Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kongresi i Manastirit dhe emigracioni shqiptar në Bullgari

Komisioni i Alfabetit, 8 – Shahin Kolonja
Foto: sq.wikipedia.org
Nga data 14 deri më 22 nëntor 1908 në Manastir u mbajt Kongresi panshqiptar, i cili mbeti në historinë e popullit me emrin “Kongresi i Alfabetit”. Në këtë kongres u morën vendime me rëndësi të jashtëzakonshme për zhvillimin e kulturës shqiptare dhe të shkrimit shqip. Kongresi i Manastirit i dha fund procesit të gjatë të përdorimit të sistemeve të shumta dhe të ndryshme alfabetike mes shqiptarëve. Në mbledhje ideologët shqiptarë u pajtuan për dy alfabete zyrtare dhe të detyrueshme. Në këtë mënyrë u hap rruga drejt unifikimit të alfabetit shqiptar. Kongresi i Manastirit është një ngjarje mjaft e rëndësishme në etapën e fundit të Rilindjes, kur populli shqiptar kishte filluar të luftonte për kulturë kombëtare, liri dhe pavarësi.

© Foto: sq.wikipedia.org

Vendimi për alfabetin e gjuhës shqipe
Emigracioni shqiptar në Bullgari, i cili atëherë ishte organizuar në shoqatën “Dëshira”, nuk mbeti i izoluar nga diskutimet rreth çështjeve të alfabetit, të cilat e paraprinin Kongresin e Manastirit. Një sërë përfaqësuesish të kolonisë shqiptare në Sofje ka kontribuuar në organizimin dhe thirrjen e kongresit, duke luajtur një rol të konsiderueshëm në zhvillimin e tij.

Diskutimet rreth njësimit të alfabetit të gjuhës shqipe gjetën vend edhe në shtypin shqiptar në Bullgari. Në faqet e gazetës “Drita” dhe të “Kalendarit Kombiar” emigrantët shqiptarë e kanë shqyrtuar me hollësi këtë çështje. Shahin Kolonja – udhëheqësi ideor i kolonisë shqiptare në Sofje dhe botues i gazetës “Drita”, ishte njëri nga aktivistët e dalluar në diskutime. Në artikujt e tij ai ka ndjekur historinë e alfabeteve shqiptare, ka theksuar rëndësinë dhe domosdoshmërinë e një sistemi unik alfabetik dhe ka insistuar për alfabetin e Stambollit, të përpiluar nga Sami Frashëri.

Gazeta “Drita” ishte organi kryesor i shtypit të emigracionit shqiptar në Bullgari. Në atë kohë ajo u dallua mes botimeve të para periodike shqiptare, të cilat kanë theksuar nevojën për organizimin e një kongresi mbi çështjet e alfabetit. Gazeta “Drita” vuri si detyrë të parë, më të ngutshme dhe më të rëndësishme – që të mblidhen së bashku të gjithë ata, të cilët kanë punuar për zhvillimin dhe lëvrimin e gjuhës shqipe për të miratuar një alfabet të përgjithshëm. Ky i fundit duhej të përdorej nga të gjithë shkrimtarët dhe botuesit shqiptarë.

Nismën për thirrjen e kongresit e mori përsipër klubi shqiptar në Manastir – “Bashkimi”. Gjergj Qiriazi dhe Shahin Kolonja luajtën një rol kyç në organizimin e këtij klubi dhe të gjithë kongresit. Në Kongresin e Manastirit u mblodhën intelektualët më të mëdhenj shqiptarë të asaj kohe dhe përfaqësuesit më të shquar të lëvizjes nacional-çlirimtare shqiptare. Krah për krah me delegatët e mirëfilltë ose ata që e kishin të drejtën e votës në kongres u radhitën Shahin Kolonja dhe Thoma Avrami, gjithashtu përfaqësues i

© Foto: arkiv

Dhimitër Mole
emigracionit shqiptar në Bullgari. Ndërsa Dhimitër Mole nga kolonia shqiptare në Plovdiv dhe Adam Shkaba nga Sofja ishin delegatë pa të drejtë vote. Është për t’u përmendur se ndër të pranishmit shqiptarë, të cilët kishin ardhur nga Bullgaria, në kongres kishte dhe mjaft bullgarë.

Shahin Kolonja pati nderin të zgjidhet njëri nga 11 anëtarët e Komisionit të Alfabetit. Pas një pune intensive komisioni vendosi njëzëri që “për alfabet të përgjithshëm shqiptar pranohet Alfabeti i Stambollit dhe krahas tij, edhe një alfabet tjetër, krejt latin. Këto dy alfabete duhet të mësohen dhe të përdoren nga të gjithë shqiptaret”, thuhej në vendim.
Kongresi i Manastirit luajti një rol jashtëzakonisht të madh në njësimin e gjuhës shqipe. Mungesa e një alfabeti unik shqiptar ndihej fort deri në atë moment dhe e pengonte zhvillimin e lëvizjes nacional-çlirimtare. Edhe pse çështja e alfabetit ishte një problem sa kulturor e historik, aq edhe i ngutshëm politik, u kontribuua tepër në marrjen e vendimeve për krijimin e shtetit të pavarur shqiptar. Për nga thelbi i tij Kongresi i Manastirit ishte një mbledhje politike, ku u shqyrtuan dhe u zgjidhën çështje me rëndësi të përgjithshme kombëtare.

Shahin Kolonja mori pjesë aktive në këto diskutime. Në kongres ai doli me një program, në të cilin ishin shtruar idetë dhe kërkesat të një pjesë të caktuar të patriotëve shqiptarë. Programi, i cili duhej të paraqitej në Parlamentin turk, përmbante një varg kërkesash kulturore-iluministe, ekonomike e politike, më e rëndësishmja ndër të cilat ishte njohja e kombit shqiptar. Në programin e Shahin Kolonjës ishte e demaskuar ndërhyrja e Fuqive të Mëdha në punët e brendshme të Shqipërisë dhe njëkohësisht ishte bërë provë për kufizimin e ndikimit të tyre.

Në Kongresin e Manastirit Shahin Kolonja, udhëheqësi i denjë i kolonisë shqiptare në Bullgari, u dallua si njëri nga përfaqësuesit e shquar të rrymës revolucionaro-demokratike të lëvizjes kombëtare shqiptare.

Artikulli është përpiluar nga materialet arkivore
По публикацията работи: Bojka Sokollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Teodora Dimova

Biseda për të kaluarën komuniste po bëhet gjithnjë e më e domosdoshme për të mbrojtur fëmijët tanë

Bullgaria vazhdon të jetë i vetmi vend europian që nuk ka memorial për viktimat e regjimeve totalitare. Ky fakt i turpshëm, që shënoi statusin modern të shoqërisë sonë si një ulçerë e pashëruar prej kohësh, u kujtua edhe këtë vit më 1 qershor, kur qindra..

botuar më 24-07-17 7.30.PD
Universiteti i Sofjes

Mbi 300 studiues të Biblës mblidhen në një konferencë ndërkombëtare në Sofje

Universiteti i Sofjes "Shën Kliment Ohridski" do të mirëpresë mbi 300 dijetarë nga e gjithë bota në konferencën tradicionale ndërkombëtare të Shoqatës Evropiane për Studime Biblike. Forumi do të mbahet nga 15 deri më 18 korrik në Rektoratin e..

botuar më 24-07-14 9.40.PD

“Të ruajmë Ortodoksinë e Shenjtë - atë që na ka mbrojtur"

Më 29 qershor Kisha jonë kremton festën e Apostujve të Shenjtë të Parë Suprem Pjetri dhe Pali sipas Kalendarit Gregorian, d.m.th. sipas stilit të ri, ndërsa më 12 korrik bie festa e tyre sipas Kalendarit Julian ose stilit të vjetër. Shën Pjetri..

botuar më 24-07-12 6.55.PD