Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qyteti i Studentëve në Sofje – probleme dhe avantazhe

Foto: arkiv
Qyteti i Studentëve në Sofje u ndërtua më 1980. Në fillim zona ka qenë e mbyllur vetëm për studentë dhe nëpunës të universiteteve, por dekadën e fundit ai u bë vend i preferuar banimi për qytetarët e tjerë të Sofjes. Çdo universitet disponon me dhoma në konvikt, kurse një pjesë nga universitetet gjenden në territorin e Qytetit të Studentëve. Sot konviktet dallohen për nga arkitektura nga ndërtesat e tyre përreth – banesa private, lokale, diskoteka dhe qendra tregtare dhe biznesi.

© Foto: wikimedia.org


Po të ndiqni programin “Takime të së dielës” do të mësoni hollësirat rreth kushteve të jetesës atje dhe do t’ju kthejmë në vitet e para të ndërtimit të Qytetit të Studentëve. Çfarë ndryshoi dhe pse në mediat bullgare nuk pushojnë bisedat rreth një ndryshimi gjeneral të mënyrës së jetesës në Qytetin e Studentëve.

Përgjigje të këtyre pyetjeve do të merrni vetëm po të klikoni mbi ikonën AUDIO.
По публикацията работи: Anna Kapitanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët janë të vetëdijshëm për ndryshimet klimatike, por jo për mënyrat për ta parandaluar atë

Bullgarët janë të vetëdijshëm për shkaqet dhe pasojat e ndryshimeve klimatike. Por ata janë të painformuar për kundërmasat. Këtë e tregojnë të dhënat për vendin, nga sondazhi i fundit i 6-të radhazi i klimës i Bankës Evropiane të Investimeve...

botuar më 24-07-08 10.06.PD

Për çfarë është dhe kujt i duhet një vizë e tipit A?

Në një seri materialesh do t'ju tregojmë për vizat që kërkohen për qëndrim dhe kalim tranzit përmes Bullgarisë, si dhe për qytetarët e të cilave shtete kanë nevojë për to. Siç dihet, nga 31 mars 2024, Bullgaria është pjesë e zonës Shengen nga ajri dhe..

botuar më 24-07-08 7.20.PD
Shkaba Egjiptiane

Dy shkaba egjiptiane u çelën në Rodopet

Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve njoftoi mbarështimin e parë të suksesshëm të një shkabe egjiptiane në natyrë në vendin tonë. Zogu konsiderohet si specia më e rrezikuar në Gadishullin Ballkanik. Zogu femër, i quajtur Izi, u çel dhe u rrit..

botuar më 24-07-07 1.53.MD