Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kombi bullgar është duke u plakur

Foto: BGNES
Njëri nga problemet kryesore të Bullgarisë është plakja e popullsisë. Të dhënat e statistikës kombëtare tregojnë se, në mes të shekullit të XXI-të një e treta e bullgarëve do të jetë në moshë pensioni. Po ashtu një sërë fushash do të kenë nevojë të madhe për t’u financuar, si p.sh., shëndetësia dhe kujdesi social. Qëndrueshmëria e sistemimit të pensionit gjithashtu do të përballet me sfida. Në tregun e punës do të ndihet mungesa e kuadrove.

Situata e tanishme demografiken Bullgari ka të bëjë me pakësimin e martesave, lindshmërinë e ulët, urbanizimin e shtuar, vdekshmërinë më të madhe dhe migrimin. Këta faktorë janë karakteristikë për vendet që ndodhen në kalim. Gjatë vitit 2050 çdo i treti bullgar do të jetë pensionist. Niveli mesatar i moshës së popullsisë është duke u rritur. Nëse më 1995 ky nivel ka qenë 40 vjeç, tani mosha mesatare është gati 43 vjeç. Shumica e të moshuarve banojnë fshatra dhe në qytetet e Bullgarisë Veriperëndimore dhe Qendrore. Më pak njerëz të moshuar banojnë në Sofje, Bllagoevgrad, Varna dhe Kërxhali. Ekspertët e statistikës kombëtare theksojnë se problemi nuk i takon vetëm Bullgarisë. Për sa i përket plakjes së popullsisë, ne renditemi me Austrinë, Belgjikën, Estonin, Letoninë, Portugalinë, Finlandën dhe Suedinë, ku përqindja e njerëzve mbi 65 vjeç është e lartë. Më pak pensionistë dhe më shumë njerëz në moshë të aftë për punë ka në Gjermani, Itali, Çeki dhe Slloveni.

Të dhënat tregojnë se në periudhën e dy regjistrimeve të fundit të popullsisë (2001, 2011) popullsia e Bullgarisë u pakësua me gjysmë milionë dhe tani numëron 7 mln e 360 mijë banorë. Sipas parashikimeve deri në vitin 2030, për shkak të faktorëve të ndryshëm, numri i bullgarëve do të ulet deri në 7 mln. Kjo tendencë negative ka të bëjë me tepër me faktin se fëmijët e lindur janë më pak se njerëzit e vdekur, se sa me migrimin jashtë vendit. Dekadat në vijim mundësitë për rritjen e lindshmërisë janë të kufizuara. Numri i pakësuar i femrave në moshë pjellori ndikon mbi riprodhimin e popullsisë në të ardhmen. Sipas të dhënave statistikore vetëm në periudhën nga 2015-ta dhe 2030 numri i femrave që lindin do të pakësohet me më se gjysmë milion. Vdekshmëria te fëmijët vazhdon të jetë e lartë. Kjo është tri herë më e lartë se në vendet e tjera të BE-së. Në Bullgari koeficientin më të madh të vdekshmërisë te fëmijët e përbëjnë grupet etnike të turqve dhe romëve.

Plakja e popullsisë është një arsyeje për nivelin e lartë të vdekshmërisë së përgjithshme dhe të asaj të parakohshme. Vdekshmëria e përgjithshme në Bullgari është më e lartë në rajonet ku banojnë më shumë njerëz të moshuar.

Migrimi jashtë vendit është njëri nga faktorët të cilët ndikojnë mbi proceset e plakjes së popullsisë. Emigrantët kryesisht janë të moshës së fertilitetit. Në periudhën e dy regjistrimeve të fundit të popullsisë (2001, 2011) 48 për qind e emigrantëve kanë qenë të moshës nga 20 deri në 39 vjeç. Qëllimi kryesor i cili qeveria bullgare i vuri vetes pasi ka miratuar analizën e aktualizuar të situatën demografike në vend është që të ngadalësohet tempi i plakjes dhe i pakësimit të popullsisë. Ideja është që të përmirësohen gjendja shëndetësore e bullgarëve, niveli arsimor dhe kualifikimi, si dhe aftësitë e tyre për t’u realizuar profesionalisht në vend.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Topllo Fest" 2024 - fluturojmë "Lartë në qiell" me qifta, muzikë dhe shumë argëtim!

Hapësira për art, kulturë dhe dialog "Topllocentralla" në Sofje po përgatitet për një mbyllje spektakolare të sezonit të saj të pestë me edicionin e pestë të festivalit emblematik "Topllo Fest". Nën moton "Lartë në qiell", qiftet shumëngjyrëshe..

botuar më 24-07-13 8.40.PD

Prof. Ljubomir Gavrillov: Në raundin e parë, francezët votojnë me zemër, dhe në të dytin - me mendjen e tyre

Parlamenti Evropian është në prag të krijimit të një familjeje të re politike të formuar nga e djathta ekstreme në një kohë kur e majta po i jep një goditje të papritur të djathtës në Francë. “ Në vend të parë është i ashtuquajturi “Fronti i..

botuar më 24-07-10 2.40.MD

Shkolla bullgare e së dielës në Edrene ka nevojë për më shumë klasa

Shkolla bullgare e së dielës në Edrene filloi aktivitetet e saj edukative në vitin 2017 me një kurs të gjuhës bullgare për fëmijë nga komuniteti i bashkatdhetarëve tanë. Dy vjet më vonë, me iniciativën e Konsullatës së Përgjithshme të Bullgarisë, ajo u..

botuar më 24-07-10 7.30.PD