Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bio-produktet dhe “praktikat e gjelbra” nuk janë prioritet për supermarketet në Bullgari dhe Rumani

Foto: BGNES
Këtë verë Fondi botëror për natyrën e egër WWF zhvilloi për herë të parë një studim për përhapjen e bio-produkteve dhe të “praktikave të gjelbra” në vargjet e mëdha tregtare të Bullgarisë dhe Rumanisë. Studime të tilla organizata botërore zhvillon që prej shumë kohe në vendet e vjetra anëtare të BE-së. Sipas rregullores një supermarket merr numrin maksimal të pikave në qoftë se të paktën 10 për qind e mallrave ushqimore dhe kryesore që përdoren në jetën e përditshme kanë certifikatë bio, ose ndonjë certifikatë tjetër për zhvillim të qëndrueshëm. Sipas rregullores gjithashtu ai duhet të aplikojë praktika ekologjike në funksionimin e vetë supermarketit. Për shembull – përdorimi i letrës së ricikluar për broshurat e reklamës etj. Meqenëse 10 vargjet e mëdha tregtare në Bullgari nuk u janë përgjigjur 40 pyetjeve të bëra, studimi është zhvilluar sipas parimit të “klientit të fshehtë”, saktësoi për Radio Bullgarinë Konstantin Ivanov, zëdhënësi i degës bullgare të organizatës. Një vëmendje e posaçme u është kushtuar produkteve të qumështit, frutave dhe perimeve sezonale, vezave, peshkut dhe produkteve të peshkut, pluhurave të sapunit, pecetave.

“Studimi i vargjeve tregtare në Bullgari tregoi se madje supermarketi, i cili u paraqit më mirë në klasifikim, ka vetëm një të tretën e numrit maksimal të pikave – domethënë këto bioprodukte janë mjaftë nën 10 për qind” – thotë zoti Ivanov.

Megjithëse rezultatet nuk janë shumë pozitive, ato janë më të mira nga ato të pritura nga WWF-Bullgaria. Ja se çfarë bën përshtypje më të madhe: “Del se produkte peshku me certifikatë sipas standardit për rritjen e qëndrueshme të peshkut MSC mund të blihen vetëm në një prej vargjeve gjermane diskaunt dhe asgjëkundi tjetër në Bullgari. Ndërkaq bën përshtypje se në shumë vende te ne mund të blejmë bio-qumësht, ose bio-veza, të cilat kanë certifikatë për produkt ekologjik. Gjithashtu mund të gjenden bio-fruta dhe perime sezonale të prodhuara te ne. Në Rumani për shembull në vargjet e mëdha pothuaj nuk ka perime dhe fruta vendase. Përveç kësaj bën përshtypje se atje mbi 50 për qind prej produkteve të qumështit janë importuar nga jashtë, gjersa në Bullgari ato janë para se gjithash bullgare. Përfundimi kryesor për Bullgarinë është se mund të gjeni çdo një prej eko-produkteve të kërkuara në dyqane të veçanta, ku ai përbën 10 për qind prej asortimentit, por nuk mund t’i gjeni të gjitha këto produkte në një varg.”

Sa u përket praktikave ekologjike në supermarkete rezultatet e studimit janë kontradiktore, thotë Konstantin Ivanov: “U përpoqëm të kuptojmë nëse inkurajohet riciklimi, si për shembull nëse ka kontejnerë për bateri të vjetra, nëse ofrohen qese prej tekstili dhe jo prej plastmase, të cilat mund të përdoren shumë herë, nëse broshurat e reklamës janë prodhuar nga letër e ricikluar, ose ofrohen në internet. Sa i përket riciklimit të baterive doli se problemi është zgjidhur mirë në shumë vende, por sa u përket broshurave të reklamës ato përhapen me sasi të mëdha dhe zakonisht janë prodhuar nga letër, që nuk është ricikluar. Atje abuzimet janë vërtetë shumë të mëdha. Bën një përshtypje shumë të keqe dhe fakti se vetëm në dy vargje supermakretesh mund të zgjedhësh nëse të blesh qese prej najloni, ose të tillë për përdorim të shumëfishtë – prej tekstili, ose letre.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sukses bullgar në Turneun Ndërkombëtar të Fizikanëve të Rinj në Budapest

Ekipi bullgar u prezantua në një nivel jashtëzakonisht të lartë gjatë Turneut Ndërkombëtar të Fizikanëve të Rinj (IYPT) në Budapest, ku morën pjesë 38 vende nga e gjithë bota. Fizikanët bullgarë fituan medaljet e argjendta ekipore. Kjo është..

botuar më 24-07-27 9.15.PD

Pranojnë aplikime për rezidencë për përkthyes letrarë në bullgarisht

Data 9 tetor është afati i fundit për aplikime për rezidenca kërkimore për përkthyes letrarë nga bullgarishtja në kuadër të projektit Archipelagos, njoftoi fondacioni "Faqja tjetër". Rezidencat do të zhvillohen në Shtëpinë e Letërsisë dhe..

botuar më 24-07-26 6.31.MD

Sofja, Varna dhe Burgas transmetojnë drejtpërdrejt hapjen e Lojërave Olimpike në Paris

Hapen zyrtarisht Lojërat e Olimpiadës së 33-të Verore në Paris. Me këtë rast, kreu i shtetit Rumen Radev ndodhet në kryeqytetin francez për të marrë pjesë në hapje, me ftesë të presidentit francez Emanjuell Makron dhe presidentit të Komitetit Olimpik..

botuar më 24-07-26 7.45.PD