të punës në vendet evropiane. Politika e Bashkimit Evropian në këtë moment i kushton një vëmendje të veçantë pikërisht mobilitetit të qytetarëve të bashkimit dhe për më tepër të të rinjve, që të mund të realizohen në tregun e punës të bashkësisë dhe kështu të pakësohet papunësia mes tyre. Këtë çështje u diskutuan në forumin e qytetarëve në Sofje me pjesëmarrjen e eurodeputetëve bullgarë.

Më 29 mars 2012 Parlamenti Evropian pranoi Rezolutën “Qytetërimi i Bashkimit Evropian 2010: zhdukja e pengesave për ushtrimin e të drejtave të qytetarëve të Bashkimit Evropian”. Me të u drejtohet apel të gjitha shteteve anëtare të bashkësisë, të cilat vazhdojnë të kufizojnë praninë e qytetarëve bullgarë dhe rumunë në tregjet e tyre të punës, të “rishikojnë mundësisht sa më shpejt vendimet e veta, duke marrë parasysh parimin e barazisë, ndalimin e diskriminimit, karakterin e pajustifikuar të këtyre vendimeve dhe parimin e solidaritetit, kështu që e drejta e punës më shumë të mos të kufizohet për qytetarët rumunë dhe bullgarë.”

Sipas eurodeputetit bullgar Metin Kazak nga grupi i Aleancës së liberalëve dhe demokratëve, kjo de fakto përfshin lëvizjen e lirë të qytetarëve, njohjen e kualifikimeve profesionale, prani të lirë deri tek informata, realizimin e politikave kundër diskriminimit dhe të drejtat e zgjedhjeve për këta punonjës. Vendet anëtare duhet të heqin barrierat juridike përpara lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe të mos aplikojnë procedura administrative të pabaza. Parlamenti Evropian u drejton apel shteteve, të cilat nuk i kanë hapur tregjet e veta për bullgarët, të rishikojnë vendimet e veta.

“Aktualisht, vazhdon Metin Kazak, qytetarët bullgarë mund të punojnë pa leje në Greqi, Danimarkë, Estoni, Islandë, Spanjë, Itali, Qipro, Letoni,Lituani, Poloni, Portugali, Rumani, Sllovaki, Slloveni, Hungari, Finlandë, Çeki, Suedi. Në këto vende ata mund të kërkojnë punë lirisht, mund të regjistrohen në byrotë e punës dhe të marrin ndihmë për gjetjen e zënies. Nga data 1 janar 2012 janë në fuqi dhe lehtësime për prani deri në tregun gjerman të punës për specialistë bullgarë dhe rumunë. Po kështu që nga viti 2012 dhe për qytetarët e Bullgarisë dhe të Rumanisë mund të punojnë dhe në Spanjë pas regjistrimit si banues të përhershëm në vend. Mjerisht në Austri, Belgjikë, Irlandë, Luksemburg, Maltë, Holandë, Britaninë e Madhe dhe Francë, punonjësit bullgarë kanë nevojë për leje punë. Punëdhënësi duhet të shpallë në shtetin e tij vendin e punës dhe së pari të kërkojë një qytetar vendas, pas kësaj – qytetar të një shteti të vjetër anëtar. Në qoftë se nuk gjen kandidatin e përshtatshëm, mezi atëherë mund të startojë procedura për dhënien e lejes për punë. Është e qartë sesa këto kërkesa janë deinkurajuese për punëdhënësin përkatës dhe kjo çon deri te varianti më i lehtë – të kërkohet zënie të vendit të punës nga një qytetar vendas.”

Faktorët bazë për bullgarët të kërkojnë punë në vende të tjera janë pagimi i mirë, siguria e mirë sociale, mundësia për realizim të specialistëve me kualifikim të lartë. Sipas Violeta Staniçiç, drejtuese e Byrosë informative të Parlamentit Evropian në Bullgari, një raport i Komisionit Evropian nga nëntori i vitit 2011 hodhi poshtë mendimin se, në kushtet e krizës punonjësit nga vendet më të reja të Bashkimit Evropian janë një peshë suplementare për tregjet vendëse të punës. Raporti vuri në dukje se, në sajë të ndikimit afatgjatë pozitiv nga qëndrimi i bullgarëve dhe të rumunëve në shtete të tjera nga Bashkimi Evropian, Produkti i Brendshëm Bruto i Bashkimit është rritur me 0;3%. Aty ndaj fundit të vitit 2010 pothuajse 3 milionë bullgarë dhe rumunë kanë jetuar në 25 vendet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian. Zinaida Zllatanova, kryetare e Përfaqësisë së Komisionit Evropian në Sofje, shton: “Studimet në vendet më të vjetra anëtare tregojnë se rrogat e punës në to janë mezi me 0,28% më të ulëta, sesa duhej të jenë pa mobilitetin e punonjësve nga Bullgaria dhe Rumania. Me fjalë të tjera, ky dumping social për të cilin flitej kaq shumë përpara aderimit të të gjitha shteteve të reja, jo vetëm të Bullgarisë dhe të Rumanisë, duke se nuk ka ndodhur.”

Sipas raportit të Komisionit Evropian nuk ka të dhëna qytetarët mobilë në kuadrin e Bashkimit Evropian të shfrytëzohen maksimalisht nga ndihmat sociale në vendet përkatëse. Përveç kësaj, rrymat e punonjësve-migruesë ndikojnë pozitivisht mbi financat publike të shtetit pranues.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. Ljubomir Gavrillov: Në raundin e parë, francezët votojnë me zemër, dhe në të dytin - me mendjen e tyre

Parlamenti Evropian është në prag të krijimit të një familjeje të re politike të formuar nga e djathta ekstreme në një kohë kur e majta po i jep një goditje të papritur të djathtës në Francë. “ Në vend të parë është i ashtuquajturi “Fronti i..

botuar më 24-07-10 2.40.MD

Shkolla bullgare e së dielës në Edrene ka nevojë për më shumë klasa

Shkolla bullgare e së dielës në Edrene filloi aktivitetet e saj edukative në vitin 2017 me një kurs të gjuhës bullgare për fëmijë nga komuniteti i bashkatdhetarëve tanë. Dy vjet më vonë, me iniciativën e Konsullatës së Përgjithshme të Bullgarisë, ajo u..

botuar më 24-07-10 7.30.PD
Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë

U mbyll me sukses java e parë e Shkollës Verore të Gjuhës Bullgare në Tiranë

Java e parë e Shkollës Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës u mbyll me sukses. Ajo ishte mjaft e pasur në përmbjatje.  Filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë Gjatë..

botuar më 24-07-09 2.05.MD