Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sukseset e koreve bullgare gjatë vitit 2012

Formacioni “Te Deum Adoramus”
Foto: arkiv personal

Në fund të muajit tetor, në vendpushimin e vogël italian Riva Del Guarda u zhvillua edicioni i gjashtë i Festivalit ndërkombëtar të koreve dhe orkestrave. Bullgaria u paraqit nga Kori i dhomës “Polifonia” dhe nga një kor nga qyteti Trjavna. Çdo një formacion dha një koncert me vete. Më shumë hollësi na solli dirigjentja e korit “Polifonia” – Ljudmilla Gerova.

© Foto: arkiv

Kori “Polifonia”

“Ky ishte një vend parajse. Salla e koncertit na bëri përshtypje me akustikën e saj të shkëlqyeshme. Ndiheshim shumë mirë. Salla ishte plot e përplot njerëz, të cilët na duartrokitën. Dhamë një koncert të paharrueshëm. Në fakt ky ishte takimi ynë i dytë me drejtorin e festivalit Petër Laskovski. Takimi ynë i parë ishte në festivalin në Kroaci gjatë 2011-ës, organizuar nga kompania e njëjtë.”

© Foto: facebook.com

Kori “Lira e artë”

Kori i femrave “Lira e artë” nga qyteti i Tërgovishtes mori çmimin e tretë në Konkursin prestigjioz ndërkombëtar të koreve në Antalie të Turqisë. Edicioni i katërt i forumit u zhvillua nga 11 deri më 15 prill të vitit 2012. Pas hapjes së tij, kori bullgar mori ftesë për pjesëmarrje në një program televiziv turk. Kori mahniti publikun turk me interpretimet e tij të këngës bullgare “Është ulur Xhore” dhe të këngës turke “Zili de masha”.

© Foto: slaviansko-edinstvo.org

Kori i përzier “Uniteti Sllav”

Nga Konkursi i katërt ndërkombëtar i koreve Antalie 2012 u kthye me tri çmime kori i përzier “Uniteti Sllav” (Sllavjansko Edinstvo”) nga Gorna Orjahovica. Kori fitoi çmimin e dytë në kategorinë “kore të përziera” dhe një diplomë të Forumit ballkanik të koreve, kurse çmimi “dirigjent më i mirë” iu dorëzua dirigjentes së korit “Uniteti Sllav”, Donka Koprinkova. Pas çmimit kori mori ftesë për pjesëmarrje në një workshop për mjeshtëri vokale. Kori “Uniteti Sllav” mori pjesë në një ekspozitë fotografike-koncert me emrin “Kujtime nga pjesëmarrja në Konkursin ndërkombëtar të koreve Antalie – Turqi”. Kori mori Çmimin e madh të bashkisë së Razgradit, si dhe një diplomë për interpretimin më të mirë të veprës më të re bullgare të Lidhjes së kompozitorëve bullgarë.

© Foto: arkiv

Kori “Evmolpeja”

Një kor i ri magjepsi publikun në Festivalin e XVI-të ndërkombëtar “Zërat e botës” në Nansi të Francës. Ky është kori i Plovdivit “Evmolpeja”, i cili mori çmimin prestigjioz të korit, trofeun e kristaltë. Pasi u kthye në Bullgari kori dha një koncert në Festivalin muzikor ndërkombëtar “Javët muzikore të Sofjes”.

© Foto: angelmanolov.com

Kori “Angell Manollov”

Ndër koret më të njohura bullgare është Kori akademik “Angell Manollov”. Sivjet ai u kthye me një diplomë të argjendtë të Konkursit ndërkombëtar të koreve në krahinën Miltenberg të Gjermanisë. Në të pas një seleksionimi paraprak marrin pjesë vetëm gjashtë kore nga mbarë bota. Përveç këngëtarëve bullgarë, sivjet morën pjesë formacione nga Izraeli, Indonezia, Sllovenia, Estonia dhe Venezuela. Kori u themelua në vitin 1933 nga Angell Manollov, i cili ishte dirigjent i korit në vazhdim të 57 viteve. Në fillim ky ishte kor meshkujsh, më vonë u bë kor i përzier. Aktualisht dirigjente e tij është Darena Popova.

Formacioni i femrave “Te Deum Adoramus”, me dirigjente Teodora Dimitrova fitoi këtë vit katër çmime në Konkursin ndërkombëtar të koreve në qytetin Freamunde të Portugalisë. Sivjet kori shënoi përvjetorin e tij të 15-të. Më 22 prill formacioni dha një koncert festiv në aulën e Universitetit “Shën Klementi i Ohrit”.

Po të doni të dëgjoni interpretime të zgjedhura të koreve të lartpërmendura klikoni mbi ikonën AUDIO!

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Elena Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Millço Leviev

Koncert kushtuar muzikantit të madh bullgar Millço Leviev

Muzika e kompozitorit dhe pianist bullgar me famë botërore Millço Leviev do të tingëllojë sonte (më 28 tetor) në Sallën "Bëllgaria" në Sofje. Koncerti "Legjenda për Millço" i Ansamblit të Dhomës "Sofijski Solisti" nën drejtimin e Konstantin Dobrojkov..

botuar më 24-10-28 12.30.MD

"Qetë"

Roberto Nikollov, i njohur si Robi, është i palodhur – pasi prezantoi albumin e tij "Të dy" këtë pranverë, tani është gati me një koleksion të ri. Një nga këngët e tij të reja “Qetë” trajton një temë të rëndësishme sociale. Edhe këtu është e..

botuar më 24-10-25 12.40.MD

Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare hap sezonin e ri me një koncert atraktiv

Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR)   me dirigjent Antoni Donçev hap sezonin e ri krijues me një koncert më 24 tetor në Studion e Parë të Radios. Programi përfshin muzikë origjinale nga Dimitër Bodurov - pianist, kompozitor dhe producent..

botuar më 24-10-24 8.10.PD