Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ditë të gjuetisë në Bullgari

Në vitet e krizës botërore turizmi i gjuetisë në Bullgari ruan pozita të qëndrueshme.
Foto: BGNES

Sipas traditës 6 gushti shënohet në Bullgari si Ditë e gjahtarit. Festa u shënua në shumë vende nëpër Bullgari gjatë fundjavës së kaluar përmes tubimeve dhe festimeve. Sepse te ne gjahu është jo vetëm sfidë dhe pasion, por edhe një rast për muhabet të ëmbël. Jo rastësisht shoqatat e gjahut dhe e peshkimit janë mbase organizatat më të vjetra dhe më të madhe te ne. Më 11 gusht në vend lejohet gjuetia e shpendëve. Në këtë ditë fillon edhe stina e re e gjuetisë dhe e peshkimit 2012-2013. Kurse që më 6 deri më 11 gusht po zhvillohen Ditët e gjuetisë dhe të peshkimit.

© Foto: ecomedia.bg

Si një vend me natyrë të ruajtur dhe larmi të pasur biologjike, Bullgaria është parajsë për gjahtarët. Është e mjaftueshme të shënojmë se, pikërisht në pyjet tona është realizuar rekordi botëror i trofeve prej kaproj, me vlerësim 273,6 pikë në bazë të sistemit CIC. Dhe se Bullgaria është mes vendeve të pakta në Evropë, ku akoma vërtitet ky bukurosh i vërtetë. Bile në vitet e krizës së tanishme botërore turizmi i gjuetisë te ne ruan pozita stabile dhe bile i shton të ardhurat e veta. Gjatë vitit 2011 të ardhurat nga turizmi i gjuetisë dalin në afro 3 milionë euro, që është me 30 për qind më shumë kundrejt vitit të mëparshëm. Vendi ynë është me tradita në gjuajtjen e ekzemplarëve trofe, si edhe pyjet dhe malet bullgare tërheqin shumë koleksionues të huaj të trofeve. Gjatë vitit 2011 numri i tyre ishte 3 779 veta.

© Foto: BGNES

Një pjesë bazë nga të huajt, gjahtarë të kafshëve të mëdhenj kanë ardhur nga Gjermania, Spanja, Italia dhe Franca. Ndaj kafshëve të vegjël preferenca kanë pasur kolegët e tyre nga Italia, Greqia, Spanja dhe Franca. Gjahu në grup i derrit të egër është mes sfidave më të preferuara. I madhi është interesi ndaj gjahut të kaprollit, muflonit, sorkadhes. Një joshje për gjahtarin janë arusha dhe dhia e egër, të cilët pavarësisht se janë lloje të kërcënuara, gjuhen te ne gjatë respektimit të procedurave të parashikuara në Ligjin për Larminë Biologjike, në raste ekstreme. Duke pasur parasysh faktin se këto kafshë të rralla për Evropën janë zhdukur në pjesën e vet më të madhe nga kontinenti, mundësia për gjuajtje të 1-2 ekzemplarëve për vit tërheq po kështu turistë të huaj.

© Foto: BGNES


Një problem i madh për kafshët e larmishme dhe të vlefshme bullgare po vazhdon të jetë lufta me grabitësit, luftë me të cilën shteti dhe bashkësia e gjahtarëve akoma nuk mund ta përballojnë. Prandaj, përpara se të urojë “Me kësmet” të gjithë kolegëve të vet kryetari i Bashkimit të Gjuetarëve dhe të Peshkatarëve të Bullgarisë, z. Ivan Petkov iu uron: “Le të gjuajmë me përgjegjësi, të respektojmë ligjin, disiplinën dhe normat akoma që në fillimin e stinës! Sepse gjahu është gëzim dhe një takim me natyrën e egër, të cilin duhet ta njohin dhe brezat e ardhshme”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Shkolla bullgare

Një shkollë bullgare në Gjenevë feston 40 vjetorin me konkursin "Përralla për jogurtin"

Ideja kryesore e konkursit është të stimulojë potencialin krijues të të gjithë bullgarëve patriotë të moshës shkollore dhe parashkollore, të ruajë kujtimin e Dr. Stamen Grigorov - mikrobiologut dhe mjekut bullgar që përshkroi bakterin Lactobacillus..

botuar më 24-08-10 8.15.PD

Shkaba egjiptiane po kthehet në Bullgari

Shkaba egjiptiane, ose Kali i Qyqes,/ Neophron percnopterus/ po kthehet pasi ishte në prag të zhdukjes, njofton Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve. Ata kanë konstatuar një numër rekord prej 35 territoresh ku bën fole shkaba egjiptiane,..

botuar më 24-08-09 5.31.MD

Universiteti i Taraklisë tani është pjesë e Universitetit "Angell Kënçev" në qytetin bullgar Ruse

Pas nënshkrimit të marrëveshjes mes qeverive të Bullgarisë dhe Moldavisë, Universiteti Shtetëror në qytetin Taraklia u bë strukturë e Universitetit “Angell Kënçev” në qytetin bullgar Ruse, njoftoi qendra për shtyp e Këshillit të Ministrave. Nëpërmjet..

botuar më 24-08-07 7.02.MD