Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Piano Ekstravaganca” – një festival që dallohet nga të gjitha aktivitetet e këtij lloji

Ljudmill Angellov
Foto: arkiv
Festivali “Piano ekstravaganca” u themelua me ide të pianistit dhe pedagog bullgar Ljudmill Angellov, i cili prej vitesh jeton si në Spanjë, ashtu edhe në Bullgari. Si nismëtar ai shfaqet edhe motori kryesor i organizmit të këtij festivali, që bënë hapat e parë. Ideja kryesore tematike e Festivalit “Piano ekstravaganca” është të prezantohet muzikë për piano, që rrallë herë ekzekutohet dhe nuk është aq e njohur. Ka vepra nga të gjitha epokat, që janë nën hijen e kryeveprave të kompozitorëve të respektuar dhe të preferuar. Për çdo edicion të këtij festivali prestigjioz seleksionohen vepra interesante dhe me vlerë, që dallohen me virtuozitetin e ekzekutimit.

Nëse edhe ju keni dëshirë të dëgjoni disa nga pjesëmarrësit e Festivalit të sivjetshëm “Piano ekstravaganca” klikoni AUDIO.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Allbena Bezovska


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbrëmjet e verës në Sofje bëhen edhe më romantike - fillon A to JazZ

Një nga ngjarjet kulturore më të pritura gjatë verës në Sofje fillon nga sot. Për vitin e 13-të, festivali A to JazZ do ta transformojë Parkun Jugor 2 në një skenë urbane kulturore të përbashkët, krijuese dhe miqësore me mjedisin. Dashamirët e muzikës..

botuar më 24-07-04 8.40.PD

Një këngë e përjetshme bullgare në një version të ri

Në fund të qershorit, kur gjithnjë e më shumë e ndiejmë erën e detit, një ekip brezash të ndryshëm ringjallën në një version të ri një këngë nga e kaluara e afërt me titullin - "Erë deti". Në fund të vitit të kaluar, Kalina Batkova, e njohur me emrin..

botuar më 24-07-02 8.10.PD
Foto: Facebook / Xhaz nën yjet Pllaja Devetashko

"Xhazi nën yjet" në Pllajën Devetashko vazhdon deri të dielën

Mbrëmjen e sotme në fshatin Kërpaçevo, rajoni i qytetit Lloveç, hapet festivali i dhjetë “Xhazi nën yjet e Pllajës Devetashko”, i cili vazhdon deri të dielën. Festivali mbledh muzikantë të njohur bullgarë në skenën e hapur të livadhit pranë shpellës..

botuar më 24-06-28 6.38.MD