Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria përsëri tërheq investitorë të huaj në pronat e patundshme

Foto: arkiv

Bullgaria përsëri është në Top-10 të destinacioneve më të preferuara për investime në prona nga ana e britanasve. Sipas online botimit TheMoveChannel Bullgaria është ngjitur në klasifikimin për të kërkuar shtëpi të dytë për vitin 2012 deri në vendin e tetë. Vendin e parë vazhdon ta ketë Spanja, pas saj janë ShBA, Franca dhe Portugalia. Botimi komenton se, tregjet e vogla reagojnë në mënyrë më të fleksibile mbi interesat e britanësve, të cilët duan të investojnë në një pronë për pushim. Për shkak të krizës sot kërkimi është më i dobët, por tregu bullgar është bërë më stabil dhe më atraktiv me çmimet e veta të ulëta.

A po kthehet interesi i të huajve ndaj pronave në Bullgari? Po, janë kategorikë ekspertët në degë. Investitorët e huaj tanimë po tërhiqen nga tregjet e mëdha në Evropë dhe drejtohen drejt vendeve më të vogla, me tregje më të fleksibile, me perspektivë dhe të lira si Bullgaria. Për blerësit e huaj çmimi është prijës gjatë blerjes së pronës. Bankat filluan të nxjerrin në shesh një numër të madh pronash me hipoteka, i cili në mënyrë suplementare uli çmimin në treg. Disa agjenci për prona të patundshme parashikojnë që ulja të vazhdojë me akoma 10-15 për qind, kurse të tjerë po thonë se ulja ka arritur pikën e vet më të ulët. Por në një plan afatgjatë, pamja nuk është dhe kaq pesimiste. Analizatorët presin që interesi i blerësve të huaj të forcohet dhe të ndihet akoma gjatë vitit të ardhshëm. Për shembull, pavarësisht nga periudha e zbaticës nga ana e britanezëve, interesi i tyre ndaj diellit bullgar nuk është zhdukur.

Përse themi zbaticë? Sepse në vitet e bumit të ndërtimit përpara krizës anglezë dhe irlandezë në mënyrë masive investuan në prona pushimore në Bullgari, të tërhequr nga marrëveshje të leverdishme. Por kriza i bëri sot shitësit bazë në treg, kurse personat kryesor veprues blerësit, u bënë rusët. Disa nga britanezët dhe irlandezët shesin me humbje mbi 50 për qind nga çmimi, në të cilin e kanë blerë përpara viteve pronën e vet. Pikërisht rusët po e drejtojnë tregun dytësor te ne, duke blerë shtëpi të dytë kryesisht në bregdetin bullgar të Detit të Zi. Kohët e fundit blerësit rusë tregojnë interes dhe ndaj vendpushimeve tona malore dhe shtëpitë fshatare në afërsi të detit. Agjencitë për prona të patundshme llogarisin një vëllim të marrëveshjeve për pronat pushimore për gjashtëmujorin e parë të vitit me afro 15-18 për qind. Çmimi mesatar nëpër bregdetin jugor të Detit të Zi, ku investuesit rusë blejnë më tepër prona është rreth 700-800 euro për metër katror. Kërkohen kryesisht apartamente të kompletuar në komplekset detare, ku qëllimi bazë është të shfrytëzohen si bazë për pushim. Më të kërkuara janë pronat e vogla për pushim prej rreth 50 metrave kuadro. Prijëse gjatë vendimmarrjes për blerje është çmimi dhe afërsia me plazhin.

Ekspertët në degë pohojnë se, vetëm gjatë 3-4 vjetëve të fundit, rusët kanë blerë në Bullgari rreth 200-300 mijë banesa, ku vlera e përgjithshme e investimeve të tyre tejkalon 1 miliardë dollarë. Hyrja e pritur e Bullgarisë në zonën Shengen, kur pronarët e pronave në Bashkimin Evropian do të mund të lëvizin lirisht, forcon edhe më tepër interesin e blerësve rusë. Rusët e motivojnë në mënyrë mjaft serioze tregun, sepse klientët e tjerë të huaj janë pak. Të veçanta janë rastet e anglezëve, polakëve, skandinavëve, rumunëve të cilët kërkojnë prona te ne. Modë e kësaj vere janë blerësit nga Siberia dhe Kazakistani.

Investitorët rusë nuk mund ta shpëtojnë tregun e pronave pushimore, i cili po vazhdon të jetë i ngushtuar për shkak të krizës. Ndërtimi i komplekseve të ngjashme në krahasim me vitin e kaluar është ngushtuar me më shumë se 60 për qind. Janë kaluar kohërat e pronave të luksit në det.

Analizuesit tregojnë se, pjesa e të huajve, të cilët ishin motori bazë i tregut për prona në Bullgari përpara krizës, është ngushtuar gjatë vitit 2012 deri më 10-15 për qind. Kohërat, kur anglezët dhe britanezët blinin prona te ne bile dhe me telefon, pa i parë personalisht, kaluan. Shpresat për fitime të lehta dhe të shpejta gjatë tregut atëherë akoma të pazhvilluar të pronave në Bullgari po kështu mbetën në të kaluarën. Por, pikërisht blerësit e huaj kontribuuan jashtëzakonisht shumë për zhvillimin e tregut të pronave të patundshme te ne. Dhe jo vetëm kaq. Kapitalet e investuara në projekte të mëdha dhe të vogla qenë pjesa bazë nga investimet e huaja në Bullgari.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: arkiv

По публикацията работи: Tanja Harzianova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Burgas po hapet një uzinë për automobila të blinduar

Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..

botuar më 24-10-01 5.10.PD

Pritshmëritë e biznesit janë ulur për shkak të mjedisit të pasigurt ekonomik

Në shtator, treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit në vend u ul me 1 pikë krahasuar me muajin gusht, për shkak të vlerësimeve më pak të favorshme në industri. Treguesi në sektor bie me 5.2 pikë dhe menaxherët raportojnë ulje të aktivitetit..

botuar më 24-09-30 1.41.MD

Bullgaria është ndër vendet me më shumë banesa

Bullgaria është ndër vendet me më shumë banesa, duke qenë në vendin e parë mes 24 vendeve evropiane. Sipas Indeksit të fundit Global Property të kompanisë ndërkombëtare të konsulencës “Deloitte”, ka 668 shtëpi për 1000 qytetarë bullgarë. Kështu,..

botuar më 24-09-30 9.44.PD