Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në fshatin bullgar mungon krahu i punës

Foto: BGNES
Sipas Evrostatit papunësia në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian gjatë vitit të kaluar ka arritur 9,6 për qind. Edhe në Bullgari kriza dhe ekonomia e cila nuk punon me qarkullime të plota hodhi në rrugë shumë njerëz. Sipas të dhënave statistikore gjatë muajit qershor 2012 të papunë kanë qenë 10,8 për qind nga bullgarët e aftë për punë. Në zyrat e punësisë janë regjistruar pak mbi 350 mijë veta. Ka një ulje, pothuajse të paparë kundrejt muajit maj – me 0,2 për qind, mbi të cilën ka ndikuar punësia sezonale. Puna e përkohshme gjatë stinës turistike në vendpushimet detare dhe malore është shans për disa bullgarë të gjejnë punë për disa muaj. Nuk flasim dhe për ata, të cilët janë krejtësisht të vendosur të gjejnë punë jashtë vendit, në ndonjë shtet me një standard më të lartë të jetesës. Në të njëjtën kohë fshati bullgar ka nevojë seriozisht për krahë pune. Punë në bujqësi dhe në blegtori ka sa të duash dhe kjo për të rinjtë, mes të cilëve papunësia është frikësuese.

Rreth 25 për qind nga të rinjtë midis 18 dhe 25 vjeç, të cilët janë pa punë, nuk mësojnë dhe nuk kualifikohen, pohojnë ekspertët. Të papunët për një kohë të gjatë mes tyre janë shumë, më në veçanti mes romëve. Kurse kjo u dedikon të jenë gjithmonë të varfër dhe të mjerë. Vetë ata shpesh nuk bëjnë përpjekje të ndryshojnë gjendjen. Në një internet sajt, kushtuar fshatit bullgar, për shembull, propozohet punë dhe kërkohen njerëz për rritjen e kafshëve dhe për veprimtari të tjera agrare, por të tilla vështirë se gjenden. Në një shpallje, të butuar më datë 18 korrik për shembull, kërkohen njerëz për punë në fushë midis 25 dhe 45 vjeç. Me një shpallje tjetër një fermë për lopët kërkon veterinar. Fermer nga Bellozem, rrethi i Plovdivit kërkon dy barinj me pagesë, që fillon prej 200 euro e tutje. Kopeja është prej 50 lopëve. Kurse dëshirues nuk ka. “Më duhen njerëz seriozë, thotë për Radio Bullgarinë fermeri. Deri tani vijnë vetëm romë të cilët marrin vetëm shumat e përmendura dhe ikin.” Ka punë për rritës në fermën për rritje të deleve, për rritjen e dhive, për mirëmbajtjen e pronës fshatare që mund të shfrytëzohet dhe për banesë. Propozohet dhe punë për distributorë të produkteve biologjike bullgare, për një personel shërbyes në një hotel fshati. Ka dhe të tillë të cilët e propozojnë punën e tyre. “Kam një përvojë të pasur, mund të punojë në mandër, në fermë për rritjen e shpendëve, në fermë për lopë”, na bind një shpallje në sajt. Një grup me meshkuj propozojnë shërbimet e veta për qethjen e deleve. Puna në bujqësi nuk është mes prestigjiozeve, me të vërtetë. Por është një mundësi që mjaft njerëz të shkëputen nga mungesa e parave. Për disa ajri i pastër i fshatit, era e tokës mund të bëhet tërheqëse, pavarësisht nga puna jo e lehtë në fushë ose dhe në fermë. Çështje të zgjedhjes personale. Por është e vërtetë dhe kjo se, shumë nga tanët ikin nga fshatrat në kërkim të një pune më mirë të paguar. Dhe fshatrat mbeten bosh, të populluar vetëm prej pleqve.

Nuk mungojnë kandidat për punë bujqësore në një shtet tjetër evropian. Përmes zyrave të punës çdo vit gjatë pranverës, punëdhënës të huaj zgjedhin njerëz për punë sezonale në fushë. për shembull gjatë këtij viti mbi 1000 bullgarë mbledhin produktet bujqësore në Spanjë, bile ndihmojnë në veprimtaritë e ndryshme bujqësore. Pagimi i punës së tyre është më i lart sesa te ne. Prandaj gjatë kohës së bursave të punës për grumbullim të punonjësve për punë sezonale në shtete të tjera, radhët përpara sallave janë të mëdha. Dalja nga varfëria, sipas pritësve, mund të bëhet vetëm me punë në shtet tjetër me të ardhura dhe standard më të lartë të jetesës.

Sipas Konfederatës të Sindikatave të Pavarura të Bullgarisë te ne mezi rreth 13 për qind nga bullgarët mund t’i lejojnë vetes një standard normal jetese. Kurse mbi 20 për qind janë njerëzit, të cilët jetojnë nën kufirin e varfërisë, i cili gjatë këtij viti është caktuar për 118 euro. Shtrenjtimi tronditës nga data 1 korrik të korrentit, ngrohjes, gazit, ujit, rritja e lëndëve djegëse në fund të muajit korrik, do të venë një sprovë serioze përpara buxheteve familjare gjatë dimrit të ardhshëm. Lodhja nga reformat mbi 20 vjeçare dhe mungesa e parave mund vetëm të forcojnë rrymën e kurbetçinjve, një pjesë nga të cilët mund të mos të duan të kthehen më.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një festival ekologjik në Ellhovo prezanton ushqim të pastër nga fermat në rajon

Ellhovo ndodhet në pjesën juglindore të Ultësirës së Trakisë në mes të një fushe pjellore midis maleve Stranxha dhe Sakar. Një nga lumenjtë më të mëdha në Bullgari - Tunxha - kalon pranë qytetit, dhe në rajon ka 21 fshatra me tokë bujqësore, të cilat..

botuar më 24-09-06 5.25.PD

“Supa më e shijshme e peshkut” dhe vera do të ofrohen në një festival në Burgas

Festivali i pestë i Peshkut dhe i Verës do të mbahet nga 5 deri më 8 shtator në qytetin tonë bregdetar Burgas. Veprimtaria do t'u ofrojë banorëve dhe mysafirëve të qytetit një shumëllojshmëri prodhimi të kuzhinës dhe verës, një program muzikor dhe..

botuar më 24-09-05 6.10.PD
Ekaterina Zaharieva dhe Julijan Popov

Nominimet bullgare për Komisioner Evropian: Beteja për resorë në kulmin e formimit të përbërjes së re të KE-së

Nominimet për eurokomisioner bullgar u shpallën në sfondin e zëvendësimit të qeverisë së parë provizore të kryeministrit Dimitër Gllavçev me atë të dytë, në sfondin e një krize të thellë partiake në dy nga forcat politike tradicionale në Bullgari -..

botuar më 24-09-04 7.07.MD